Pak Shqipëri në zemër të New York-ut!

Amerika

Pak Shqipëri në zemër të New York-ut!

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 13 shtator 2020 Në ora: 15:55
New York

NEW YORK CITY: Ushqimi, tradita dhe kultura shqiptare, erdhi në zemër të New York-ut, me Shqipërinë, Kosovën dhe territoret shqiptare, nëpërmjet restorantit të ri, të sapo përuruar dje, “Çka Ka Qellue”, të ideatorit dhe themeluesit Ramiz Kukaj, me “Hapjen e Madhe – Grand Opening” në New York City, (Rruga 31 East 118 btw Lexigton & Park Avenue ).

Ramiz u frymëzua për të hapur restorantin e parë tradicional të ushqimit shqiptar, në Bronx-New York, kur djali i tij pyeti një ditë se ku mund t'i merrte miqtë e tij për një gosti me kuzhinën autentike shqiptare.

Dhe, kështu, nisi adrrallën në hulumtimin e tij, Ramizi, i cili duket tani se nuk doli duarbosh; vendimi që do të bëhej misioni i tij jetësor për të sjellë kuzhinën shqiptare në New York City, vazhdoi, deri sa dje edhe në këtë kohë pandemie, kur metropoli i botës, ka filluar të “ngjallet” nga ajo tronditja 8 mujore, e masave të mbrojtjes nga Coronavirusi – Covid-19, të sjellë pak Shqipëri, edhe në zemër të New York-ut.

Me ushqimin, traditë dhe kulturën shqiptare, pas viteve të mbledhjes së objekteve shqiptare të shekullit 18 dhe 19 për të dekoruar hapësirën, “Çka Ka Qellue”, së pari në Bronx, dhe tani Ramiz Kukaj, vjen në qendër tëqytetit të New York-ut, me të njëjtin restorant dhe mini muze, i cili ka sjellë këtu një nga përvojat më unike të restoranteve shqiptare në Shtetet e Bashkuara .

Ramiz Kukaj, ka shkruar në një status në Facebook, llogarinë e tij se : “Edhe në kohë të veshtira kur po na e mbysin shpresën e Mërgimtarit, kthehem mbas the frymzohem me traditat e të kalumes, kur nuk kishim e ishim pak!” dhe këtë ai shumë bukur e ka “qendisur” me këto vargje :

Terë atë dashuri që më dhe

E kurr e kurrës s’do ti harroj

Gjuhë , Flamur e Atdhe

E njerëzoren ta lartësoj!

Dje, në përurimin e “Çka Ka Qëllue” në qytetin e New York-ut, e vizituan edhe disa artistë, veprimtar e lider të komunitetit, biznesmen tē zones.

Njeri prej tyre, nga të parët që “Ja bëri për Hajër”, lokalin e ri në New York City, ishte edhe, artisti i njohur Ergin Oda- bariton/vokalist, i skenës metropolitan.

I cili duke postuar edhe një fotgrafi nga ky mjedis , tregon se ka përjetuar suprizën e këtij restoranti- mini muze shqiptar:“Albanian Authentic Beauty!, thotë ai “ Çfarë fati, Restaurant Shqiptarë n’zemër të Manhattan! Ramiz me të mbara, e faleminderit që na solle pak frymë At’dheu! në qendër të New York-ut”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat