Kryeministri Hoti në Uashington, u takua me drejtuesit e lart të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Amerika

Kryeministri Hoti në Uashington, u takua me drejtuesit e lart të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Nga: B.S Më: 3 shtator 2020 Në ora: 00:16
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë qëndrimit në Uahington, është takuar me presidentin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Nazar Mehmeti, dhe sekretarin e përgjithshëm, Ismet Smajli,

Hoti, nëpërmjet një postimi në Facebook. ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes bizneseve të diasporës dhe për mundësitë e investimeve të tyre në Kosovë.

“Programi i rimëkëmbjes ekonomike do të ofrojë mundësi më të mira investimi, por njëkohësisht do të ndihmojë dhe ofrojë siguri për sektorin privat“,ka shkruar ai.

Hoti ka njoftuar se në takim është arritur pajtim që në muajin shtator do të mbahet një takim përgatitor për një konferencë ndërkombëtare të bizneseve të shqiptarëve në diasporë.

Postimi i plotë i kryeministrit Hoti:

Nder i veçantë ta takojmë Presidentin e rrjetit të bizneseve të diasporës shqiptare, z. Nazar Mehmeti dhe Sekretarin z. Ismet Smajli, ku diskutuam për thellim të bashkëpunimit në mes të bizneseve të diasporës dhe mundësive të investimit në Kosovë.

Programi i rimëkëmbjes ekonomike do të ofrojë mundësi më të mira investimi, por njëkohësisht do të ndihmojë dhe ofrojë siguri për sektorin privat.

U dakorduam që në Shtator të mbajmë takimin përgatitor dhe shpejt të organizojmë konferencën ndërkombëtare me të gjitha bizneset e diasporës shqiptare anë e mbanë botës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat