Popull shqipëtar duhet ta mbrojmë veten, shtresat politike, të të dyja shtetëve jo që nuk premtojnë por edhe veprojn kundër interesave dhe kultures kombëtare

Amerika

Popull shqipëtar duhet ta mbrojmë veten, shtresat politike, të të dyja shtetëve jo që nuk premtojnë por edhe veprojn kundër interesave dhe kultures kombëtare

Nga: Luz Tomaj Më: 8 shtator 2020 Në ora: 08:07
Luz Tomaj

Profesori, akademiku, veprimtari edhe shoku im, Esad Stavileci gjatë tër karieres veproi dhe spjegoi se si bëhet, si mbahet shteti. I bëheshin dhe përgjigjej në shum pyetje të ndryshme. Iu kishte parashtruar edhe pyetja se çfarë kanë të përbashkët Shqipria e Kosova? Ishte përgjegjë:

Të përbashkët kanë paaftësin - në Shqipëri për ta mbajtur shtetin, në Kosovë për ta bërë shtetin.

Po shkoi edhe një hap në të kaluaren, nga se edhe rruga e jetes është shkollim. Diku në fillim të shtatdhjetave, në Prizren, një nga shokët e mi të ngushtë, tani I ndjeri, Bujar Spahiu, ish Prokuror e pastaj edhe Gjyqtar I Gjykates supreme të Kosoves, përgaditëke magjistrimin, në Univerzitetin e Zagrebit. Një mengjes, erdhi në gjykatë. Në zyre ishim 5-6 kolegë dhe pinim kafe. Në një moment Bujari na u drejtua:

Pa e lexuar Lahuten e malcisë mos e quani veten shqipëtar.

Filloi edhe biseda. Po ku e gjete Bujar Lahuten e malcis, nga se ajo dhe literatura nga Shqipëria ishin të ndaluara në Kosovë. Përjashtim bënin institucionet shkencore... por me kusht që literatura mos të del jasht zyreve. E kërkova gjithandej, nga se më nevojitej për temen e magjistrimit, dhe, më në fund, tha, e gjeta në Ipeshkëvi në Ferizaj. Tër diten, dje, aty e kam lexuar dhe do të shkoj edhe një ditë.

Kombi

Për kombin dhe mbi kombin, në mënyrë meritore duhet të flasin etnologët, sociologët, historianët... Mjerisht, vite me radhë, në të dyja shtetet dhe trevat shqipëtare, ndodhin rrjedha të ndryshme, por, sa janë ato rrjedhe në interes apo dëm të kombit është shum relative dhe diskutabile. Unë, dhe sigurisht, jo vetëm unë, frostrohem pa fund me veprimet e shtresave politike. Befasohesm se nuk iu ndihet zëri, ose jo mjaftueshëm, Akademive shqipëtare të shkencave. Aty, sëpaku, populli apo kombi, mban shpresë...

Sipas një definicioni të shkurtë, me fjalen komb nënkuptojm një bashkësi njerzore, e formuar në baza të gjuhes, teritorit, historis dhe etnicitetit të bazuar në formimin e kultures dhe tradites kombëtare. Kombi shqiptar, sipas prejardhjes, është diku kombi më I vjeter. Mjerisht, historija e bën të veten dhe ajo histori shkon në dëm të nji kombi e në anen tjeter në favor të kombit tjeter. Disa shekuj më parë, u bë, ta quaj eksperiment, me pretendime të formimit të shteteve etnikisht të pastra. Kuptohet, ajo përpjekje deshtoi. Ndaj, jam I sigurt se sot nuk egziston qoft edhe një shtet etnikisht I pastër. Megjithatë, prap, historija e konstaton se, lidhja më e ngusht në mes njerzve, në cilindo shtet, nuk është ajo e përkatësis shtetrore por ajo sipas përkatësis kombëtare.

Kombi shqiptar, historikisht ka psuar mjaft por, nuk ka heqë dorë nga kultivimi I kultures kombëtare

Sëpari, Dardanin dhe shqiptart I sulmoi cari Samuilo I Maqedonis në shek. X. Pak më von u vërsulen, historikisht gjakpirrës, serbët si okupator. Pas levizjes dhe luftërave të udhëhequra nga Gjergj Kastrioti, në Ballkan, ndaj edhe në trevat shqiptare erdhi Imperia Otomane për disa shekuj. Kuptohet, ndodhen ndryshime esenciale por, megjithatë, u ruajt gjuha dhe kultura bujare, pavarsisht,ndryshimeve në sferen religjioze, me të cilen nuk okupohem. Në fillim të shek.XX, pas tërheqjes së Imperis, Serbia famkeqe e riokupoi Kosoven dhe jo vetëm, dhe bëri kërdi.,

Me 1912, Konferenca e Londres, e shpalli Shqiprin shtet. E keqja ishte se, sipas informacioneve që disponoi, në Shqipri gjindeshin +- 60% të shqiptarve ndërsa 40% në trevat e ish Jugosllavisë, Greqisë...Ndodhi formimi I qeveris. Përveq tjerash, flitet dhe shkruhet për emrimin e F. Nolit por shum shpejt vjen Zogu dhe se në proces I kishte fut hundët, kush tjeter por Serbia. Sidoqoftë, pas luftes dyt botrore, në Shqipri filloi dhe zgjati gjysëm shekulli sistemi diktatorial.

Po të njejtin vit, me 1912 Serbia e riokupoi Kosoven dhe trevat tjera shqiptare. Bëri kërdi, vrasje masive, kallje të fshatrave dhe qkamos tjetër, gjenocid klasik. Më befason fakti pse Kosova heshtë edhe për ato krime. Më befason nga se kohët e fundit, lexoi se si Ukraina e aktualizon krimin e gjenocidit që ndodhi diku po në atë kohë.

Pas riokupimit, Serbia bëri çdo gjë për zhdukjen e shqiptarve, vrasje, shpërngulje me dhunë etj. Më von është I mirnjohur veprimi I Serbis sipas Planit të Qubrilloviqit, veprimtaria e Rankoviqit, të cilin e mbaj në mend dhe deri ke famkeqi Millosheviq, I cili I zuri maje.

Edhe pran shum humbjeve, ata shqipëtar që mbeten në tokën e vet, përkundër kushteve të vështira, e kultivuan kulturen dhe traditen. Më kujtohet, me 1964, u inkuadrova në Gjykatën komunale në Prizren. Ishte nji gjyqtar shqiptar ndërsa 6 të tjerët serb. Sidoqoftë, pas eleminimit të Rankoviqit filloi edhe ndryshimi I situates. Koincidencë por isha I pari në gjykatë që e shkrova nji shkresë zyrtare në gjuhen shqipe. Filloi ndryshimi I politikes kadrovike dhe sferat tjera shoqrore. Ndodhi themelimi I Univerziteti të Prishtines, me 1974 ndodhi që Kosova të merr statusin e njësis federale, u legalizua kultivimi I kultures dhe tradites kombëtare. Por, edhe kjo nuk pati ymer të gjatë! Në sipërfaqe dual famkeqi Millosheviq dhe filloi të veproi njisoi apo edhe ma zi se në v. 1912. Megjithatë, edhe pran tëgjitha t’zezave u paraqitën dy shokët e mi – Ibrahim Rugova dhe Anton Çeta. Ibrahimi e filloi levizjen dhe e njoftoi boten për Kosoven dhe të gjitha ato që ndodhnin, në anen tjetër, Antoni e filloi fushaten e suksesëshme të pajtimit të gjaqeve, plagë e vjeter e shqiptarve. Sa për ilustrim po e shpalosi një rast. Për herë të par, e caktova nji takim me Kongresmenin Chris Sheys, në Stamford. Interpretonte djali I im shum I ri Alfredi. E ftova edhe Avdi Gjinin, Kryetar I deges së LDK. Kongresisti, në fillim, pyeti se për çka është fjala? Për Kosoven I thash. Po shkoi të marr atllasin gjeografik tha por nxitova se do ia spjegoi dhe nuk ka nevoj për allas. Nuk dinte asgjë për Kosoven. Pas një bisede të shkurt e kuptoi dhe iu kujtu situata e Kosoves. Levizja e Ibrahimit kishte rëndësi të papërshkruar. Ndaj, befasohem kur edhe sot gjindet dikush kundër mirnjohjes së Ibrahimit!

Ishte kjo, në pika të shkurta, brenda njohurive për këtë këndveshtrim timin. Tani, do përpiqem, shkurtazi ta elaboroi këndvështrimin tim se, aktuallisht çka po ndodh në shtetet shqiptare.

Shqipëri

Esat Stavileci, me të drejtë dyshonte në aftësin e Shqipëris, për të mbajt shtetin. Aq sa më mundësojn mjetet e informimit, e përcjelli situatën dhe vij në përfundim se, shtresa politike nuk është as afër binarit në të cilin duhet të leviz shteti!!! Edhe Zoti edhe dreqi e ka dhën që çdo shtet duhet me e patur shtresen e cila duhet të vepron në mbajtjen dheudhëheqjen e shtetit. Këtë shtresë e ka edhe Shqiprija. Sipas autorizimeve kushtetutare, shtresen politike e udhëheq apo manipulon Kryeministri. Në atë post” gjindet E. Rama I “famshëm”. Nuk do hy në detale por e shtroj pyetjen se çfar niveli të arsimimit ka, nuk do them zoti por vetem Rama. Nga fotot shof se edhe I ka do vjet. Pyetem se ku lindi dhe ku u rrit ai, në se mund ta quaj, njeri. Nëse nuk I ka përjetuar, athua fare nuk ka lexuar për të zezat që Serbia ia ka bërë poopullit shqipëtar, ndaj edhe Shqipëris. Më befason edhe shtresa e cila e mbështet. Haj me det, në se nuk e ka kuptuar, a do e kupton ndonjiherë, se Serbia, sëpari, ka qenë dhe mbetet armiku tradicional I shqiptarve ndaj edhe I Shqipëris.

A egziston donji mundësi o Edvin që të kuptosh se çka dhe kush është Serbia. Si mundesh Ti të bisedojsh a mos të them të miqasohesh me klyshin e Millosheviqit - Vuçiqin dhe të përpiçesh me bërë pazare me te për do far minishengena.... Ta them Ty dhe tegjith shqiptarve – Serbia dhe Rusia janë të vetmet që dallojn nga të gjitha shtetet tjera. Serbia dhe Rusija janë të vetmet të cilat ta premtojn nji gjë dhe pastaj e bëjnë nji tjetër. A e shefni, more Serbia për çdo dit armatoset e për çka. Syt dhe mendjen e ka kah Kosova, kunder shqiptarve.

Kosova – mos zot ma keq

Shteti I dytë shqiptar – Kosova, pas ngritjes së UÇK-s dhe intervenimit të NATO-s, të urdhëruar nga Presidenti I famshem I SHBA-ve zoti Wiliam Bill Clinton, e dëboi Serbin gjenocidiale dhe në vazhdim e shpalli pavarsin. Kosova, e kuptoi, me të drejtë, edhe sot e kësaj dite, betohet në Amerikë. Megjithatë, që në fillim më duhet ti them Kosoves se presidentët si Clinton, nuk lindin për çdo ditë.Që nga të nëntëdhjetat, jam shoqruar me antar të Kongresit dhe me senator të shtetit tim CT. Edhe sot shoqërohem. Shpesh më ndodh, kur bisedojm rreth Kosoves, me shum gjëra edhe qeshin ndërsa unë turprohem. Nuk do shkoj larg, por mosha ma ka mundësu të përcjelli, sadopak edhe nga distanca personalitetet e presidentëve të SHBA që nga John F Kenedy e këndej. I vej anash sukseset e tyre por, Presidentin Clinton e kam konsideruar dhe e konsideroi si presidentin më intelegjent. Në anen tjetër, Presidentin aktual e konsideroi të till që I mungon kultura e përgjithëshme dhe totalisht ajo politike. Këtë, bile, e kam shprehë edhe në një letër të publikuar në NY times. Njisoi janë edhe disa individ rreth tij. Zotit Grenell I kam shkruar se mundet me qenë çfardo tjetër por jo edhe diplomat. Në fakt, ai u largua nga Gjermania para se të dëbohet. Prandaj, iu sugjeroi kosovarve të kenë kujdes.

Ti këthehëm KOSOVES. Përveq faktit se Kosova e shpalli pavarsinë, POPULL, nuk kam shum gjëra pozitive që ti potencoj. Do përpiqem ti numroi ato, nga këndvështrimi I im, madje edhe nga aspekti profesional, të cilat I konsideroj negative dhe e pengojn rrugen e zhvillimit të Kosoves. Pasi u shpall pavarsija e Kosoves, akademiku Esat Stavileci sugjeroi që të konkludohet se procesi po sa ka fillu e jo se procesi përfundoi. Jo ajo nuk ndodhi mjerisht!!!

-

Në fillim nuk mund të anashkaloi dialogun e famshem me Serbin. Edhe më par e kam shprehë mendimin se dialogu filloi, nën presion të Serbis dhe me naivitet të Kosoves. Dialogu filloi nga bishti e jo nga kryet. Ai është desht të filloi dhe nuk duhet të leviz ndryshe por nga kërkesa për dëmet e luftes e pastaj të kalohet në çështjet tjera. Edhe tani duhet insistuar në këtë. Përmes një E-maile, këtë ia kam sugjeru edhe zotit Grenell.

Esati kishte të drejtë. Shtetin e pavarur, duhet ta përcjell edhe sovraniteti, si element I pashmangshëm i shtetit. Teritorin e Kosoves nuk e mbulon sovraniteti. Në pjesen veriore të Kosoves nuk shtrihet sovraniteti. Askush nuk I rrespekton simbolet e shtetit të Kosove dhe as Kushtetuten. Shtresa politike e asaj pjese vepron, ekskluzivisht sipas udhzimeve që merr nga Beogradi, madje si duket as monedha oficiale e Kosoves nuk rrespektohet.

As pas 12 viteve të pavarsisë, shtresa politike e Kosoves, as që u përpoq të korigjon Kushtetuten e Kosoves, e cila ka shum të meta. Madje, për çdo levizje politike në Kosovë duhet të vendos Gjykata kushtetuese, e cila, shiquar objektivisht, mundet me qenë edhe subjektive.

Që nga viti 1999 janë formuar subjektet politike në Kosovë. Popull, në ato subjekte dominojn klanet e ngushta. Gjatë zgjedhjeve, populli duhet të zgjedh njerz nga radhët e atyre të cilët I propozon subjekti apo klani I subjektit politik. Populli nuk ka të drejtë propozimi,

Në krye të subjekteve politike, prandaj edhe të shtreses politike, vazhdimisht, gjinden individet e pazavendësueshëm Hashimi, Isa, Ramushi, Kadriu etj. Tani bile zhvillohet beteja, po në mes të përmendurve, se kush duhet të zgjedhet në postin e Kryetarit të shtetit.

Sigurisht, POPULL e vëreni se në Parlament, nuk zhvillohet debat konstruktiv por, thjeshtë, zhvillohet betejë në mes individëve të përkatsive të ndryshme të subjekteve politike. Bile bile, zhvillohet edhe debat I turpshëm dhe me kërcnime fizike.

Përmes mediave e përcjelli aktivitetin e subjekteve politike të shtetit. Akoma POPULL nuk dëgjova që ato të mirren me situaten ekonomike të shtetit. A din kush se me çfarë kapacitete të te mirave natyrore, të subjekteve egzistuese ekonomike etj disponon Kosova.

A brengoset fare pushteti me largimin e qytetarve nga Kosova. Vërej se nga dita në ditë,Kosovarët largohen, për shkak të kushteve, nga Kosova. Vërej, mjerisht, se pushtetarët me gënjeshtra, parashikojn dhe premtojn se do ndodh liberalizimi I vizave. Kur kjo të ndodh edhe Kosova do zbrazet. E përdora fjalen gënjeshtra nga fakti se unë e di, besoj se edhe pushtetarët e dinë se pengesë e liberalizimit është mu shtresa politike. Këtu në SHBA jam në kontakt edhe me njerz të sherbimit Agjencis federale të hetimeve. Bisedat, kuptohet, jan konfidenciale. Megjithatë, në se SHBA I din me emer dhe mbiemer pushtetarët e korruptuar, atë me siguri e din edhe UE. Aty çendron pengesa e liberalizimit të vizave.

Nuk dëgjova, qoft edhe një herë, që subjektet shtetërore, ta shqyrtojnë gjendjen ekonomiko-socijale në vend. Çfar janë të ardhurat minimale apo mesatare dhe çfarë janë të ardhurat e pushtetarve, çfar janë të ardhurat e të pensionuarve, çfar premtojn kushtet ekonomike për inkuadrim, për të ardhmen e shtetit, POPULLIT. Ka individ të pasur në Kosovë, por, si shtresë shtresa më e pasur në Kosovë është shtresa politike.

Nuk do flas fare për marrëzin se çka dhe si ndodhi çështja e Çakorrit apo kufirit me Malin e Zi.

Në mungesë të Sovranitetit brenda kufinjëve të Kosoves, serbët e koncentruar në Veri të Kosoves, nuk e rrespektojn shtetin, janë izoluar thua se janë në kuadër të Serbisë. Për ata pak shqipëtar në atë pjesë, pushtetarët as që interesohen. Serbët e mbajnë nën kontroll pjesen e Mitrovices e pretendojnë të marrin edhe Trepqen, një ditë kur, mendojn, të ndahen nga Kosova.

Ishin këto vetë disa nga dobësit e funkcionimit të shtetit, të kapjes së pushtetit dhe se populli është privu nga e drejta të shpreh mendimin e vet. Pyetëm pse nuk reformohet sistemi zgjedhor, pse nuk iu mundësohet njisive lokale që në mënyrë të pavarur dhe të drejtëpërdrejt ti zgjedh përfasuesit e vet ne subjektet shtetrore - në Parlament. Me fjalë tjera, rrjedhat egzistuese politike nuk premtojn o POPULL, duhet ndërmarr masa dhe ta mprojm veten. A nuk mjafton më nji lloj I demokracis përfaqsuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat