Koronavirusi COVID-19. - Krajanët në New York, në aksion për të ndihmuar vendlindjen

Amerika

Koronavirusi COVID-19. - Krajanët në New York, në aksion për të ndihmuar vendlindjen

Nga: Beqir SINA New York Më: 26 mars 2020 Në ora: 21:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

STATEN ISLAND NY : Shoqata “Kraja” në New York, e prokupuar me situatën e krijuar edhe në vendlindjen e tyre në Krajë, janë hedhur në një aksion për grumbullimin e ndihmave për bashkëvendasit e tyre në Krajë. 

Kjo shoqatë në një njoftim të sajin në faqen zyrtare ka publikuar me moton “ Të bashkuar do të tejkaljomë çdo sfidë” ku me këtë rast ka edhe një thirrje për të gjithë krjajanët në diasporë,:"që të ju gjinden sa më afër vendlindjes së tyre me çdo lloj ndihme që mund të japin ata, pikërisht në këtë situate që po kalon e gjithë bota me koronavirusin e ri COVID-19".

Kështu të paktën shkruan Shoqata “Kraja” në New York, kur thotë :

“Me rastin e pandemisë COVID-19 Shoqata Kraja dhe dega e sajë ne vendlindje ka filluar aksionin e shpëperndarjes se produkteve ushqimore për familjet në nevojë.

Poashtu Shoqata Kraja do të mbulojë finaciarisht shpenzimet e grupit të grave “Kranjanja” të cilat ne mënyrë vullnetare po qepin maska mbrojtse dhe po i shpërndajn falas ne ambulantën e Ostrosit edhe banorve të Krajës.

Ju falëmnderit për kontributin e perkrahjen dhe ju dëshirojmë shendet të mirë gjatë këtyre ditve të vështira dhe Të bashkuar do të tejkaljomë çdo sfidë.- Shoqata Kraja – New York”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat