Zgjedhjet paraprake në New York City

Amerika

Zgjedhjet paraprake në New York City

Nga: Beqir Sina Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:55
Foto nga vendi i ngjarjes

STATEN ISLAND, N.Y. - Banorët e Staten Island shkuan në qendrat e votimit të Martën(22 Qershor) për të hedhur votën e tyre, në disa gara kryesore, të qytetit të New Yorkut, duke votuar për Kryetarin e bashkisë, anëtarë në Këshillin e Qytetit, Kontrollorin e qytetit, Avokatin public, dhe Borough President në të pesë lagjet, përfshirë Staten Island.

Zgjedhjet paraprake të këtij viti ishin zgjedhjet e para në mbarë qytetin e New York, që përdorin sistemin e ri të votimit me zgjedhje të renditur, i cili lejonte votuesit të rendisin pesë kandidatët e tyre të parë në krahasim me zgjedhjen e vetëm një.

Simbas Bordit të Zgjedhjeve në Qytetin e New York-ut, i cili zhvillon zgjedhjet e New York-ut brenda Qytetit , thuhet se më shumë se 13,000 Staten Islanders, kanë hedhur votat e tyre në zgjedhjet paraprake të këtij viti përmes një kombinimi të fletëve të votimit që mungojnë dhe votimit të parakohshëm.

Në garën e presidentit të qytetit të Staten Island, po përballet me një primare të fort, një nga politikanët më të njohur në qytetin e New Yorkut, miku madh i shqiptarve, ish kongresisti Vito Fossella.

Ai madje është duke kryesuar deri tani me 6,615 votes, 42.12% kundrejt Steven Matteo -- 6,396 votes, 40.73%, kur janë numëruar më shumë se 90 % të votave.

Të Martën, vonë me përfundimin e numërimit në Staten Island – Distriktin 50të për Këshillin e Bashkisë nga partia Republikane, ku konkuroi edhe kandidati shqiptar Marko Kepi, me numërimin 100 përqind të votave, fitoi David Carr, me 2,495 vota,34.5%, kundrejt 1, 996 vota 27,6% të Marko Kepit, dhe 1,848 vota, mori Sam Pirozzalo.

Ndërkohë, që Kathleen Sforza, mori 550 vota, 7,6 %, dhe shqiptari tjetër garues po në këtë district, Jordan Hafizi 352 vota, 4,9 %

Marko Kepi, ishte shqiptari i dytë që po kandidote për Këshillin e Bashkisë së Qytetit të New Yorkut, duke qenë kandidat i fuqishëm, si edhe e tregon vet rezultati i tij, mbrëmë, ku ai humbi me vetëm 499 vota.

Për rëndësinë që ka pjesëmarrja e komunitetit shqiptar në jetën politike në çdo votime në Shtetet e Bashkuar, është folur tashmë me të madhe, vite me radhë. Zgjedhjet e fundit në New York, i kan kushtuar në vazhdimësi rëndësi meritore këtij segmenti të integrimit të shqiptarëve në shoqërinë amerikane, çka mund të shikohet edhe si fitore e shqiptarve në këto zgjedhje.

Ngaqë kjo për shqiptarët që jetojnë në Nju Jork, ishte një garë jashtëzakonisht e rëndësishme politike, kandidati Marko Kepi, shqiptar me prejardhje nga Shkodra, megjithse humbi, ai fitojë regjistrimin e votes së Shqiptarve, në Staten Island.

Shqiptarët, në vazhdimësi të njëfarë tradite, nëse mund të quhet e tillë pjesëmarrja në zgjedhje nivelesh të ndryshme në SHBA, e shënuar këto 20 vitet e fundit, tregojnë një prani të theksuar, edhe në zgjedhjet, ku në New York, me votat e shqiptarve pati fituar edhe ish asamblesiti Mark Gjonaj, këshilltari i New York City.

Sigurisht, gjatë këtyre dy dekadave është shënuar nga disa shqiptar në New York më shumë suksese, përfshirë ketu edhe Vedat Gashin, por ka pasur dhe më shumë dështime ose mospërmbushje të pritjeve (mbase jorealiste…) të kandidatëve me rrënjë shqiptare në zgjedhje. E pra, jo vetëm në New York, por edhe shtete të tjera, çka për to është shkruar shpesh e gjerësisht, mbi “shkakun” e humbjes së tyre.

Marko Kepi, megjithëse humbi në garën republikane, zgjedhjet fillestare që u zhvilluan dje, më 22 qershor 2021, është për t’u përgëzuar dhe faleminderuar, që së bashku me ekipin e tij të vullnetarve, ka regjistruar mbi 5 mijë shqiptar.

Ai për herë të parë në historinë vitimeve të shqiptarve në Nju Jork, duke nxitur shqiptarët të regjistrohen Register Voters, ka formuar tashmë edhe grupin më të madh të votuesve shqiptar, ne Staten Island. Grup që mendohet ti kalojeë 5 mijë votues shqiptar në votimet e ardhshme për çdo kandidat dhe për çdo zgjedhje, patjeteër tashmë që do të jetë ne vemendjen e çdo kandidati për të marr votën e rendësishme dhe përcaktuese, të pakteën në Staten Island.

Ku, vullnetarët, dhe mbështetsit e tij shqiptar në këto zgjedhje kan qenë të papërsëritshëm, në të gjithë Amerikën, duke e rritur në dhjetë here numërin e nënshkrimeve që duhen për të paraqitur peticionet për emërim, në NYC Board of Elections, në zgjedhjet e New York Cityt, në ishullin e Staten Island ku mendohet se jetojnë rreth 50 mijë shqiptar.

“ Kjo është arritja e para në nisjen e garës, dhe ju faleminderojë thellë nga zemra, se eshtë për shkak të punës dhe përkushtimit tuaj që ne kishim fushatën më të organizuar dhe aktive. Zoti u bekoftë Ju! dhe Zoti e bekoftë Amerikën!” ka thënë Marko Kepi.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat