SHBA, Fondacioni Global Shqiptar fushatë në ndihmë të fëmijëve e të rinjve

Amerika

SHBA, Fondacioni Global Shqiptar fushatë në ndihmë të fëmijëve e të rinjve

Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:54
Fondacioni Global Shqiptar

Fondacioni Global Shqiptar fushatë në ndihmë të fëmijëve e të rinjve.

Në muajin qershor Fondacioni Global Shqiptar me qendër në Boston të SHBA-së pritet të nisë fushatën me titull "Të ndërtojmë të ardhmen", një iniciatëve që synon të mbështesë fëmijët e të rinjtë në Shqipëri.

Fondacioni u krijua në vitin 2019 si një organizatë jofitimprurëse, me synimin për të inkurajuar filantropinë.

Gjithashtu ky fondacion ka për qëllim edhe financimin e organizatave jofitimprurëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore, Mal të Zi dhe Preshevë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat