Amerika dhe ditët e izolimit - Bota Sot
Amerika dhe ditët e izolimit

Amerika

Amerika dhe ditët e izolimit

Nga: Skënder Karaçica Më: 5 prill 2020 Në ora: 11:40
Skënder Karaçica

Çikago sot ka një heshtje kur mbyllen përdet në tatrin e jetës...Krejt heshtje,lajmet na kthejnë në planet se çfarë po ndodhë...?Vështirë,po thonë,endej detit dhe kendej detit...Virusi Covid-19 është bërë ,,bomba atomike,,e kohës.Mos na raftë me harrua,thonë në Drenicë.

Koha e izolimit është terapia që duhen mbajtur me kujdes.Kështu thonë bota e mjekësisë në tërë planetin,kur 7.8 miliardë njerëz janë shqetësuar për të sotmën dhe të nesërmen tonë...Planeti,thonë shkencëtarët,nuk duron më përtej vijave të përmasës se,deri ku mund të shkoj përmasa e orëve të globalizimit për luhatjen e drejtpeshimit.

A e kemi helmuar tokën,thotë Bill Gejt në një intërvistë në mjetët e informimit në Amerikë?

Shfletoj shkrimtarin Borhes dhe me delë përpara syve planeti i trazuar dhe njerëzimi...Çdo gjë gjëndet në bibliotekë,thotë Borhes dhe,sipas tij,njeriu nuk duhet të dalë nga biblioteka...!

Librat dhe dija e ruajnë mos të shëmbet planeti ynë...!

*

Kosova kendej detit...

Lajmet nuk janë të mira,e shihni se si në kohën e pandemisë Covid 19 tërë politika është ngritur në këmbë.Dhe,tutje,nis ora e hasmërive të skajshme krejt kjo për pushtet dhe më pak për
popullin,që ka mbetur duke pritur kur do të hapet përdja e teatrit pa spektatorët...Flasin,komentojnë,si thonë kush po zgjohet më herët .Madje,i doli punë edhe Andi Bushati nga Tirana që të thotë disa fjalë ,,vlerësime,,nga bulevardi në Tiranë për gjendjen aktuale në Kosovë.Unë,mbase dhe ju në Prishtinë nuk kuptuan asgjë çfarë tha Andi Bushati(sic!).

Edhe në një shkrim timin pata thënë se,në studio të TV-së në Prishtinë dhe Tiranë,po parakalojnë të njejtit njerëz (analistë politikë),që në të shumtën e herave po ua huqin pa e goditur me rrafshe të dijes aktualitetin politik në Kosovë...!

Ku na mbeti,kur e kur,bota akademik dhe shkencore(universitare)që nuk i thirrë asnjë producentë të TV-së që të thonë diçka më shumë  dhe me peshë se sa Bushtatët e ditëve tona...!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat