Me rastin e ndarjes nga jeta të atdhetarit Nua Palokës Camaj

Amerika

Me rastin e ndarjes nga jeta të atdhetarit Nua Palokës Camaj

Nga: Ejllo Berishaj Më: 25 gusht 2020 Në ora: 16:50
Nua Paloka Camaj

Me datën 22.08.2020 pushoi së rrahuri zemra e fortë Shqiptare e atdhetarit të devotshëm  Nua Palokës Camaj, nipit të shtëpisë tone e djalit të Nua Palokë Ujk Gjeloshit, të vëllaznisë Camaj. Edhe pse, pa nënë mbeti si foshnje, kur kishte vetëm tre muaj, prehrin dhe dashurinë e saj e gjeti te dajat të cilët edhe e rriten. Si shumë të rinjë, të asaj kohe, edhe Nou mori rrugën e gyrbetit. Së pari për në Francë e pastaj në SH.B.A, në qytetin e Njujorkut. Shtëpia e Tij, me familje të ngushtë, bashkëshorten Prënen, djemtë Gjovalinin dhe Rrokun e vajzën Rozën, u bë fole strehimi për çdo Shqiptar që e kishte nevojën e tillë. Këtë fat e pata edhe unë në dhjetorin e vitit 1984, kur mora rrugën e mërgimit për në SHBA, e atjenë atë kohë, nuk kisha as prind, as vëllezer e as motra, por të gjithë këta i gjeta në shtëpinë e nipit Nua Palokës dhe familjes së Tij. Në kuptimin e plotë të fjalës më priten, pranuan, strehuan dhe rrespektuan sikur edhe fëmijët vetë.

Aty, si i ri, gjeta shtëpinë, prindërit, gjeta gjuhën Shqipe, Flamurin Shqiptar dhe identitetin kombëtar. Aty dhe me Nua Palokën njoha eliten Shqiptare. Ishte present dhe aktiv në çdo takim dhe demonstratë, si në NY ashtu edhe në Vashington. Ishte dhe mbeti Shqiptar i divotshëm, i pastërt si biluri, besnik, bujar dhe mikëpritës . Nuk urrente askënd, por donten kombin mbi të gjitha. I jam falenderuas për udhëzimet që më dha dhe rrugën që më trasoi. Kishim së bashku edhe plane të tjera por sëmundja hileqare e rrëmbei , pa na e thënë lamtumirën e fundit, as familjesë e as ne nga dajat. Kësaj here shkoi pa u përshendet me ne që mbetëm në këtë botë përkohësisht dhe kaloi në shtëpinë e përjetshme, ku do të prehet i lirë me bashkëshorten Prënën dhe djalin e tezës, që e kishte si vëlla, Gjergj Markun Kalaj, duke vazhduar jetën e pasosur të asaj bote. Të falemnderit për të gjitha mirësit Tuaja dhe rrespektin që kishim nga Ju, ne dajat. Pushofsh në paqe e lehtë të qoftë toka e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Juve dhe gjithë neve që gjindemi këtu, na pranoi dhe na bëri të barabart me popujt tjerë të botës demokratike. Do ma falësh, por për here të parë po e them se nga Ju u munduan të më ndajnë duke më kushtëzuar edhe me dhënjen e pasaportës për të udhëtuar në një rast tragjik të dajave Karrika Juaj në shtëpinë Tuaj apo të dajave, ajo e kafenesë apo restorantit ku uleshim së

bashku, do të mbesin të zbrasta. Mungesa Juaj do të krijoi zbrasti edhe në zemrat tona dhe vendin Tuaj nuk nuk besoj se do të mund ta zavendsoi dikush tjetër. Ju premtoj se sa të rrehi zemra ime edhe Ju do të jetoni me ne. I përjetshëm qoftë kujtimi në fjalët e ëmbla dhe buzëqeshjet Tuaja.

Jam më se i sigurtë se aferisinë dhe dashurinë familjare që kisha me Ju do ta vazhdojmë me Gjovalinin, Rrokun, Rozën, Lekën e Gjonin.

*Djali i dajës, Ejllo Berishaj i ish kryetar i Shoqatës Malësia e Madhe në New York.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat