Reportazh: Udhëtim nëpër Amerikë – Alaska : “E ardhmja në Veri” – “North to the Future”

Amerika

Reportazh: Udhëtim nëpër Amerikë – Alaska : “E ardhmja në Veri” – “North to the Future”

Nga: Beqir Sina Më: 26 gusht 2020 Në ora: 17:28
Beqir Sina

ANCHORAGE - ALASKA : Diaspora shqiptare, e shpërndarë në të katër anët e botës, për më shumë se 130 vjet, ka pasur një qendër të rëndësishme dhe mjaft të kërkuar, emigracionin në Amerikë. Ku përjashtim nuk duket se bënë dhe me Artikun – Alaskën, pika më fundore e botës, ku sot dhe qytetet e fundit të Amerikës, kufi me Siberinë – Rusinë, vendbanimet e Alaskës, kanë nga 5 deri në 50 familje shqiptare. Familje, këto të cilat i gjenë të jetojnë në grupe të vogla – mbledhur në kryeqytetin e Alaskës, Janau, por ka edhe disa familje në gjithë Alaskën, deri në qytetet më të largta ku shkohet vetëm me aeroplan, qytete të vogla në kufi-ndarjen e Amerikës dhe me Rusin-Siberinë.

Në ato qytete si tregojnë shqiptarët e Alaskës, janë 5 deri në 50 familje shqiptare, që punojnë në administratë, nxjerrjen e naftës, minierat e arit, peshkim, hekurudhat, polici, pilotë, dhe taksist.

Ata janë vendosur dekadat e fundit me grupe të vogla deri në qytetet ku nuk ka më tokë amerikane , qytetet e fundit të kontinetit Amerika e Veriut, si : Nome, Gembell, Bethel, Barrow, Fairbanks.

Ndërkohë, “kryeqendra” e shqiptarëve të Alaskës – është bërë qyteti më i madhë në vend, qyteti me 300 mijë banorë, Anchorage, i cili jo zyrtarisht, mësuam gjatë kësaj vizite se ka rreth 1200 - 1300 shqiptar.

Ata janë një grup i madh shqiptarësh, që ende nuk janë të organizuar si komunitet, dhe çdo gjë ia lënë organizimeve spontane të festave tona kombëtare, apo eventeve fetare e familjare.

Këta shqiptar të pa organizuar për sa i përket jetës komunitare jetojnë në qytetin më të madh të Alaskës – Anchorage, aty ku duket se ata kanë gjetur “Amerikën” dhe po jetojnë atë që quhet këtu “Alaska Dream- Ëndrra e Alaskës” .

Por, që ju mungon jashtëzakonisht Shqipëria, dhe vend-lindja e tyre, nga që edhe dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova, ose liderit tanë nga vendlindja e tyre, as që e “dinë” dhe as që ju bie “ndermend” se ka Shqiptar edhe në Alaska.

Një shqiptar nga Anchorage, tha se ka afro 30 vjet në Alaska, dhe nuk mban mend t’i ketë vizituar ndonjëher , ndonjë politikan ose qeveritar nga dy shtetet tona, zyrtarisht, “as që bëhet fjalë” tha ai, duke permendur me emra vetëm disa gazetar nga New York, (gazeta Illyria dhe Televizioni Cultura Shqiptare) si dhe RTSH, para tre vjetve.

Megjithatë, ata thonë se jetojnë mirë, dhe kështu u shfaqen para kamerës tonë mjaft të kënaqur, mbasi siç thonë këta shqiptar, që jetojnë prej vitesh kanë siguruar të ardhura, të mira dhe bëjnë një jetë të rehatshme, megjithse kaq shumë larg vendlindjes së tyre.

Ajo që më emocionoi , dhe tregonte se edhe në Alaska, ka shqiptar, më ra në sy gjatë vizitës tre-javore, qysh në ditën e parë , kontaktin e parë timin me mjedisin në qytetin Anchorage, teksa veshtroja përpara një hoteli, ku u vendosa, “statujën” e Ariut të Bardhë të Alaskës.

Skulptura e një Ariu polar, “dekorohej” me shënimin e përshëndetjeve të mirë se ardhjes, e cila ishte e përkthyer në më shumë se 50 gjuhëve të botës , përfshirë edhe gjuhën shqipe me përshëndetjen «Mirë se vjen» në këmbën e djathtë të skulturës, së Ariut.

 

Në faqen e tyre në internet ata kanë edhe Shoqatën Shqiptaro-Amerikane të Alaskës, “Golden Eagle”

Ku thonë se misioni i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Alaskës është të frymëzojë dhe fuqizojë të rinjtë shqiptarë të ndjekin potencialin e tyre dhe të arrijnë sukses përmes vlerave kulturore shqiptare. Përpjekjet tona janë përqendruar në fushat e kulturës, bamirësisë, gatishmërisë arsimore dhe zhvillimit të udhëheqjes.

Shoqata Shqiptaro-Amerikane është një nga organizatat më të reja në Alaska, duke ndihmuar familjet shqiptaro-amerikane që të bëhen kontribues produktivë në shoqëri.

Me vizionin dhe udhëheqjen tonë, mbështetjen e themeluesve, vullnetarëve tanë dhe kontribuesve tanë financiarë, Shoqata Shqiptaro-Amerikane dëshiron të krijojë një vetëdije kulturore dhe të ruajë trashëgiminë tonë. Ne jemi duke zhvilluar një fillim të një historie të gjatë të arritjeve të mahnitshme në Alaska dhe ne po ndërtojmë atë trashëgimi.

Në Shoqatën Shqiptaro-Amerikane, ne po përpiqemi të ndihmojmë secilin shqiptar duke punuar së bashku për të arritur potencialin e tyre të plotë dhe qëllimet e jetës së tij të suksesit, shkruan në Facebook Shoqata Shqiptaro-Amerikane të Alaskës – Golden Eagel.

Vizita nisi me dy ndër shqiptarët e “parë”, që kan shkuar në Alaskë, me Ilir Halilin nga Gostivari, i cili është vendosur aty në vitin 1975, dhe Nijazi Musliu nga Kosova, i cili është vendosur aty në vitin 1978.

Halili, tregon se shkak për emigrimin e tij në Alaskë, është bërë kushëriri i tij.

“Kisha një kushëririn tim i cili kishte ardhur 3 muaj para meje, pasi bisedova dhe më tha që nuk ishte e vështirë të gjeje punë dhe vendosa të shkoj”:

A gjetët shqiptar kur erdhët këtu?

Ilir Halili -Ishin 7 shqiptar në atë kohë.

Kur kishin ardhur ata dhe nga ishin?

Ishin nga Struga, Kërçova edhe kushëriri im nga Gostivari.

Më çfarë merreshin?

Në atë kohë disa punon me taksi disa në restorante.

Po ti me çfarë pune je marrë fillimisht ?

Si të gjithë të tjerët kam bërë të gjitha punët. Kam larë pjata, kam punuar si kamarier më pas kam filluar punë si taksist për një periudhë të gjatë.

Cila punë ka qenë më e mira për ty?

Të gjitha punëve mund të jua shikosh hajrin nëse i ruan paratë. Taksist kam punuar për rreth 30 vite.

Si ka qenë integrimi i shqiptarëve në jetën e Alaskës?

Nuk kemi shumë shqiptarë që kanë punuar në punë shteti, gjithmonë kanë punuar privat. Ka që kanë punuar në kompanitë e naftës.

Nga cila krahinë ka më shumë shqiptar këtu në Alaskë?

Kërçova, është ajo që ka më shumë.

Gjuhën si keni arritur ta ruani?

Ilir Halili: Gjithmonë, u kemi folur shqip në shtëpi.

“Erdha, hë sot, hë nesër! Dhe, kam 45 vjet në Alaska!”, thotë Nijazi Musliu

Nijaziu, ose si i thërrasin këtu Jessy(Xhesi), është Shqiptari, që ka shoqëruar pothuajse çdo gazetar dhe visitor të interesuar për të ditur për shqiptarët e Alaskës , dhe ai që më shoqërojë edhe mua megjithse koha ishte e papërshtatshme nga masat e marra nga kooronavirusi Covid-19, për të lëvizur shumë.

 

Ish gazetari i gazetës Rilindja në Prishtinë, dhe RTP, Nijazi Musliu, nisi të tregojë se kur erdha në Aalska, erdha si çdo i ri, i asaj kohe, më shumë për aventur nga librat që kisha lexuar për Alaskën,(James A.Michener, Jack London,dhe Mark Tawin), par,: “Erdha “ me flokë të gjata dhe mendje të shkurtër’’- duke menduar hë se po iki sot dhe hë se po iki nesër, por ikën 45 vjet edhe unë jamë përsëri në Alaska – në Achorage”.

Ai tregon se ka përcjellur për afro gjysmë shekulli imazhin e shqiptarëve të Alaskës përmes intervistave dhe tregimin e historive të këtyre shqiptarve.

Ndërkohë në intervistën tonë, Jessy – (Xhesi), tha se së bashku me familjen jeton në Anchorage, dhe ka një biznes të suksesshëm, shitjen e makinave të reja dhe të përdorura, si dhe riparimin e tyre.

 

Kur erdhi në Amerikë,më 1978, mendoi se do të kthehej shpejt, shprehet ai.

“Pata ardhur për studime, por me atë shprehejn tone si shqiptar, sot e me nesër, “po rri dhe pak”, “ja të kalojë dhe kjo Verë”, “ja dhe ky Dimër”, kaluan vite dhe unë mbeta në Anchorage. Ku krijova edhe familjen.

Fëmijët, e mi flasin bukur shqip, dhe dinë shumë për Kosovën, dhe Shqipërinë. Verës, tha ai i dërgoi përherë në Kosovë, për t’i lidhur edhe më shumë me familjen dhe shqiptarët.

Njaziut, që njihej tek të gjithë shqiptarët, mjafton një telefonat e tij, dhe çdo shqiptar ishte aty ku thërriste ai. Mbasi, për shumë vjet, ai është organizatori ose ai që i bëri bashkë shqiptarët në Alaskë, në çdo festë kombëtare: “Me perjashtim të dy-tre viteve të fundit, që nuk kemi festuar si komunitet( arsyet nuk do t’i shpjegojë, se përse?!” çdo vjet kemi festuar 28 Nëntorin”, tha ai ndërsa shtoi :“ Bile, arritëm deri aty sa në një fest u bëmë rreth 500, shqiptar, bashkë dhe kishim mysafirë edhe kongresist, dhe zyrtar të lart local, ndersa per here te pare dhe Televizioni qendror i Anchorage, e mbulojë festën tonë,”.

Shqiptarët e Alaskës, megjithse komunitet i vogël, por janë me kontribut të madh në luftën e Kosovës. Kontributi që kan dhënë shqiptarët e Alaskës, gjatë mbledhjes së ndihmave për luftën në Kosovë është i jashtëzakonshëm, tregonë Jessy.

“Kur u mblodhën ndihmat në restorantin e Bruno Selimajt në Manhattan, unë së bashku me Bruno Caken, nga Dallasi, shkuam në New York, për t’u bërë edhe ne pjesë e fushatës për mbledhjen e ndihmave të luftës për liri.

“Ndihmën tonë e kan përmendë, edhe shtypi amerikan, Gazeta “Daily News”, “The Washington Post”, pa përmendur gazetat dhe televizionet në Alaska. Mbasi, shumë ngarkesa me armë drejt Kosovës, janë nisë prej Alaske. Edhe, snajperët më të fundit me kantioner prej këndej u nisën” tha ai.

Njaziu, duke folur rreth atyre ndihmave të asaj kohe, tha se ndihma Shqiptarëve të Alaskës u shkoi deri në Beograd. Aqsa si e kanë ata propogandën e tyre, shkruajtën në njërën nga gazetat më të njohura “Politika” e Beogradit, se Shqiptarët e Alaskës, kanë një fabrikë armësh dhe ata po na e marrin Kosovën prej duarsh! Natyrisht, kjo nuk ishte e vërtetë, thotë Njaziu, sepse fabrikë s’kishim ishte një lajm i ekzagjeruar, por e vërteta është se shumë armë janë nisë nga Alaska.

Ai tregonë se, amerikanja Stacy Sullivan, krahas shqiptarëve të tjerë, në dokumentarin e saj dhe në artikullin e botuar në The Washington Post, flet ndër të tjera se Kentoniret me armë të rënda, që u nisën me Cargo Aircraft, nga shqiptarët e Alaskës, edhe permendi aty edhe emrin e Jesse Musliu, që kishte udhëtuar 12 orë me avion nga Alaska, për në Zvicër e Tiranë, për të kontribuar për dërgimin e Kentoniereve të lirisë së Kosovës.

Dhe, kështu, tregon Nijazi Musliu, “Ishte komuniteti i shqiptarëve në Alaskë, ai që jo vetëm mblodhi 500 mijë dollar, për luftën për liri, por edhe komuniteti që nisi më shumë armatime drejt Kosovës, përfshi dhe prodhimet më të fundit të snajperëve, dhe anti tankeve”.

Shqiptarët e Alaskës, sipas Njazi Musliut, edhe pse nuk përbëjnë komunitet të madh numerik krahasuar me komunitetet e tjerë, pavarësisht se statistikat tash tregojnë për rritje të numrit, “ duhet të jenë në të gjithë Alaskën rreth 1300, apo më shumë shqiptar, të cilët janë të integruar plotësisht”, tha ai.

Kongresmenët dhe senatorët e Alaskës, zytarët e lart local, sa here kan fushata zgjedhore, me grupet e tyre lobiste nxitojnë të kenë takime për përkrahjen edhe nga komuniteti shqiptar, mbasi pavarësisht numrit, kontributi i ynë si komunitet ka qenë i rëndësishëm”, thotë, me krenari Njaziu, duke permendur takime edhe me ish-kandidaten per zv/president Sara Paulin.

Ai shton se shqiptarët e Alaskës, sot kanë lidhje e miqësi jo vetëm me senatorë e Kongresmenë të këtij shteti, por shumë të tjerë, që janë me zë e me peshë në politikën Amerikane dhe botërore.

Mirëpo, duke qenë larg pjesës tjetër të diasporës shqiptare në Amerikë, komunitetit të Alaskës, largësia ia ka shtuar vëllazërimin dhe bashkëpunimin mes vetes, por edhe me komunitetet e tjera për rreth Alaskës:

“Ku mund të veçojë, tha ai disa her kam shkuar me shokët e mi nga Alaska në Dallas, duke marrë pjesë në festat tona kombëtare, atje, siç është ajo e Ditës së Flamurit, 28 Nëntori, apo edhe 17 Shkurti, Festa e Pavarësisë së Kosovës”.

Ai tregon se si u bashkuan shqiptarët me 28 Nëntor në festmin e ditës së pavarësisë së Shqipërisë, më 1980: “ Festa u bë në një lokal me pronar gjerman. Ai kur e pa komunitetin shqiptar aq të bashkuar, aq entuziast, aq dinamik, nuk i shkëputi lidhjet më me shqiptarët. Edhe, sot në atë ndertesë që u mbajt festa qëndron e gdhendur një shqiponjë e Flamurit Shqiptar, në shenjë vlerësimi. Këtë shqiponjë gjermano-amerikanit, ia porositi një artist drugdhendës prej Shkodre”.

Njaziu, ndjehet krenar që është shqiptar dhe mburret me cilësitë e shqiptarëve.

Ai, tregon një rast kur u duhej dikush të përgatiste, grupin e vallëtarve dhe gjetën një amerikan, që kishte studiuar folklorin shqiptar, duke thënë se është habitë me mjeshtërinë e amerikanit, i cili përgatiti grupin të këndonte e vallëzonte shqip, nga që nuk kishim vet ndonjë muzikolog.

Njaziu, si shumë shqiptarë të tjerë, fëmijët e tij i ka të shkolluar, në Universitete prestigjoze, por thotë me mburrje se këtu në Alaska, familjet dhe fëmijët e shqiptarëve, janë të gjithë të dhënë pas shkollimit të lart.

“Vetëm në Universitetin në Anchorage, më ka treguar vajza ime, tha ai se kanë qenë më shumë se 100 studentë shqiptar. Dhe, po t’i shohësh se si i stolisin makinat e tyre me Flamuj shqiptar, dhe vënë muzik shqiptare prej nga vijnë! Të kënaqet zemra. Bile ndonjë prej tyre, është i lindur këtu, dhe mund të mos e dijë shqipen, mire, por të gjithë janë krenar e ndjehen shqiptarë dhe e manifestojnë kudo publikisht”.

Një tjetër shqiptar në Alaska, që takuam ishte edhe Skënder Mustafa nga Kolonja

Skënderi, babai të cilit ishte arratisur nga Shqipëria në kohën e rregjimit komunist, shpjegon se ai ka shkuar në vitin 1992 në Amerikë, dhe ishte vendosur në fillim në New York, dhe Kenektiket, dhe pas disa muajsh është zhvendosur në qytetin Bethell - Alaskë, ku edhe kishte pasur babain e tij, i cili ishte larguar drejt SHBA-ve në vitin 1972.

Skënderi, tregon sesi mendja e shqiptarit është të bëjë atë që se bëjnë dotë të tjerët, dhe sesi shqiptar vendosi të sfidonte natyrën e Alaskës.

Ai, thotë në këtë intervistë se e ndërtoi shtëpinë e tij, mbasi bleu një tokë të djerrë, moçalishte vullkanore, duke e ndërtuar që nga themelet një shtëpi e parë që strukturën e kishte me gurë e tulla, në qytetin Bethell.

Për të ndërtuar shtëpinë, si tregon Skenderi, shpenzoi 30 mijë dollar vetëm për të sjell me anije Gurë, Dhe, Tulla, dhe krijojë bazamentin që e ngriti vendin e shtëpisë. Shtëpi e tij është e veçantë, ngaqë i gjithë qyteti është i ndërtuar mbi një siperfaqe balte(llave) vullkanike - moçal, me shtëpi që kanë si themel vetem shtylla betoni dhe hekuri, ose të vjetrat kan qenë mbi shtylla druri si nëpër filma.

Më pas tregon ai sesi, pasi përfundojë shtëpinë, nisi nga zbukurimi i ambjetit të jashtëm, për kopshtin dhe gjelberimin, deri sa solli pemë frutore, pisha e bredha, e bimë të tjera decorative(lule sesonale të kësaj zone), duke i marrë ato edhe nga zona të tjera, dhe i mbolli në kopshtin e tij.

“Ato mbinë, të gjitha dhe u rritën, simbas ciklit të tyre natyror, dhe krijuan habi tek vendasit, sa që ata përfshirë edhe vendasit u çuditën, dhe pyesinin

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat