Një piktore amerikane Barbara Hamel dhe një piktore shqiptare Dhimitra Cano në: “Një Ekspozitë e Miqësisë”

Amerika

Një piktore amerikane Barbara Hamel dhe një piktore shqiptare Dhimitra Cano në: “Një Ekspozitë e Miqësisë”

Nga: Beqir Sina, New York Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 20:46
“Një Ekspozitë e Miqësisë”

Konsullata e Përgjithshme e RK në New York në kuadër të aktiviteteve kulturore - 12-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, hapi një ekspozitë duke bërë së bashku dy piktore, një amerikanë Barbara Hammel dhe një shqiptare Dhimitra Cano në një ekspozitë me titull : "Një Ekspozitë e Miqësisë", mbrëmë në New York City. - të tregojë edhe një herë lidhjet e forta midis shqiptarëve dhe amerikanëve, tani në pikturat e dy piktorve.

Amb. Teuta Sahatqija e cila së bashku me stafin e saj (Albana Bylykbashi, Butrint Ymeri, Ines Demiri, Lulezim Krasniqi, dhe Dafina Shkreli,) të cilët janë dhe kurator të këtyre ekspozitave, gjashtë mujore në ambinetet e Konsullatës së Kosovës, në Nju Jork, dhe po bëjn një punë për t’u lavdëruar për promovimin e artit e kulturës shqiptare në diasporë, iu drejtua të pranishmëve Ambasadorëve dhe Diplomatëve të huaj akredituar në Kombet e Bashkuara, diplomatëve shqiptarë dhe kosovarë në NY, Komunitetit të artisteve Shqiptar dhe Amerikan, bashkatdhetarëve dhe dy piktoreve Barbara dhe Dhimitra, në një fjalim përshëndetës:

Sahatqija: Mirësevini në Ekspozitën e 4-të të Artit dhe Kulturës Shqiptare në kuadër të veprimtarive të Misionit të Kosovës në New York

Dy vjet më parë, saktësisht për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ne patëm Ekspozitën tonë të parë, tha ajo duke vazhduar se dy fotografë të njohur kosovarë Shkelzen Rexha dhe Arben Llapashtica ekspozuan fotot e tyre më të famshme nga peizazhi, jeta, arkitektura, kostumet e Kosovës.

Ekspozita, e tyre u shpreh ambasadorja bëri një ndikim të jashtëzakonshëm dhe u pritë shumë mirë, ndërkohë që edhe u vizitua shumë ashtu si dhe ekspozitat në vazhdim që ne hapëm tha Konsullja e Pergjitheshme e Republikes se Kosoves, Ambasadorja Sahatqija.

Image

“Kjo na bëri që t’i kthejmë muret e Konsullatës së Kosovës në New York në Galerinë e duhur të Arteve që do t'u japë një mundësi artistëve të ndryshëm të shfaqin punën e tyre dhe të shijojnë artin”.

Ajo spjegoj se pas dy mjetrve te fotografise nga Kosova, Shkelzenit dhe Arbenit, piktorja kosovare Teuta Ibriqaj ishte ajo qe na dhuroi kënaqësinë me Ekspozitën e saj "Roots Illyrian" me dizajn të veçantë grafik.

Mepastaj nje piktor i talentuar Nijazi Llonqari erdhi me piktora nga Kosova dhe Amerika dhe hapi ekspozitën e tij me titullin "Kosova dje dhe sot". Ekspozite kjoi qe ngjalli shume interes, mbasi ajo ishte pjesë e kohës më të vështirë që kosovarët kishin rënë nën regjimin e Millosheviçit, kur të qenit shqiptar në Kosovë ishte arsye e mjaftueshme për t’u poshtëruar, keqtrajtuar, dhunuar dhe perjashtuar nga e drejta per tu arsimuar, suspenduar nga shkolla dhe punët, me te vetmen arsye sepse ishin shqiptar. Si dhe solli pjese te natyres se Kosovës sot e cila është përplot me me ngjyra, liri, natyrë, lumturi.

“Te nderuar pjesmarres sot jemi shumë të gezuar për të hapur në Misionin e Kosoves ekspozitën e 4-të, ate me titullin shume domethenes "Një Ekspozitë e Miqësisë" te dy piktoreve nje amerikane mike shume e njohur e shqiptarve Barbara Hamel dhe nje piktore shqiptare Dhimitra Cano”.

Image

"An Exhibition of Friendship" tingellon shume bukur sepse ka dy piktorë të mrekullueshme dy zonja dy piktore nje amerikane e nje shqiptare. Bëhet fjalë për miqësi sepse njëra zonjë është piktore amerikane dhe tjetra është shqiptare”.

Ambasadorja Teuta Sahatqija, tha se bëhet fjalë për miqësi për shkak të lidhjes së fortë që ka Kosova me Shqipërinë dhe Amerikën : “Bëhet fjalë për miqësi sepse Kosova po merr frymë falas dhe po lulëzon në art, sport dhe ekonomi, njerezve te saj te mrekullueshem qe po na bejne krenar edhe ne arenen boterore”.

Piktorja amerikane Barbara Hamel e cila eshte edhe nje aktiviste mjaft e njohur ne komunitetin shqiptar se bashku me bashkeshortin e saj Edd Hamel, theksoje se kjo ekspozitë ka të bëjë me miqësinë e shqiptarve dhe amerikaneve ; “Mbasi ne festojmë 12 vjetorin të Pavarësisë së Republikës së Kosovës mes miqve, të rrethuar nga piktura të bukura që shpërthejnë në ngjyra të ndritshme duke adhuruar natyrën, duke na treguar rrugët e hapura dhe horizontet e pafund, duke vlerësuar jetën, dashurinë , ujëra të qetë, pamje të bukura që mund të pasqyrojnë vetëm një frymë të lirë të mbushur me dashuri dhe respekt” per te gjithe ne tha piktorja amerikane Barbara Hamel.

Image

Piktorja amerikane Barbara Hammel tha që ajo dhe burri i saj janë shumë të nderuar që festojnë me bashkësinë shqiptare të qytetit të New York 12 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ne mjediset e Konsullates se Përgjithshme e Republikës së Kosovës New York me ekspoziten e titulluar "Një Ekspozitë e Miqësisë", me një kolege Shqiptare Dhimitra Cano.

“Jam thellësisht i nderuar nga ftesa juaj për të ekspozuar artin tim në Konsullatën e Kosovës, veçanërisht në këtë rast të veçantë të 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Faleminderit!

Faleminderit shumë për ju Ambasadore, zevendes/Konsullen e Pergjithshme diplomaten Albana Bylykbashi që eshte kuratore e kesaj ekspozite, dhe gjithë Stafin e Konsullatës suaj për përpjekjet e tyre. Jam i nderuar të prezantoje punën time krijuese në këtë ekspozitë arti me Dhimitra Chano, një artiste kaq i talentuar dhe i realizuar dhe një person i mrekullueshëm.

Kjo ekspozitë arti "Një Ekspozitë e Miqësisë" ka të bëjë me Mbështetjen dhe Respektimin e Miqësisë në të dy nivelet e vendit - Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, dhe Kosova - dhe në nivelin personal. Arti na lidh të gjithëve dhe kjo është një pjesë e rëndësishme e diplomacisë kulturore.

Faleminderit të gjithëve për ardhjen. Faleminderit sidomos miqve që erdhen edhe nga larg këtu dhe burrit tim të mrekullueshëm Ed i cili është këtu sonte, dhe me ka ndihmuar shume.

Uroj të gjithëve një Ditën e madhe të Pavarësisë! Se Kesoves Ju Faleminderit!” tha Barbara Hamel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat