Qëllon nënën me thikë në darkën e Vitit të Ri, arrestohet shqiptari në Amerikë

Amerika

Qëllon nënën me thikë në darkën e Vitit të Ri, arrestohet shqiptari në Amerikë

Më: 2 janar 2022 Në ora: 06:28
Emiliano Domi

Një shqiptar i ri në moshë është arrestuar në Amerikë, pasi ka qëlluar me thikë nënën e tij 54 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në Nju Jersey, ndërsa shqiptari është identifikuar si Emiliano Domi.

Domi fillimisht pas ngjarjes është arratisur, por pas disa kërkimeve, u arrit që të arrestohej, shkruajnë mediat në SHBA.

Në dëshminë e dhënë përpara oficerëve të policisë, gruaja 54-vjeçare ka thënë se djali e ka qëlluar pas shpine.

Detajet e ngjarjes ende nuk janë të qarta, por se Domi edhe më herët kishte pasur precedentë në fushën e krimeve ndaj familjarëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat