Në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 fitues doli populli

Amerika

Në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 fitues doli populli

Nga: Prof. Dr. Nijazi Halili Më: 18 tetor 2021 Në ora: 14:05
Nijazi Halili

Integriteti është një faktor i rëndësishëm si për administrimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, ashtu edhe për pjesëmarrjen e partive politike, kandidatëve, grupeve të interesuara dhe të votuesve. 

Nga zgjedhjet dalin fituesit dhe të humburit. Çdokush dëshiron të jetë fitues, pakkush e dëshiron humbjen.  

Integriteti është pjesë e brendshme e parimeve të një demokracie dhe është pjesë përbërëse e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.  

Zgjedhjet e lira, të drejta dhe konkuruese janë bazë për një formë të përfaqësimit të qeverisë. Pa integritet, nuk ka garanci se në rezultatin e zgjedhjeve do të pasqyrohet vullneti i votuesve.  

Qytetarët e Republikës së Kosovës, në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 treguan integritet që është  pjesë e brendshme e parimeve të një demokracie dhe është pjesë përbërëse e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. 

Në zgjedhjet e 17 tetorit 2021  fitues doli populli, sepse sovrani vulosi me votën e tij, të lirë e demokratike për më të mirin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat