Nju Jork: U zhvillua Ceremonia e Çmimiit Tom Lantos Human Rights Award

Amerika

Nju Jork: U zhvillua Ceremonia e Çmimiit Tom Lantos Human Rights Award

Nga: Beqir SINA, New York Më: 2 shtator 2020 Në ora: 15:52
Ceremonia e Çmimiit Tom Lantos Human Rights Award

"...... Sa herë që burrat dhe gratë janë të përndjekur për shkak të racës, fesë apo pikëpamjeve politike, dihet se vendit të tyre i duhet në atë moment -. Ata bëhen sot qendër e universit " , tha marrësi i çmimit"Tom Lantos Human Rights Award" Profesor Elie Wiesel

NEW YORK CITY: - Elie Wiesel, i mbijetuar i Holokaustit, novelist, profesor, dhe lider i të drejtave të njeriut, i u dha Çmimi të "Drejtat e Njeriut - Shpërblimi Lantosh", në Shkollën e Re - Tishmann Auditorium në Manhattan, të mërkurën.

Professor Elie Wisel është fitues i Çmimit Nobel për Paqe dhe Medaljen Presidenciale të Lirisë, dhe Medaljen Artë të Kongresit, i cili ka pranuar dje edhe një çmim tjetër prestigjoz për të Drejtat të Njeriut Çmimin Tom Lantos nga Fondacioni më të njëtin emër. Një çmim ky që është caktuar për t'ju dhënë çdo vit, dhe që mendohet se është për të ngritur vetëdijen njerëzore, për të drejtat e njeriut dhe individët të guximshëm, të cilët, janë të angazhuar për të luftuar për drejtësi në të gjithë botën.

Image

Professor Elie Wisel gjatë kësaj ceremonie, qëndroi disa minuta duke folur me ish-kongresistin Joe DioGuardi, ish - kandidatin e Partisë Konservatore dhe Republikane për në Senatin e SHBA, dhe Presidentin e lobit të parë Shqiptarë në SHBA, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, i shoqëruar nga anëtari i bordit dhe veprimtari i komunitetit Zef Bala, në ceremoninë e çmimeve të mërkurën.

Ata të dy së bashku me ish kongresmenin Ben Gillman, miq të vjetër në Washington, folën gjatë për të drejtat e njeriut në ish Jugosllavi, mbasi që të tre, janë ata të cilët kanë ngritur qysh në fillim prej kur filloj shpërbërja e Jugosllavisë zërin e tyre, fuqishëm për shkeljen e të drejtave në ish- Jugosllavi, së bashku me kongresmenin Tom Latosh, Gillman e të tjerë. Çka e vuri në pah gjatë fjalës së tij dhe Guvernatori i New Mexicos Bill Richardson, gjatë prezantimit të Çmimit Lantosh të Drejtave të Njeriut, për Professor Elie Weisel

Image

E bija e Toma Lantosh, Katrina Lantos Swett pritii mysafirët e nderit dhe udhëhoqi këtë program në ceremoninë e mërkurë në Tishman Auditorium - Shkolla e Re - Nju Jork.

Çmimi, i paraqitur nga Fondacioni Lantosh, shërben për të përkujtuar në jetën e kongresistit Tom Lantos (1928-2008), i cili ishte nga të vetmit të mbijetuar i Holokaustit, që kanë shërbyer në Kongres. Vitin e kaluar, çmimin e parë paraqitur nga Fondacioni Lantosh, iu dha udhëheqësit shpirtëror të Tibetit Dalai Lama.

Në fjalimin e tij në ceremoninë e dhënies së Çmimit Fondacioni Lantosh, Professor Wiesel kujtoi përvojën e tij në një kamp përqendrimi nazist."Ne ishin aq të vetëm dhe askush nuk kujdesej,për ne " tha ai.

Gjatë fjalës së tij Wiesel - vazhdoi të bëjë vërejtje në bashkëpunimin në mes presidenteve amerikan gjatë viteve të dikaturës komuniste, të cilët, tha ai "nuk treguan vëmëndjen e duhur për të mbrojtur popujt që sunduan nën regjimit komuniste në Europën Juglindore, ndërsa lavdëroi Kongresmenin Lantos në avokimin e të drejtave të njeriut dhe që i inkurajoi të gjithë individët të ngrisen për drejtësi dhe të flasin për të shtypurit, dhe viktimat e komunizmit, edhe sot".

"Ne nuk flasim për historitë tona. Ne flasim për histori të tjerëve ". tha fituesi i Çmimit Nobel për Paqe professor Wiesel " Ne nuk flasim për atë që ne na dhemb. Ne flasim për atë që të dhemb, ne dhe të tjerëve. Ajo është që të flasim për viktimat, t'u flasim brezave tanë, fëmijëve tanë dhe 'të tjerëve "që e bën historinë e njeriut të tillë dhe kaq të dhimbëshme, për ne të gjithë që kaluam atë vuajtje," tha Wiesel.

Professor Elie Wisel fitues i Çmimit Nobel për Paqe dhe Medaljen Presidenciale të Lirisë, dhe Medaljen Artë të Kongresit, duke pranuar dje edhe një çmim tjetër prestigjoz për të Drejtat të Njeriut Çmimin Tom Lantos nga Fondacioni më të njëtin emër, me një zë të fortë, foli dje duke permendur edhe disa nga citatet e tija historike.

Ai tha se: "Jeta i takon njeriut, por kuptimi i jetës është që kalon përtej tij." "Mos harroni, kjo nuk është dituri, por dëshirë e zjarrtë për njohuri - që e bën për një njeri të plotë, e të përkryer." "Kurrë nuk duhet heshtur, sa herë që qeniet njerëzore të durojnë vuajtje dhe poshtërimin e kundërshtarve të tij për politik, racë fe e tjera." ~ "Paqja është dhuratë jonë për njëri-tjetrin." "Muzika nuk zëvendëson fjalët, ajo i jep ton me fjalët tona" kujtojë professor Elie Wiesel, ndërsa u duartrokit gjatë nga disa qindra studentët dhe auditoriumi që kishte mbushur përplotë sallën.

Lindur në një familje hebreje në Rumani, Wiesel u dëbua në Auschwitz me prindërit e tij dhe vëllezërit e motrat në moshën 15 vjeç. Pas luftës së Dytë Botërore ai i erdhi në SHBA vetëm me motrat e tij të madhen Beatrice dhe Hilda si të mbijetuar.

Profeor Wiesel, solli në këtë ceremoni kujtime në përvojën e kampit të përqendrimit, të cilat, i ka hedhur edhe në librin e tij të famëshëm me titull "Nata". Libër ky që është përkthyer në 30 gjuhë(përfshirë gjuhën shqipe) dhe është konsideruar një nga pjesët më të mira të letërsisë Holokaustit. Pas librit "Nata", Professor Wiesel ka botuar me dhjetra libra dhe ese dhe ka shërbyer si një dijetar duke vizituar në një numër institucionesh të njohura për të drejtat e njeriut anemban botës.

Romancieri i njohur u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1986.

Wiesel ka vazhduar të jetë një drejtues aktiv publike për grupet që vuajnë nga shtypja diktaturave komuniste gjatë dekadave. Ai personalisht u takua me presidentin e atëhershëm Bill Klinton për të diskutuar e gjenocidit në Kosovë në vitin 1993 dhe themeloi Elie Wiesel Fondacionin për njerëzimin, me qëllim për të "luftuar indiferencën, intolerancës" nëpërmjet programeve për të rinjtë.

"Elie Wiesel mishëron frymën e çmimit të drejtat e njeriut Tom Lantos, dhe unë jam i nderuar për të dhuruar këtë çmim i cili njehë atë dhe kontributin e tij për çështjen e të drejtave të njeriut nëpër botë," tha New Mexico Guvernator Bill Richardson i cili paraqiti çmimin për Wiesel në ceremoni dhe ia vendosi atij në gjoks.

"Ai është dëshmi e gjallë dhe zëri i fuqishëm, zëri elokuente e një njeriu mund të ndihmojë për ta bërë botën një botë më tolerante dhe vetëm një vend e të gjithëve pavarësisht racës, besimit fetar, apo bindjve politike," tha Bill Richardson.

Elie Wiesel marrësi i çmiimit Fondacioni Lantosh, thuhet në dekleratën e Fondacionit Lantosh është miku ynë i shquar, i cili ka pranuar çmime të shumta për aktivitetet letrare dhe te drejtave te njeriut duke përfshirë Çmimin Nobel për Paqe, me Medaljen Presidenciale të Lirisë, dhe të Artë të Kongresit Medaljen. Menjëherë pas marrjes së çmimit Nobel ai krijojë Fondacionin Wisel - për njerëzimin për të luftuar indiferencën, intolerancës, dhe padrejtësit anembanë botës. Professor Wiesel është autor i më shumë se pesëdhjetë librave, duke përfshirë edhe Nata e cila ka qenë që përkthyer në tridhjetë gjuhë duke përfshirë gjuhën shqipe. Që nga viti 1976 Dr Wisel ka qenë me Mellon Andrew, Professor i Shkencave Humane në Universitetin e Bostonit. Ai ishte Kryetar dhe Themelues i Këshillit përkujtimor i Holokaustit në SHBA.

Ish Kongresmeni Tom Lantos

Ish - Bashkë-themelues i Komitetit të Drejtave të Njeriut të Kongresit dhe kryetar i Komitetit të Kongresit për çështje të jashtme, Tom do të kujtohet gjatë për bindjet e tij të thellë morale dhe angazhimin e tij të thellë për të drejtat e njeriut. Gjatë jetës së tij, ai ndihmoi duke frymëzuar individët të shumt rreth e qark Botës. Shumë më tepër do të ndihen efektet e punës së tij për vitet që vijnë.

Çmimi Lantosh për të Drejtat e Njeriut

Çmimi për të Drejtat e Njeriut Tom Lantos jepet çdo vit për të ngritur vetëdijen për të drejtat e njeriut dhe individët të guximshëm të cilët janë të angazhuar për të luftuar për drejtësi në të gjithë botën

Misioni i Fondacionit Lantosh për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësi

Qëllimi ynë, thotë ky fonadacion është të forcojë rolin e të drejtave të njeriut në politikën e jashtme dhe të Amerikës dhe të jetë zëri jetik pët të gjithë ata që luftojnë për vlerat më të rëndësishme të vendit tonë të mirësjelljes, dinjitet, liri, drejtësi dhe në çdo cep të botës.

Elie Weisel, letrari që fitoi Nobelin për paqe dhe Çmimin i të Drejtat e Njeriut - Shpërblimi Lantosh, në Shkollën e Re - Tishmann Auditorium në Manhattan, të mërkurën.

Eli Vizel (Elie Wiesel), hebreu që fitoi çmimin Nobel për paqe me historinë e jetës së tij të përshkruar në librin e tij të famshëm “Natë”, (1958), mbushi sot (30 shtator), 80 vjeç.

Ai e përshkruan veten në këtë mënyrë: “Unë vendosa t’ia dedikoj jetën time tregimit sepse ndjej se duke mbijetuar, i detyrohem diçka vdekjes… dhe të gjithë të tjerëve që nuk i mbajnë mend tradhëtitë që kanë pësuar.”

Ai e bëri jetën e tij një mision për të treguar dhe ritreguar historinë e Holokaustit dhe për të folur kundër atyre që vijojnë të kryejnë krime kundër njerëzimit sot. Më 1986, atij iu dha çmimi Nobel për Paqen. Gjithashtu si sot në vitin 1946, përfundoi gjyqi i Nurembergut. Njëzet e dy udhëheqës të Gjermanisë Naziste u dënuan për krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore. Njëmbëdhjetë prej tyre u dënuan me vdekje ndërsa të tjerët me burgime të gjata.

“Për shkak se mbaj mend, dëshpërohem. Për shkak se mbaj mend, kam për detyrë të rrefuzoj dëshpërimin”.

Romani i tij “Natë” është përkthyer në shqip nga Edvin Shvarc dhe është botuar në kolanën “Nobelistët” të shtëpisë botuese ABC.

Ai ka shkruar edhe shumë romane të tjera si: “Një lypës në Jeruzalem”, (1968), “Testamenti”, (1980), “Gjykatësit”, 202). Ai është bërë qytetar amerikan në vitin 1963 dhe ka dhënë leksione në Universitetin e Bostonit. Pasi familja iu copëtua gjatë Holokaustit, ai nuk i pa më kurrë të ëmën dhe motrën e vogël. Vetëm pas lufte mësoi se dy motrat më të mëdha, patën mbijetuar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat