Humanist i madh, atdhetari i shquar i qeshtjes kombetare Rexhe Xhakli

Amerika

Humanist i madh, atdhetari i shquar i qeshtjes kombetare Rexhe Xhakli

Nga: Shaqir Gashi Më: 7 prill 2020 Në ora: 21:14
Shaqir Gashi

Me dhimbje te thelle morem lajmin per vdekjen e humanistit te madh, atdhetarit te shquar te qeshtjes kombetare Rexhe Xhakli.

Me Rexhe Xhaklin na bashkojne kujtime te shumta per afro gjysem shekulli. Si i perndjekur nga regjimi i Jugosllavise, ishte nder shqiptaret e pare qe pas luftes se dyte boterore largohet nga Kosova per ne Amerike. Rexhe Xhakli si humanist i shquar ka dhene ndihme te jashtezakonshme per te gjithe shqiptaret qe imigruan ne Amerike pas tij, ndihmen dhe perkrahjen e tij e kisha edhe une ne vitet 70-ta. Ishte iniciator per formimin e Lobit Shqiptaro-Amerikan, kontributin e te cilit tashme e dine te gjithe.

Ne vitet 90-ta Rexhe Xhakli ishte kordinuesi kryesor per realizimin e vizites historike ne Shqiperi te delegacionit Amerikan nga Washingtoni: Tom Lantos dhe Joseph Dioguardi. Kujtimet me Rexhe Xhaklin nuk kane fund, bashke ishim edhe ne varrimin e Enver Hadrit ne Belgjike. Ishte nder kontribuesit e pare dhe me te mdhenje per luften e UÇK-se ne Kosove.  

Rexhe Xhakli duhet te merret shembull nga gjeneratat e reja per punen e tij, atdhedashurine, humanizmin dhe energjine e pashterrshme qe kishte per qeshtjen kombetare shqiptare. 

Qofte i paharruar kujtimi per mikun tim te madh Rexhe Xhakli. Ngushellime familjes Xhakli dhe te gjithe miqeve te tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat