Në moshën 68 vjeçare u nda nga jeta, Sokol Dali Ndreu

Amerika

Në moshën 68 vjeçare u nda nga jeta, Sokol Dali Ndreu

Nga: Beqir Sina Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 06:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Ishte 2 vjeçarë kur ngeli pa prindërit Dali Ndreu e Liri Gega, mbas pushkatimit të prindërve nga regjimi komunist, i Enver Hoxhës

Anëtarët e families të parët lëshuan kumtin duke njoftuar komunitetin Shqiptar, se me 21 Shkurt, u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë Sokol Dali Ndreu.

Pamja dhe përcjellja e ngushëllimeve u bë të Hënën. Ndërsa, foli mbi jetën e tij Kastriot Ndreu, lutja fetare dhe përcjellja për në amshim të Martën, nisi në Qendrën islame Shqiptare në Garfield- New Jersey .

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Varrimi i të ndjerit, Sokol Ndreu, u bë sot ditën e Martë, (22 Shkurt 2022), në mesëdrekë, në varrezat qytetare Laurel Grove Cemetery në Totowa, Nju Xhersi, me lutjet fetare nga Imam Rifat Halili dhe Imam Muhamet Osmani.

Të ndjerit ju dha dhe lamtumira e fundit, mes një pikëllimi të madh dhe lotësh, ku të gjithë me rradhë hodhën nga një grusht dhe, mbi arkivolin trupit të pa jetë të Sokol Dali Ndreut, i cili u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Në këtë ceremoni mortore morën pjesë qindra njerëz, familjart, bashkëshortja Vojsava dhe dy fëmijët e tij, e motra Lavdia(ardhur nga Tirana) të afërmët e shumtë, pjestar të fisit Ndreu, miqt dhe dashamirë, ish bashkëvuajtësit e tij në kampin e interrnimit - Shtyllas -Fier.

Shpëtim Ndreu, shkruajti në një status se Sokol Ndreu ,ka lindur me 20 tetor 1954 në Tiranë. Në moshën 2 vjeçare ngeli pa prindërit Dali Ndreu e Liri Gega. Të pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ai shkruajti, se mbas pushkatimit të dy prindërve Sokolin e merr dhe e rrit xhaxhaj Beshir Isuf Ndreu. Në 14 Nëndor 1958 internohet me gjithë familjen tonë, tha ai, në Shtyllas (Levan) Fier . Aty rritet, due mbaroi gjimnazin me nota të shkëlqyera.Me ardhjen e demokracisë mbasi mbaron shkollën për drejtësi, punoi disa vjet në Ministrin e Punve të Brendëshme, dhe në Ministrin e Drejtësisë në disa detyra. Në vitin 2000 vjen në New York, ku ndërton jetën së bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, e shkolluar.

Mbas 9 vjet i diagonstikuar nga nje semundje e rëndë dhe e pashërueshme, ndërroi jetë qetësisht pranë familjes

Liri Gega e Dali Ndreu u dënua me vdekje.

“I arrestuan te shtëpia e xhaxhait në Sllovë dhe thanë se i kapën në kufi duke u arratisur”, ka deklaruar e bija e tij Lavdie Merlika, vajza e vetme e Dali Nderut dhe Liri Gegës, dy figurave të njohura të lidershipit historik të dënuar me vdekje në mesin e viteve ‘50.

Ajo në një intervistë për një gazetë në Tiranë e ka rindërtuar ndarjen tragjike me prindërit duke veçuar tri momente kulmore: çastin e arrestimit, lajmin për vdekjen e tyre dhe pushkatimin e nënës shtatzënë.

Ka qenë vetëm tetë vjeçe atëherë, por mban mend me detaje rrethanat e tragjedisë dyfishe, shkruante gazeta Panorama

Sa kishim shkuar te xhaxhai në Sllovë, kur erdhën dhe i arrestuan papritur,” kujton ajo. Thanë se i kapën në kufi duke u arratisur.

Pas tre muajsh mbërriti lajmi se i dënuan me vdekje si armiq të popullit. Çfarë ndodhi më tej, ishte një fatkeqësi më vete, shton Lavdija duke rrëfyer kalvarin e vuajtjeve në kampin e Shtyllasit, përçudnimin e të tjerëve si familjarë të armiqve e tradhtarëve dhe stërmundimet sfilitëse në kërkim të eshtrave të prindërve që nuk i gjetën kurrë.

Sidoqoftë, për të, pushkatimi i nënës shtatzënë ka qenë brenga më e madhe.

Përtej mëdyshjeve për këtë akt makabër, të denoncuar zyrtarisht nga Hrushovi, vajza e çiftit të dënuar me vdekje s’ka as dilemën më të vogël për faktin rrëqethës se nëna e saj është pushkatuar shtatzënë. Me dëshmi e prova të pakontestueshme, ajo të krijon bindjen se ka ndodhur pikërisht kështu, pavarësisht përpjekjeve të regjimit për të pohuar të kundërtën…

Pushkatimi i Liri Gega e Dali Ndreu është përfshirë edhe në Dokumentet e CIA, amerikane, tregohet si u arrestua Liri Gega pas Konferencës së 1956 dhe përplasjet që lindën mes Hoxhës dhe Hrushovit për eliminimin e saj

CIA ka treguar të tjera detaje nga historiku i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Në një dokument të deklasifikuar, në vazhdën e artikujve të Dosierve në Tiranë, jepen detaje mbi eliminimin e një sërë figurave të rëndësishme, mes të cilëve dhe Liri Gega.

Sipas CIA, eliminimi i saj solli përplasje mes Hoxhës dhe Hrushov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat