Coronavirusi : Ja si po ndihmohen familjet shqiptare në New York

Amerika

Coronavirusi : Ja si po ndihmohen familjet shqiptare në New York

Nga: Beqir Sina Më: 5 prill 2020 Në ora: 06:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Imami shqiptar, Dr. Tahir Kukaj, imami i Departamentit te Policisë së Qytetit Nju Jork, në ndihmë të familjeve shqiptare në nevojë në Staten Island...

STATEN ISLAND NYC : Në këto kohë krize nga pandemia Coronavirus COVID - 19, jo vetëm SHBA, Nju Jorku, por edhe bota po përjeton një moment tejet të vështirë dhe të paprecedentë. Ndërkohë, që ndihmat dhe aktet e mirësisë dhe bamirësisë – pra ato humanitare, në mbarë globin po i kthejnë optimizmin mes njerëzve, pikerisht atyre që tashmë duhet të përballen me realitetin e ri – ndihmat ushqimore per familjet në nevojë që janë kudo.

Rasti i Imamit shqiptar, Dr. Tahir Kukaj, imami i Departamentit te Policisë së Qytetit Nju Jork, ne zonen e Tri-Shteshit, ka ardhur këto ditë deri në në ndihmë të familjeve shqiptare në nevojë në ishullin Staten Island, New York, rast i cili nuk është i pari dhe as i vetmi.

Mbasi, nuk është rasti i vetëm , për ndihmat e ketyre diteve krize mbas asaj qe nisi dy jave me pare me dy humanist, te cilet janë babë e bir Durim e Burim Zhuta Kryetari I Qendres Kulturore Shqiptaro Amerikane ne Riverdale NJ. Por, edhe ato të veprimtarit Zekri Meta se bashku me Burim Zhuta dhe ato të filantropistit Alban Gaba në Nju Xhersi.

Të cilët thuhet se kan gati dy javë që nuk reshtin duke shperndar ndihma ushqimore, pakot me ndihma një ditë në një stacion policie, ditën tjetër në një spital, tjetrën te Qendra e zjarrfikësve, dhe ditën tjetër përsëri në spitalin tjetër, apo stacionin tjetër të policies, duke shpërndarë maska, mjete të domosdoshme dezifektuese dhe ushqime e të gjitha këto i bëjnë me mjetet e tyre financiare.

Në ishullin njujrokez Staten Island – NYC, ku jeton i izoluar si shkak i respektimit të masave që ka marrë bashkia, nje komunitet shqiptar me rreth 30 mije vete, Imami shqiptar Dr. Tahir Kukaj, , Qendra Kulturore Islamike Shqiptare në Staten Island, ka dite qe ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore me ndihma për familjet më të rrezikuar nga Covid-19.

Imami shqiptar Dr. Tahir Kukaj, pavarësisht angazhimeve të tija të shumta me komunitetin fetar, ku ai shërben, Qendra Kulturore Islamike Shqiptare në Staten Island në predikimin e fesë, dhe lutjet, tani është i dedikuar I gjithi edhe me ndihmat për komunitetin në këto ditë të vështira me Coronavirusin Covid 19, dhe me shërbimin e tij si Chaplain i policisë së Nju Jorkut, lidershipi i saj si imami i Departamentit te Policisë së Qytetit Nju Jork.

Ai ka ditë që së bashku me veprimtar dhe biznesmen të komunitetit, është duke ndihmuar me ushqime dhe sende të tjera ndryshme ushqimore, derguar ato dhe shpërndar edhe në stacionet e policisë, disa qendra mjekësore si dhe disa familje, përfshirë këtu edhe rastet me familjet nga komuniteti shqiptar .

Sot, pikërisht ai me të marrë një telefonat nga një familje shqiptare në nevojë në Staten Island, jo më shumë se 15 minuta ju gjend para shtëpisë së saj për t’a ndihmuar me pakot e ndihmave ushqimore të përgatitura për ndihmat e Coronavirusit Covid – 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat