Amerikanët do marrin deri 2,400 dollarë ndihma për të përballuar izolimin nga Coronavirusi

Amerika

Amerikanët do marrin deri 2,400 dollarë ndihma për të përballuar izolimin nga Coronavirusi

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:45
Foto Ilustrim

Deri sa Kongresi amerikan ka miratuar Projektligjin prej 2 trilionë dollarësh për të stimuluar ekonominë, tashmë disa qytetarë mund të presin çeqe nga qeveria, për t’i ndihmuar ata të përballen me izolimin që buron nga kriza e Coronavirusit.

Këto pagesa pritet të jenë 1,200 dollarë për individë, 2,400 dollarë për ata që janë martuar dhe paraqesin bashkërisht taksat mbi të ardhurat dhe 500 dollarë për fëmijët.

Por amerikanët duhet të plotësojnë disa kritere në mënyrë që të kenë të drejtë të përfitojnë paratë, bazuar në të ardhurat e tyre bruto në deklaratat tuaja të fundit të taksave.

Nëse dikush fitonn më shumë se 75 mijë dollarë në vit si individë, 112,500 dollarë si kryefamiljarë ose 150 mijë dollarë nëse është i martuar dhe i paraqet të ardhurat bashkërisht në çift, shuma që shteti i akordon fillon të zvogëlohet me 5 dollarë për çdo 100 dollarë që tejkalohen këto pragje.

Kriza e Coronavirusit, udhëheqësit në SHBA nënshkruajnë shumën prej 2 trilionë dollarësh për të shpëtuar ekonominëFaza përfundon plotësisht në 99 mijë dollarë të ardhura për individët, 146,500 dollarë për kryefamiljarë me një fëmijë dhe 198 mijë dollarë si çift pa fëmijë.

Nga ana tjetër, përfitojnë edhe personat që nuk kanë të ardhura ose nëse mbështeten vetëm në programe të asistencës së qeverisë, si përfitimet shtesë të sigurimeve shoqërore, si burim i të ardhuravs për të jetuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat