FC Kelmendi fiton trofeun e edicionit të 12të Turneut "Vllaznimi Soccer Tournament"

Amerika

FC Kelmendi fiton trofeun e edicionit të 12të Turneut "Vllaznimi Soccer Tournament"

Nga: Faton Arifi Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 14:25
Turneu i futbollit "Vllaznimi Soccer Tournament" në New Jersey

PASSAIC NJ : Turneu i futbollit "Vllaznimi Soccer Tournament" në New Jersey zhvilloi edicionin e 12 me radhë duke përmbyllur edhe këtë vit me një sukses të jashtzakonshëm një nga aktivitetet më të mëdha të Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane.

Njëzetë skuadra me futbollistë nga çdo cep i trojeve etnike shqiptare që jetojnë në Amerikë morën pjesë në këtë organizim madhështor sportiv, më të madhin e diasporës shqiptare në të gjithë globin. Ekipe me lojtarë nga Struga, Ulqini, Kraja, Hoti, Presheva, Kuksi, Durrësi, Prishtina, Kraja, Plava e Gucia, Prizreni dhe Tetova u bënë bashkë në këtë ditë sportive dhe festive.

Si tradicionalisht gjithçka filloi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe amerikane ndërsa si gjithmonë në fushë nuk mungoi dekori i mrekullueshëm me veshjet kombëtare shqiptare.

Fjalën e tij në hapjen e këtij evenimenti e tha kryetari i QKSHA-së Astrit Zhaku i cili uroi të gjithë shqiptarët për festat dhe apeloi për një garë sportive vëllazërore, duke theksuar se përveç aspektit garues ky eveniment ka për qëllim edhe unifikimin dhe shoqërimin e të rinjëve shqiptarë në Amerikë.

Ndeshjet në grupe ishin mjaftë interesante dhe atraktive, sipas modulit të ndeshjeve secila skuadër i ka të garantuara 4 ndeshje ndërsa dy skuadrat më të mira në çdo grup kalojnë në fazën tjetër ku fillon eliminimi direkt.

Në fazën e dytë përballjet ishin më agresive në kuptimin sportiv, futbollistë shumë cilësor që luajnë në nivele profesionale në Amerikë u përballen me njëri tjetrin për trofeun e turneut Vllaznimi.

Për çdo vit në këtë turne kanë marrë pjesë edhe lojtarë që luajnë për moshat më të reja të kombëtares shqiptare, por këtë vit mysafir special dhe lojtar gjithashtu ishte jo më pak, por ish kapiteni i kombëtares shqiptare Ansi Agolli. Organizatori u kujdes që në shenjë respekti ti ndaj një mirënjohje për kontributin e tij për kombëtaren, emocionet që na ka dhuruar me të si dhe për pjesmarrjen të turneun "Vllaznimi"

Ndër ndeshjet më të mira ishte ajo mes skuadrës "Struga" dhe "Plavë Guci" e cila përmes penaltive kaloi ne fazën tjetër skuadrën nga Mali i Zi, më pas ndeshje atraktive per shikuesit dhuruan edhe perballjet gjysmëfinale mes Plavë Guci dhe Cemi si dhe Kelmendi 1 dhe Kelmendi 2.

Ndeshja finale nxorri përballë ekipin e Kelmendi 1 dhe Cemi skuadra këto të cilat dhuruan një ndeshje tepër ritmike për publikun duke u vendosur me një gol në sekondat e fundit për ekipin e Kelmendit i cili me këtë gol siguroi titullin kampion të Vllaznimi Soccer Tournament 2021. Drejtësinë e kësaj ndeshje e ndau gjyqtari me përvojë Pajazit Mena i asistuar nga John Evans Andrew Eittell.

Stafi i ngushtë organizativ këtë vit përbëhej nga Vebit Imeri, Edip Ramadani dhe Ajri Hoxha.

Vebit Imeri i dorëzoi trofeun e kampionit kapitenit të skuadrës së Kelmendit ndërse veç tij nga QKSHA-ja skuadrës fituese ju dha edhe një çek në kundërvlerë prej 1500$.

Gjithashtu çmim ju nda golashënuesit dhe portierit më tê mirë. Mario Sula nga ekipi Kelmendi mori trofeun e golashënuesit ndërsa portieri më i mirë u zgjodh portieri i ekipit "Cemi".

Përshtypjet për organizimin edhe këtë viti ishin impresionuese, të gjithë të pranishmit ishin të kënaqur me organizimin, shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe kudo tjetër dëshmuan se bashkë jemi më të fortë, më të mëdhej dhe më të rëndësishëm.

Izmir Alla është një nga themeluesit, veteran i turneut Vllaznimi, si aktivist i përhershëm në QKSHA, ai këtë vit me kënaqësi ndoqi nga tribunat këtë organizim duke u shprehur shumë i kënaqur pêr suksesin dhe progresin që shënon ky event për çdo vit!

Si gjithmonë në aktivitetet e QKSHA-së për të siguruar mbarvajtjen e kësaj ngjarje ishte Komander Lirim Kaba i shoqëruar nga oficeri më i ri i policisë në New Jersey, Musa Gega. Kaba tha se e ka për kënaqësi dhe obligim moral që vullnetarisht të merr pjesë në këtë ditë për të bërë detyrën e tij si pjestari i sigurisë por edhe si antar dhe aktivist i QKSHA-së.

Ishtë një ditë e shkëlqyeshme festive, për një atmosferë edhe më të bukur u kujdes z.Xhemal Bekteshi i cili në rrolin e teknikut të zërit krijoi atmosferë të mrekullueshme me përzgjedhjen e këngëve folklorike gjatë pushimit të ndeshjeve.

Ky evenimet u transmetua Live nga Ariton Production në faqen zyrtare të QKSHA në Facebook duke ju mundësuar të gjithëve që ta ndjekin çdo ndeshje kudo që të jenë brenda dhe jashtë vendit.

QKSHA dhe Vllaznimi Soccer Tournament përmbyllën me sukses edhe edicionin e 12 të këtij eventi, e gjithë kjo falë kontributit vullnetar të antarsisë dhe aktivistëve të palodhur të kësaj organizate.

Këtë raport po e përmbyllim me një kolazh fotografish nga ky turne duke ju dëshiruar çdo të mirë dhe mirë u takofshim vitin e ardhshëm.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat