Rritje e frikshme e vdekjeve në Nju Jork, që nga fillimi i shpërthimit të epidemisë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona - Bota Sot
Rritje e frikshme e vdekjeve në Nju Jork, që nga fillimi i shpërthimit të epidemisë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona

Amerika

Rritje e frikshme e vdekjeve në Nju Jork, që nga fillimi i shpërthimit të epidemisë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona

Më: 15 prill 2020 Në ora: 13:53
Foto Ilustrim

Numri i viktimave të coronavirusit në Nju Jork, epiqendrën e pandemisë së COVID-19 në SHBA, ka shkuar në mbi 10 mijë, pasi që autoritetet e shëndetësisë në bilancin e numrit të përgjithshëm të vdekurve i kanë shkuar edhe 3.700 tjerë.

Është një rritje shqetësuese e vdekjeve në Nju Jork, duke tejkaluar kështu bilancin e përgjithshëm të vdekurve në SHBA për 17 për qind, raporton New York Times.

Në rrugët e zbrazëta të qytetit më të madh kalojnë vetëm  veturat e ndihmës së shpejtë dhe të policisë, që vazhdimisht ndezin sirenat që paralajmërojnë se dikush mund të jetë sjell me urgjencë në ndonjë spital.

Autoritetet e shëndetësisë në Nju Jork kanë vërejtur edhe një fakt shqetësues: epidemia sipas gjitha gjasave në mënyrë indirekte ka ndikuar që numri i vdekjeve të rritet edhe tek personat që mund të mos jenë infektuar me COVID-19.

Në Nju Jork kanë vdekur më shumë se 3 mijë persona gjatë periudhës 11 mars – 13 prill, përqindje kjo shumë me lartë sesa që ka mundur të ndodh në periudhën e njëjtë të një viti të “zakonshëm”.

Edhe pse këto vdekje në mënyrë eksplicite nuk kanë qenë të lidhura me virusin, ata kanë mundur të mos ndodhin po të mos ishte shfaqur epidemia, për shkak të cilës sistemi shëndetësor është i mbingarkuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat