Cili nga republikanët do të jetë kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit

Amerika

Cili nga republikanët do të jetë kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 18 nëntor 2022 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Sipas analizave të pas zgjedhjeve të 8 nëntorit ku republikanët me 218 vende fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresisti i partisë Republikane - GOP, të Nju Jorkut, Lee Zeldin, po i afrohet kandidimit për kryetar të Komitetit Kombëtar Republikan, ndoshta duke sfiduar edhe udhëheqësen aktuale Ronna McDaniel.

Zeldin, e tregojë veten duke bërë edhe performancën më të fortë në garën për guvernatorin e Nju Jorkut javën e kaluar e cila simbas analistve edhe mund të ketë ndihmuar GOP të rimarrë Dhomën e Përfaqësuesve.

Ai u dërgoi email anëtarëve republikan të kongresit  të enjten për të paraqitur ofertën e tij të mundshme.

Në Email-in e marrë fillimisht nga republikanët në New York, thuhej se ai po e konsideronte "shumë seriozisht" kandidimin e tij për të marr udhëheqjen e partisë Republikane në Kongresin e 118të.

“Është koha që partia jonë të riorganizohet, të transformohet, të rifitojë Presidencën në vitin 2024, të zgjerojë numrin e vendeve të mbajtura nga republikanët në Kongres, dhe të zgjedhë numrin maksimal të garave të votimit në të gjithë vendin”, shkruan  Zeldin në mesazhin që i ka drejtuar udhëheqësve republikan. 

“Partia Republikane duhet të jetë e gjitha për të bërë gjithçka në fuqinë e saj për të shpëtuar Amerikën” thuhej ndër të tjera në mesazhin që ka publikuar media amerikane sot.

Komentet e medies amerikane thonë se McDaniel, kryetarja aktuale e RNC, u tha anëtarëve të komitetit këtë javë se ajo po kandidonte për rizgjedhje. Ndërsa një person i afërt me McDaniel tha se ajo ka mbështetjen e premtuar të shumicës së anëtarëve.

Por, po qe se kush më shumë dhe kush më pak është në linjën e Trumpit, konkludimi është se « Zeldin ashtu edhe McDaniel konsiderohen aleatë më të ngushtë të ish-presidentit Donald Trump ».

Pavarësisht pritshmërive për një « Valë të kuqe-Red Wave » që republikanët nuk arritën të kapnin shumicën e Senatit dhe vetëm pak e morën përsëri Dhomën e Përfaqësueve këtë vit, partia republikane ajo e konsideruar e jashtë pushtetit performoj fuqishëm në zgjedhjet afatmesme dhe vuri në shenjëster inflacionin, krimin dhe vlerësimet e ulëta të miratimit të Presidentit Joe Biden, që e bënë mjedisin politik të dukej edhe më i favorshëm për partinë Republikane GOP në Uashington.

Nju Jorku, megjithatë, ishte një pikë e rrallë e ndritur për partinë republikane në këto zgjedhje: megjithëse Zeldin humbi, republikanët me Zeldin iu afruan çuditërisht në shtetin e « tokës » blu, duke përfunduar më pak se gjashtë pikë përqindje pas guvernatores demokrate Kathy Hochul - duke e bërë atë garën më të ngushtë për guvernator në Nju Jork, që nga viti 1994.

Republikanët argumentojnë se performanca e shkëlqyer e Zeldin ndihmoi partinë republikane të kthente katër ulëse në Kongres në Nju Jork. Parti e cila nga ana e saj luajti një rol kyç në mundësimin e GOP për të fituar përsëri Dhomën e Përfaqësuesve  me një diferencë të vogël. Çdo qark në këtë shtet është zhvendosur djathtas që nga viti 2020, sipas një analize nga Times Union.

Kush do të jet Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit.

Tashmë, që dihet se republikanët kan shumicën, ata duhet të marrin edhe kryesimin e komiteteve të Kongresit në sesionin e 118të. Dhe, ajo që është më e rëndësishmja për t’u zgjedhur është se kush do të jet në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Mbasi, demokrati i njujorkut, Gregory Meeks, e humb kryesimin, duhet një republikan i cili do të jet në kryesim duke filluar nga janari 2023.

Katër emra nga republikanët deri tani simbas analistve të medias amerikane janë nga më të lakuarit dhe të paktën simbas tyre ata janë : Chris Smith republikan  i New Jersey, Michael McCaul i Teksasit,Steve Chabot i Ohaios dhe Lee Zeldin i New York.

Për aq sa i njohë këta të katër kongresist të « vjetër » në Capitol Hill, mendoj se Chris Smith është treguar jo shumë i afërt me shqiptarët - madje ai në luftën e Kosovës(1999) ka qenë shumë më afër lobit serb në SHBA, disa her duke u bërë oponencë miqve të shqiptarve në Kongres.

Kongresmeni republikan i Teksasit Michael McCaul -Ai vazhdimisht ka qenë i përkrahur në fushatat e tij nga grupet e dalluara dhe me ndikim në Teksas, sidomos eshtë i përkrahur nga veprimtarët e njohur të komunitetit shqiptar në Dallas, si Nazar Mehmeti, Ismet Smajli, Ylber Korça e tjer…

Steve Chabot, është në lidhjet me shqiptarët « as i mirë as i keq » ngase  kongresisti republikan i Ohios, është i njohur për mbeshtetjen që ka marr ai nga lobi serb ( i cili është më i fuqishëm se shqiptarët në Ohaio), por ai është edhe si mik i madh i komuniteti turk në Ohajo. Por që për hir të së vërtetes duhet cekur se me komunitetin shqiptar jo se nuk ka lidhje dhe ka marr mbështetje por ajo ka qenë shumë pak ….

Një tjetër kandidatur e fuqishme dhe që mund të zgjidhet mbasi ka shumë përkrahje nga të dy grupet e ndara tê republikanve, në Capitol Hill, është edhe ajo e Lee Zeldin. Pikërisht kongresitit republikan që mori në zgjedhjet e fundit për guvernator mbështetjen e madhe të shqiptarve, i cili  është i njohur edhe si mik i madh i shqiptarve në Kongres.

Nëse,  Lee Zeldin zgjedhet në krye të republikanve në Kongres, dhe merr kryesimin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, ska asnjë dyshim që ai do të jet e njëjtë me atë kur 8 vjet më parë një mik tjetër i madh i shqiptarve në kongres Eliot Elngel kongresisti i pesionuar, kryesojë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Zgjedhja në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan të një kongresisti, që ka lidhje me shqiptarët, dhe ka marr mbêshtetjen e shqiptarve të Amerikës, ka qenë vazhdimisht e rëndësishme për Kosovën Shqipërinë dhe shqiptarët në trojet e tyre.

Dhe, më e rëndësishme  bëhet kjo zgjedhje, se ajo vjen tani në një moment tepër të rëndësishëm nëpër të cilin po kalon Kosova, dhe rolin e ndikimin që ka në Washington, se kush do të jet në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan. 

Mendoj se të gjithë shqiptarët presin që Kongresisti Zeldin, që konsiderohet dhe mbështetet vazhdimisht si një mik i shkëlqyer i shqiptarëve,i dalluar për mbështetjen e tij ndaj komunitetit shqiptar në Kongresin amerikan të jet në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan. 

Veçanërisht, sepse ai ka dhënë kontributit të jashtzakonshëm për vëllezërit Bytyqi. 

Ishte pikërisht kongresisti Zeldin sponsor i Rezolutës në Kongresin Amerikan për vëllezërit Bytyqi - së bashku me ish kongresitin mik i madh i shqiptarve, ata që kan sponzorizuar rezolutën për vëllezërit Bytyçi, të vrarë nga forcat serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Përmes kësaj rezolute e cila u votua  nga Komiteti për punë të Jashtme i Kongresit Amerikan, në korrik 2019, i bëhej thirrje Serbisë, që të gjejë dhe të dënojë kriminelët serbë që kanë vrarë vëllezërit Bytyçi.

Kongresisti Zeldin ka thënë se gjetja dhe dënimin i vrasësve të vëllezërve Bytyçi është parakusht për Serbinë për rregullimin e raporteve me SHBA.

Po ashtu në korrik 2021 ishte Kongresisti republikan i Nju Jorkut, Lee Zeldin, ai që i kërkojë Sekretarit të Shtetit Anthony  Blinken informacione specifike, pse u shpall Berisha “non grata”?

Lee Zeldin në shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij “të padëshiruar” në SHBA, ishte ai që e futi në kongres për ta diskutuar një vit më parë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan këtë çështje.

Teksa ai e konsideroi atë si vendim “të papritur”, kongresisti republikan i New York, Lee Michael Zeldin, i kërkoi Sekretarit të Deparatamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Antony Blinken, informacione specifike se mbi çfarë afere korruptive dyshohet të jetë përfshirë Berisha dhe familja e tij, që e shtynë atë ta shpallte “non grata”.

Mirëpo Blinken u shpreh se “aktualisht nuk kishte asgjë që mund të ndante me Komitetin”, dhe, e ftoi kongresmenin Zeldin, si dhe mediat që t’i drejtoheshin për informacione zyrës së çështjeve ligjore dhe zyrës së shtypit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat