Veprimtarët e ish-Fondit Vendlindja Thërret për Amerikë dhe Kanada reagojnë për aktakuzat e Speciales

Amerika

Veprimtarët e ish-Fondit Vendlindja Thërret për Amerikë dhe Kanada reagojnë për aktakuzat e Speciales

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 16:48
Foto ilustrim “Bota sot”

Veprimtarët e ish Fondit Vendlindja Thërret për Amerikë dhe Kanada si dhe Themeluesit e Organizatorët të Formacioneve Ushtarake të UÇK-së, gjegjësisht dhe të Batalionit Atlantiku në SHBA.

Për: Aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj z.Hashim Thaqi, z. Kadri Veseli, z.Rexhep Selimi dhe z.Jakup Krasniqi.

Aktakuza dhe dërgimi në Hagë, nga Gjykata Speciale, për z. Hashim Thaqi President i Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli ish kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK – së, z.Rexhep Selimi deputet, dhe z.Jakup Krasniqi ish Kryetar i Kuvendit, është vazhdimësi e padrejtësisë ndërkombëtare ndaj themeluesëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rezistenca aktive e shqiptarëve ndër shekuj, bartë në vete sakrificat sublime të brezave të Kombit Shqiptar ndër shekuj për çlirim e liri kombëtare e cila kulmoj me UÇK-në, si vlera më e lartë Atdhetare dhe Kombëtare.

Sa e sa herë, është folur, shkruar dhe pretenduar, por mbi të gjitha në fund është dëshmuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e shenjtë për popullin shqiptar, ka qenë e drejtë. Edhe gjykimet kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar.

Gjykata Speciale, duhet t’a dijë se: Shteti serb, përmes aparatit shtetëror ka shkaktuar të gjithë luftërat në Jugosllavi me pasoja kolosale. Vetëm në luftën e fundit në Kosovë, është përgjegjëse për vrasjen e me tepër se dymbëdhjet mijë shqiptarëve, për mijëra të zhdukur, njëzet mijë femra të dhunuara, qindra mijëra shtepi e prona të shkatërruara dhe për deportimin masiv të më shumë se një milion njerëzve. Dhe, me miliarada dëme materiale. Këto krime janë kryer drejtëpërdrejtë nga shteti serb, shtet ky që ka dështuar tërësisht në tejkalimin e së kaluarës kriminale dhe paramilitarët e asaj kohe, sot, janë në krye të shtetit të Serbisë. Shtet ky që sot në pozita kyqe të Presidentit dhe Kuvendit, i ka njerëzit kryesor të Millosheviqit, dhe ndaj tyre asnjëherë nuk janë ngritur aktakuza për krimet e kryera me urdhër të tyre.

Ndërsa, po të qëndronin shpifjet në drejtim të UÇK –së, normalisht se atë nuk do t’a mbështeste, Aleanca më e fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit “NATO”. E cila ishte mbështetësja dhe aleatja e UÇK-së, në luftën tonë të drejtë çlirimtare, kundër Serbisë dhe kontriboi në largimin e regjimit serb nga Kosova dhe afirmimin e UÇK-së në arenën ndërkombëtare.

Duke pasur parasysh faktet e argumentuara, a do të thotë kjo, se Gjykata Speciale do të ngritë aktakuza dhe do të arrestoj edhe z.Clark? z.Solana? që mbështetën luftën e UÇK – së, dhe urdhëruan bombardimin e Serbisë?

Pra, sa e padrejtë, e pa arsyeshme dhe aspak ligjore, veprimet dhe vendimet e Gjykatës Speciale, e cila mund të jetë gjithqka përveq që Gjykatë!

Mos të harrojmë se, për UÇK – në, u prononcuan, duke e vlerësuar në piedestal edhe lider politik e ushtarak si p.sh.,

UÇK-ja, është guerilja më e suksesshme në botë, thoshte Wesly Clark, më 1999. UÇK– ishte projekti më i madh i shqiptarëve , thoshte, Tony Blear, më 2005.
UÇK- goditet vetëm nga trilluesit e mëdhenjë tha, Tim Juda,më 2012.

Andaj, me këtë qasje, Gjykata Speciale, ka treguar se ky proces nuk mund të jetë i besueshëm për të ndarë drejtësi të paanshme, dhe të pandikuar nga rrethanat politike.

Gjykata Speciale, është një përpjekje tjetër për të rishkruar historinë, duke e shtrembëruar të vërtetën për luftën tonë të shenjtë çlirimtare. Lufta e UÇK-së ishte e shenjtë. Ajo do të mbetet e tillë në zemrat dhe mendjet tona. Historia e Kosovës një herë është shkruar. Askush, kurrë nuk mund ta ndryshojë atë. Liria dhe pavarësia jonë nuk do të zhbëhen kurrë. Kosova dhe populli i saj do të ekzistojnë përherë.

Luftëtarët trima të UÇK-së janë mbrojtës, heronj të luftës, që kanë luftuar kundër një agresori të egër serb, dhe nuk janë kriminelë lufte. Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi tanimë ka trajtuar ngjarjet e luftës në Kosovë në pesë gjykime të ndara.

Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, dhe të gjithë luftëtarët e lirisë, me janë sinonim i luftës për liri, dhe emëruesi i përbashkët i tri shkronjave të arta të quajtur UÇK, emblemë e pashterrshme e lirisë, pavarsisë dhe të ardhmës sonë të përbashkët në shtetin e quajtur Republika e Kosovës e ngritur nga sakrifica sublime e një populli të tërë.

Lufta jonë për pavarësi ka qenë e drejtë dhe e shenjtë. Fitorja jonë është historike. Kosova shtet i pavarur dhe sovran do te jetë gjithmonë dhe do ta ruajmë me te gjitha mjetet. Askush nuk mund ta diskreditoj luftën tonë për pavarësi. Çlirimtarët, janë ballëlartë dhe krenar, sepse ishin dhe janë pastërtia e kauzës sonë të lirisë dhe vetë shtet ndërtimi i Republikës së Kosovës.

Mirëupafshim në festën e re, atë të drejtësisë, sepse e ardhmja u përket çlirimtarëve dhe popullit të tyre!

NE, Veprimtarët e Fondit Vendlindja Thërret për Amerikë dhe Kanada si dhe Themeluesit dhe Organizatorët e Formacioneve Ushtarake të UÇK-së, gjegjësisht dhe të Batalionit Atlantiku në SHBA, kërkojmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes, me të gjithë institucionet e tyre, dhe me të gjithë mekanizmat institucional të dalin në mbrojtje të luftës së drejtë dhe Çlirimtare të themelueseve të UÇK –së, e luftëtarëve të saj, e ti mbrojnë interesat e shtetit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat