Partitë politike (shqiptare) në Mal të Zi mos të sillen si karagjozë

Amerika

Partitë politike (shqiptare) në Mal të Zi mos të sillen si karagjozë

Nga: Skënder Karaçica Më: 3 shtator 2020 Në ora: 19:10
Skënder Karaçica

Përkundër insitimit të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, që partitë politike (shqiptare) në Mal të Zi në këto zgjedhje parlamentare të shkojnë bashkë, kjo nuk bëri punë dhe si thuhet ata u bënë pikë e pesë në fushatën zgjedhore...!

Çfarë fituan shqiptarët në Mal të Zi...? Tashti ka ndryshuar skena politike,partia e Milo Gjukanoviq për këto 30 vjet të regjimit e mbaroi ,,luftën politike,, dhe do të shkoi në pushim (opozitë), çështja shqiptare do të jetë në një gjendje as në tokë e as në qiell, ndonëse pozita e bashkuar dhe qeveribërja nga krahu serbo-rusi do të ketë shumë kokëdhimbje në të ardhmen shqiptare në këto hapësira të brishta me një demokraci më shumë fjalë se sa veprimtari e prekshme...(!).

Më skandaloze ishte një paraqitje e Dritan Abazi(viq),i cili në vend të shpalos programin e tij politik e kombëtar për shqiptarët,ai u nis me yryshet e tij ballkanqe,duke ia bërë me sy regjimit të ardhshëm qeveritar malazez në Podgoricë të Malit të Zi,që,nëpër historinë e grabitjes së tokave shqiptare dhe të bakshishsit nga ana e ,,Babës Mbret,, nga Stambolli në vitin 1912 Ulqinin Shqiptar ia dorëzoi Malit të Zi(sic!).

Dritan Abazi(viq) nisi të ngatërrojë politikën aktuale në Mal të Zi dhe shqiptarët të vendosur sipas ligjeve kushtetuese në rendin e tretë (sic!) me historinë kombëtare me dofarë orë e ,,historië shkencore,, (sic!) të sajuara në qarqet e akademive serbe dhe malezeze në shekullin e kaluar dhe sot para tipareve të demokracisë buelevardeske  në Beograd dhe Podgoricë, që Kryeheroin e Kombit Shqiptar Gjergj Kastrioti e gjuajti matanë bulevardit politik për hirë të asaj që, ky farë djali (shqiptar) nga Ulqini paskësh me ,,rregullua çështjen shqiptare,,, në Mal të Zi(!).

Kështu jemi ne, për hirë të regjimit aktual malazez (D)ritan (A)bazi(viq)e harroi vetvetën, Ulqinin dhe shqiptarët...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat