Mjek të suksesshëm në SHBA, japin këshilla të rëndësishme dhe profesionale për koronavirusin

Amerika

Mjek të suksesshëm në SHBA, japin këshilla të rëndësishme dhe profesionale për koronavirusin

Nga: Beqir Sina Më: 17 mars 2020 Në ora: 21:02
Motrat Detina dhe Argita Zalli
New York : Koronavirusi, tashmë thuhet se ka prekur pjesën më të madhe të botës. Mijëra viktima janë shënuar dhe akoma më shumë të infektuar. Covid-19 ka prekur simbas lajmeve më shumë 2/3 e globit, dhe harta Covid-19 ka prekur edhe Shqipërinë, Kosovën(shumë pak) dhe viset shqiptare në Ballkan, ku në Shqipëri, si vendi më i “ekspozuar” rajonit, deri tani të paktën janë regjistruar qindra të infektuar dhe ka pasur edhe 1 viktimë një të moshuar.
 
Qeveria e Shqipërisë, dhe Kosovës, dje, ka vendosur masa emergjente, duke vendosur nën karantinë vendet ku ka raste me koronavirus. Ndërsa, disa zona janë izoluar, në Shqipëri e Kosovë, trevat shqiptare në Maqedoni ( Dibra e Madhe është në “shtet rrethim”, kudo duket se ka frikë dhe panik , sidomos nga shpërndarja në disa raste të lajmeve dizinformusese(veçanërisht, rrjetet sociale por edhe televizioneve e gazetave online - për fat-keq nga Shqipëria), komentet eanalizat jo profesionale dhe të papërgjegjëshme, ka pasur në sytë e qytetarëve shqiptar.
 
Bota sot, përmblodhi disa këshilla profesionale dhe shumë të rëndësishme nga rrjeti shoqëror – media sociale Facebook, me dy mjeke të njohur shqiptare,
Motrat Detina dhe Argita Zalli njëkohësisht, doktore shkencash në SHBA, për të treguar për situatën me koronavirusin
 
Në këtë përmbëledhje janë informacione, dhe këshilla profesionale nga dy shekncatare shqiptare, të cilat mund të jenë shumë të vlefshme për të gjithë shqiptarë!
 
Ndaj lutemi shpërndajeni, te miqtë, të afermit, prindërit,, shokët, vëllai, motra, gjyshi, gjyshja të njihen me disa këshilla shumë të rëndësishme për të parandaluar infektimin nga koronavirusi! Nga
Motrat Detina dhe Argita Zalli të cilat rrugëtimin e tyre, të suksesit e arritën duke filluar si emigrantë të Shqipërisë, e duke përfunduar si doktore shkencash në SHBA –
 
Duket se dy motrat binjake, Detina dhe Argita Zalli vazhdojnë të na bëjnë krenarë me arritjet e tyre në fushën e shkencës. Së fundmi motrat i janë dedikuar punës për të zbuluar ilaçin e kancerit. Në një intervistë për mediat angleze, Detina dhe Argita kanë treguar se do të zhvendosen në Oxford - ku do të ndihmojnë doktorët për të gjetur ilaçin e kancerit.
 
Dy motrat Detina dhe Argita Zalli në vitin 1999 emigruan si shumica e shqiptarëve duke shkuar në Angli.
 
Meqenëse binjaket nga Patosi, sot kanë arritur majat e shkencës botërore dhe po ngrenë lart emrin e Shqipërisë, sa në Britani aq edhe në SHBA, së fundmi ato i janë dedikuar punës për të zbuluar më shumë rreth kancerit, por në këtë situate të rëndë me korona virusin Covid-19, si mjeke, si shkenctare i janë përkushtuar me të gjitha mënyrat ndihmës që mund të japin për shqiptarët, kudo janë .
 
 
 
 
 
 
SI MUND TE TRAJTOHET KORONAVIRUS? CFARE OPSIONESH KEMI?
 
1. Sic e dime nuk ka vaksine apo ilace antivirale.
2. Mund te përdoret nje metode e quajtur "serumi konvezent" . Cfare do te thote kjo?
3. Korrja e antitrupave për luftimin e virusit nga gjaku i pacientëve të infektuar më parë dhe qe jane sheruar (Johns Hopkins në Baltimore).
4. Metoda eshte perdorur me shume se një shekull:
• Gjatë epidemisë spanjolle të gripit të vitit 1918 ku transfuzioni i produkteve të gjakut të marra nga të mbijetuarit çoi në një rënie prej 50 përqind të vdekjeve midis pacientëve me sëmundje të rëndë.
• U perdor per semundjen e poliomielitit dhe fruthit dekada më parë, por qe ne 1950 me prodhimin e vaksinave dhe ilaçeve antivirale metoda nuk u perdor me.
 
PERSE KORONAVIRUS ESHTE KAQ NGJITES? (VERSION I THJESHT)
 
1. Për të infektuar qelizat, koronaviruset përdorin një proteinë e cila quhet ‘spike’.
2- Njerezit ne inde kane nje protein qe quhet "furin".
.
3. Proteina e virusit “spike” ndizet nga proteina “furin”.
4. Kjo është domethënëse sepse “furin” gjendet në shumë inde njerëzore, përfshirë mushkëritë, mëlçinë dhe zorrët e vogla, që do të thotë se virusi ka potencial të sulmojë organe të shumta.
5. Viruse te tjera nuk kane protein “spike” dhe nuk aktivizohen nga furin. Prandaj nuk jane kaq te rrezikshem.
Bazuar ne kerkimet shkencore deri tani (Walls et al. (2020); Li et al (2020); Jaimes et al. (2020); Coutard et al. (2020); Wrapp et al. (2020). PS: Shpresoje ta kuptoni.
 
 
 
 
 
 
"A TRANZMETOHET COVID-19 nepermjet ajrit?"
 
Po, edhe mundet: Por ne rastet e shumta tranzmetohet nepermje pikave te mukozes apo peshtymes.
Ekzistojnë dy mënyra që një koronavirus mund të transmetohet përmes ajrit:
1) Në formë pikash - koronavirusi bëhet ajër për disa sekonda pasi dikush teshtit ose kollitet. Mund të udhëtojë vetëm një distancë shume të shkurtër para se forcat e gravitetit ta vendosin poshte. Kështu që, kushdo që bie në kontakt me pikat që përmbajnë virusin (që bien mbi nja sipërfaqe) mund te infektohet.
2) Ne form aerosol - Virusi eshtë një gjendje fizike te ndryshme: Grimcat mbahen te pezulluara në ajër nga forcat fizike dhe kimike për nje kohe te caktuar, në varësi të faktorëve të tillë si nxehtësia dhe lagështia.
Nëse grimcat e virus (qe gjenden në pikat e mukusit ose pështymës), mund të pezullohen në ajër për më shumë se disa sekonda (siç ndodh me virusin e fruthit), atëherë kushdo që kalon nëpër atë "Re Patogjene" mund të infektohet.
Ka mundesi te larta qe KOVID-19 mund te kete kete aftesi.
3) Koronavirusi i ri mund të mbijetojë në sipërfaqe për disa orë deri ne disa dite. Por studimet kane treguar qe ne plastike mund te qendroje deri ne 3 dite. Kujdesni nga celularet.
 
Si te pastrohen celularet per te mos marre koronavirus?
• Perdorni disinfektues me 70% alkool
• Lereni alkoolin ne siperfaqe per 30 sekonda (por kontrolloni këshillat e prodhuesit të telefonit për t'u siguruar që nuk e prishni)
• Mos perdorni alkool te pastër (100%) sepse avullon shumë shpejt për këtë qëllim
 
 
Cili është rreziku për gratë shtatzëna te infektohen nga COVID-19? A është më e lehtë për gratë shtatzëne të sëmuren nga sëmundja? Nëse infektohen, a do të jenë më të sëmurë se njerëzit e tjerë? Albatrit Matoshi u pergjigja pyetje tuaj ketu.
1--Nuk e dimë nëse gratë shtatzëne kanë një shans më të madh të sëmuren nga COVID-19 sesa publiku i gjerë
2--Nuk e dime nqfse semundja e COVID-19 mund te jete me serioze tek ato
3--Gratë shtatzëne përjetojnë ndryshime në trupin e tyre që mund të rrisin rrezikun e tyre nga disa infeksione.
4--Me viruse nga e njëjta familje si COVID-19, dhe infeksione të tjera virale të frymëmarrjes, siç është gripi, gratë kanë pasur një rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje të rënda. Eshtë gjithmonë e rëndësishme që gratë shtatzëna të mbrohen nga sëmundjet.
 
PSE SAPUNI VRET VIRUSIN ME MIRE SE ALKOOLI
 
1- Sapuni përmban substanca të ngjashme me yndyrën e njohur si amfifilet.
2- Amfifilet kane struktura shumë të ngjashme me lipidet që ndodhen ne membranën e virusit.
3- Molekulat e sapunit “konkurrojnë” me lipidet në membranën e virusit.
4- (i) Sapuni heq “ngjitesin” qe gjendet midis virusit dhe lëkurës tone (ii) heq ngjitesin që mbane së bashku proteinat, lipidet dhe ARN-në qe perbejne virusin (iii) keshtuqe virusi ndahet dhe vdes.
ALKOOLI
1- Vret viruset në një mënyrë të ngjashme.
POR....
2- Duhet te perdorni sasi me te madhe sesa sapuni dhe...
3- Nuk i dihet nqfse i keni ferkuar mire duart qe alkooli te thithet nga e gjithe lekura.
 
KORONAVIRUS: PSE ESHTE KAQ E VESHTIRE TE ZHVILLOSH TRAJTIME?
 
1- Një ilaç antiviral duhet të sulmoje pjesën specifike të ciklit jetësor të një virusi që është i nevojshëm për të riprodhuar.
2- Duhet të vrasë një virus pa vrarë qelizën njerëzore.
3- Viruset janë shumë adaptive.
4- Riprodhohen shume shpejt dhe kanë shumë mundësi të mutojnë (ndryshojnë informacionin e tyre gjenetik) ne çdo gjeneratë të re, duke zhvilluar rezistencë ndaj çfarëdo barnash ose vaksinash.
 
 
 
MUND TE KESH KORONAVIRUS (COVID-19) 2 HERE?
 
1- KORONAVIRUS TE NGJITET ME SHUME PARA DHE GJATE JAVES SE PARE TE SIMPTOMAVE
2- VIRUSI NUK PRODHOHET ME KUR TRUPI FILLON TE SULMOJE VIRUSIN ME ANTITRUPA
3- MOS NDANI BANJON ME DIKE TE INFEKTUAR!
Sa kohe mund te qendroje koronavirus ne siperfaqe?
1- Nuk eshte e sigurt se sa kohe
2- Studimet sugjerojne mund te qendrojne ne disa ore deri ne disa dite
3- Varet nga lloji i siperfaqes; temperatures; lageshtise: Banjot jane mjedis mikprites. Koronaviruset e meparshem mund te qendrojne ne siperfaqe te ftohta me lageshti deri ne 9 dite.
4- Temperaturat me te larta ka te ngjare ta degradojne ate - por jo domosdosshemerisht
5- MOS NDANI BANJON me dike qe eshte infektuar
 
 
 
1- Nuk dihet saktësisht
2- Shumica e njerëzve ka të ngjarë të zhvillojnë imunitet afatshkurtër ndaj koronavirusit specifik që shkakton COVID-19.
3- Sidoqoftë njerezit mund te infektohen dhe anetare te tjeter te koronavirus. (Kemi shume anetare te koronavirus jo vetem COVID-19).
4- Ose mundesia tjeter eshte qe COVID-19 mund te ndryshojë materialin gjenetiken (mutacion) dhe sistemi imunitar mendon se është një infeksion që nuk e ka parë kurrë më parë.
 
KORONAVIRUS - POHET QE:
 
1- ESHTE 15 HERE ME I RREZIKSHEM SE GRIPI
2-
Shumë individë që infektohen me koronavirus nuk do të pësojnë asgjë më keq sesa simptomat e gripit sezonal, por profili i përgjithshëm i sëmundjes, përfshirë shkallën e vdekshmërisë së tij, duket më serioze. Nqfse vlerësimet e tanishme tregojne afërsisht 3.63% fatalitet (por ne Itali 6.2% te pacietave te infektuar kane nderruar jete ( deri tani -631 te vdekur nga 10,149 te infektuar - por numri mund te rritet), kjo do te thote qe COVID-19 eshte rreth 15 herë më vdekjeprurëse sesa gripi sezonal.
PERSE ITALIA KA SHUME VDEKJE (6.2% TE PACIENTEVE QE INFEKTOHEN)?
 
Thuhet qe:
 
1- Italia ka popullsinë më të vjetër në Evropë (23% të banorëve jane 65 vjeç ose më të vjetër, sipas The New York Times).
2- Mosha mesatare në Itali është 47.3 (sipas Times).
3- Me te shuntet e pacienteve qe kane vdekur kane qene midis moshes 80 dhe 90 vjec (një popullatë e njohur të jetë më e ndjeshme ndaj komplikimeve të rënda nga COVID-19, (sipas Local).
2- TE MOSHUARIT DHE PERSONAT ME IMUNITET TE VOGEL PREKEN ME SHUME SESA TE TJERET
Shumica e njerëzve që nuk janë të moshuar dhe nuk kane probleme shëndetësore nuk do të sëmuren rëndë nga COVID-19. Por sëmundja ka shans më të lartë për të çuar në simptoma të rënda të frymëmarrjes ne krahasim me gripin sezonal; dhe ka edhe grupe të tjera në rrezik. Për shembull, mjeket janë më të prekshëm sepse ka të ngjarë të kenë ekspozim më të lartë ndaj virusit apo personat me probleme shendetesore dhe imunitet te dobet.
3- TE INFEKTOHESH DUHET TE JESH ME NJE PERSON TE INFEKTUAR PER 10 MIN (POR MUND TE INFEKTOHESH EDHE NGA SIPERFAQET E NDOTURA)
Disa udhëzime spitalore përcaktojnë ekspozimin nga virusi kur njerezit qendrojne afersisht 2 metra larg nga një personi të infektuar që teshtit ose kollitet për 10 minuta ose më gjatë. Sidoqoftë, është e mundur që të infektoheni me ndërveprime më të shkurtra apo edhe me marrjen e virusit nga sipërfaqet e ndotura, megjithëse mendohet se kjo është një rrugë më pak e zakonshme e transmetimit.
4- VAKSINA DO TE JETE GATI BRENDA 1 VITI
Vaksina eshte duke u bere dhe disa ekipe tani jane duke e testuar kete në eksperimentet e kafshëve. Sidoqoftë, provat shtesë që kërkohen përpara se të dali një vaksinë tregtare janë ende te shumta- sepse duhet te sigurohemi qe nuk ka efektet anësore. Besohet se vaksina do te dali brenda 1 viti.
5- MASKA NGA KORONAVIRUS TE MBRON DERI DIKU POR NUK DO TE THOTE QE PO VENDOSE MASKE NUK DO TE INFEKTOHESH
Studimet kane treguar qe njerezit qe mbajne maske kane nje mbrojte te pesefishte ne krahasim me njerezit qe nuk e mbajne. Gjithesesi, kjo nuk do te thote qe po te mbash maske nuk do te infektohesh nga virusi. Virusi mund te tranzmetohet nepermjet sy-ve. Ne fakt, grimcat e vogla virale, të njohura si aerosole, mund të depërtojnë në maska.
 
6- SI TE MBROHESH NGA KORONAVIRUS
 
1. Lani shpesh duart me sapun dhe ujë - bëjeni këtë për të paktën 20 sekonda
2. Lani gjithmonë duart kur ktheheni në shtëpi ose në punë; përdorni xhel sanitues dore nëse nuk ka sapun dhe ujë në punë
3. Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë (shami) ose mëngë (jo duar) kur kolliteni
4. Vendosni shamite e përdorura menjëherë në kosh dhe lani duart më pas
5. Përpiquni të shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që nuk janë të mirë
6. Mos prekni sytë, hundën ose gojën nëse duart tuaja nuk janë të pastra
 
 
PS: Gjithesesi duhet edhe theksuar se asnje gje nuk dihet me siguri. Ka dhe disa shkencetare te tjere qe thone te kunderten bazuar ne faktin qe nqfse ajri te ishte nje nga menyrat e tranzmetimit numri i infeksioneve te personave do te ishte shume me i larte. Megjithate disa studime me te fundit kane treguar te kunderten. Qe virusi mund te qendroje ne ajer deri ne 3 ore.
 
 
 
Disa fakte te tjera per koronavirus:
1- Mund te jetoje ne siperfaqe deri ne 3 dite dhe ne ajer deri ne 3 ore
2- Mund te jete ngjites deri ne 37 dite (8 dite me e pakta; 37 me e shumta) - bazuar ne studimet e pacienteve ne Kine
3- Simptomat: Kolle, Ethe, Gulcim
4- Pacientet qe vuajne nga semundje te tjera si per shembull semundja e Kancerit (dhe qe bejne kimoterapi) jane shume ne rrezik per shkak te imunitetit te dobet. KUJDESNI!
 
 
 
PERSE ITALIA KA SHUME RASTE VDEKJESH DHE KOREA NUK KA?
 
1- SHKALLA E TESTIMIT
• Kine: Shkalla e testimit - e lartë (3,692 teste për milion njerëz që nga 8 Marsi); vdekshmëria (0.6% te infektuareve).
Itali- Shkalla e testimit me e ulet- (826 njerëz testohen për milion) dhe vdekshmëria eshte 10 herë më e lartë).
Si shpeton jete testimi?
• Parandalon infeksionin tek njerezit e tjere, jo duke diagnostikuar pacient me COVID-19 më heret.
MOSHA E POPULLSISE
Italia
Image
Motrat Detina dhe Argita Zalli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat