Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) organizoi takime të krerëve të Luginës në Washington

Amerika

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) organizoi takime të krerëve të Luginës në Washington

Nga: Beqir Sina Më: 27 tetor 2022 Në ora: 19:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Fillim javën e tretë të tetorit, ishte Liga Qytetare e cila pas takimeve te qershorit po të këtij viti aranzhoi një sër takimesh simbas saj shumë të rëndësishmë në New York dhe Washington, DC, për një delegacion të liderëve politikë të Luginës së Preshevës të përbërë  nga Shaip Kamberi, deputet i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Nagip Arifi, Kryetar i Bujanocit, Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, dhe Ragmi Mustafa, ish-Kryetar i Preshevës. 

Udhëtimi dhe vizita  e tyre në SHBA , thuhet se u mbështet nga Qeveria e Kosovës dhe u përkrah nga liga qytetare Shqiptaro Amerikane.

Në një njoftim në gjuhën shqipe në llogarinë e saj në rrjetet sociale keyetari dhe themeluesi  i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, lobit të parë dhe të  vetëm në Washington, ish kongresisti republikan Joseph DioGuardi, dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike Shirley Cloyes- DioGuardi , shkruajn në detaje përreth kësaj vizite.

Ata thonë se Shqiptarët etnikë në Luginën e Preshevës vazhdojnë të jenë pakica më e diskriminuar në Ballkan. Të jetosh në Preshevë, Bujanoc, apo Medvegjë, për shqiptarët është të ballafaqohesh me të gjitha format e diskriminimit etnik nga ana e Beogradit.  Gjerësa Serbia insiston të sigurojë të drejta e privilegje të shumta për pakicën serbe në Kosovë, ajo vazhdon diskriminimin kundër popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës dhe heshturazi po spastron etnikisht këtë rajon.  Pasivizimi i adresave është bërë mënyrë e veprimit për të spastruar etnikisht shqiptarët.  Beogradi vazhdon të veprojë edhe në kundërshim me ligjet dhe kushtetutën e vet për të pamundësuar ushtrimin e të drejtave kombëtare e politike nga shqiptarët e Luginës së Preshvës. Duke e pasqyruar në kronik këtë vizitë ata thonë se të dielen më 17 tetor, ishte Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ajo që mirëpriti në një darkë pune një delegacion të liderëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilën kishin ardhur në Washington, DC e New York për të vazhduar misionin e tyre historik për të sjellë keqtrajtimin e tyre nga ana e Beogradit në vemëndjen e politikbërësëve amerikanë. 

Delegacioni përbëhej nga Shaip Kamberi, deputet i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Nagip Arifi, Kryetar i Bujanocit, Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, dhe Ragmi Mustafa, ish-Kryetar i Preshevës. 

Udhëtimi i tyre në SHBA u përkrahë nga Qeveria e Kosovës, dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ndihmoi në aranzhimit e disa prej takimeve, si dhe kërkoi nga anëtari ekzekutiv i bordit e kolegu ynë Dr. Faton Bislimi të shoqëronte delegacionin në fjalë. 

Nga 14 deri më 20 tetor, delegacioni pati një sër takimesh shumë të rëndësishme e të frytëshme me Anëtarë të Kongresit, zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, dhe akademikë. Fillimisht delegacioni u mirëpritë nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari Special i SHBA-vë për procesin e Dialogut Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili u njoftua në detaje për situatën e rënduar dhe mungesën e të drejtave të njeriut me të cilat shqiptarët etnikë në Luginë të Preshevës ballafaqohen cdo ditë.  

Po ashtu në vazhdim të kësaj vizite Delegacioni nga Lugina e Preshevës u pritë ngrohtësisht në Jersey City edhe nga Rudy Rodas, Drejtor Shtetëror në Zyrën e Senatorit Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-ve.  Në këtë takim ku nikoqir ishte Rodas në bashkëbisedim u kyçen edhe Jason Bruder, Zyrtar i Lartë Profesional, dhe Daniel Gottfried, Analist Legjislativ dhe Politik. 

Ata thanë se : Senatori Menendez mbetet lideri më i fuqishëm i politikës së jashtme në Kongresin e SHBA-ve. Ai është i përcaktuar për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi dhe për t’u siguruar se shqiptarët e Luginës se Preshevës marrin trajtimin fer e reciprok me atë të serbëve në Kosovë. Disa nga takimet tjera me rëndësi thuhet në këtë njoftim të Ligës Qytetare lidhur me këtë vizitë përfshijnë mirëpritjet dhe diskutimet e delegacionit me zyrtarët e Kongresistëve Ritchie Torres dhe Rim Himes, bashkëkryesues të Grupit Kongresional për Cështje Shqiptare. 

Delegacioni po ashtu zhvilloi një takim të frytshëm edhe me Profesorin Daniel Serwer nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare e Johns Hopkins University si dhe me udhëheqjen e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, Vatra në New York.Më tej ata thonë se çështha  e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është pjesë esenciale e kauzës kombëtare shqiptare, dhe celësi për të zgjidhur këtë cështje e cila gjendet në marrjen e një roli udhëheqës nga SHBA-të në zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi. 

Shirley Cloyes DioGuardi ka dekkaruar thuhet në njoftimin e Ligës Qytetare se në takim me zyrtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, “që kur SHBA-të morën rol dytësor pas BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk është arritur progres domethënës. Kjo është arsyeja pse është kaq i rëndësishëm roli udhëheqës i Senatorit Menendez.”Njoftimi përfundon me angazhimin Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e cila deklaron se do të vazhdojë të punojë me liderët shqiptarë në Luginën e Preshevës si dhe me Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit për të sjellë paqe dhe prosperitet në këtë rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat