New York : Unioni Global i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, nisi takimin vjetor

Amerika

New York : Unioni Global i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, nisi takimin vjetor

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 24 shtator 2016 Në ora: 15:04
Pamje nga aktiviteti

NEW YORK CITY : Kryetarët e unioneve shqiptare në botë, me rreth 300 biznesmen dhe afaristë shqiptarë, nga Kosova, Shqipëria, e viset shqiptare,  në nga 25 vende të botës, përfshirë Australinë, janë mbledhur në metropolin e botës New York, në Samitin e tyre, të parë që do të mbahet këto ditë në Hotelin Double Tree, qendrën botërore të biznesit World Financial Center.

Mikëpritësit, dhe udhëheqsit e kësaj konference, financiare dhe biznesi zoti Naim Deduashaj, i cili në pozitën e Drejtorit të Investimeve të Diasporës, është ideator fillestar, dhe strategjik i konceptit të organizimit të këtij Rrjeti të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, Presidenti i këtij unioni mbarë shqiptarë, zoti Nazar Mehmeti, Sekretari i Përgjithshëm, Ismet Smajli biznesmen nga Dallasi – SHBA, Elmi Berisha kryetari i këtij unioni për Amerikën e Veriut, biznesmeni i suksesshë Ylli Blakaj koordinator për Europë i Unionit, biznesmen nga Austria, kryetarët, nga Anglia, Australia, Austria, Finlanda, Francë, Gjermani,Arberëshët, SHBA (Dallas, Illinois, Wisconsin, Michigan,  New York, New Jersey, Connecticut, ) Kanada, Italy, Kroaci, Slloveni, Turqi, Luxenburgu, Hollanda, Çekia, Hungaria dhe Zvicra, zvilluan dje takimine parë .
Takimi që i paraprinë konferencës së parë të Unionit Global të Biznesmenëve të Diasporës Shqiptare në botë, u hap një fjalim përshëndetës nga presidenti i këtij unioni mbarë shqiptarë, zoti Nazar Mehmeti, i cili mbasi i urojë mirëseardhjen - foli edhe mbi mbarëvajtjen e punës së këtij forumi gjithë përfshirës, gjatë këtyre ditëve në New York.

Ndërsa, sot vazhdojnë takimet e planifikuara me biznesmen e afaristë takimete ashtuquajtura B2B. Takime me biznesmenët që kanë investuar në Kosovë, ose kanë plane për të investuar në Kosovë, Shqipëri, dhe viset shqiptare dhe për tu njoftuar nga afër me punën e tyre dhe me njëri tjetrin.

Kryetari i Unionit të Bizneseve të Diasporës Amerikën Veriore, binznesmeni  Elmi Berisha,,  tha se janë bërë të gjitha përgatitjet, “ ky dotë jetë një prej takimeve më të suksesshme, në takimet e tilla prej nga themelimi i këtij rrjeti mbarë kombëtar dhe jo qeveritarë dhe jo përfitues (NGO), një takim historik i biznesmenve shqiptarë, nga mbarë bota n? New York.

Janë paraparë të zhvillohen disa aktivitete në këtë takim tradicional. Do të zhvillohet takim i kryetarëve të mbarë rrjeteve shqiptare në botë.
Do të mbahet Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare, Gala darka Biznesore. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe drejtuesit më të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës dhe mbi 250 biznesmen shqiptarë nga e mbarë Bota.
Gjithashtu do të mbahet edhe takimi B2B Informues – Konferenca, ku do të bëhet prezantimi i projekteve të bizneseve nga Diaspora dhe atyre vendore, do të diskutohet rreth investimeve, pengesave dhe ç’do gjë rreth investimeve.
 
Edhe,  Drejtori për investime kapitale në ministrin e diasporës Dr. Naim Dedushaj, ideatori dhe themeluesi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, i cili po merret këto ditë me organizimin në Nju Jork, ka pohuar se ky do të jetë Samiti dhe takimet më të mëdha: " 

Rreth 300 biznesmen, kan mbrritur dhe janë gati" tha Dedushaj duke shtuar se :" se gjatë këtij takimi, në New York, pjesëmarrësit do të kanë mundësinë të takohen me kongresistë, senatorë, përfaqësues të Institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe me kompanitë liderë në tregun e Amerikës, përfshirë Presidentin e Shqipërisë zotin Bujar Nishani kryeministrin Mustafa, Minsistrin e Diaspores Murati dhe te tjere"
Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare për SHBA ,  para mbajtjes së Forumit të I-rë Ekonomik, mbarë shqiptarë, dhe takimet e ashtuquajtura B2B në mes të përfaqësuesve të bizneseve të Kosovës, Shqipërisë, dhe të bizneseve të tjera të shqiptare, në 4 kontinenetet, vendet e Europës, Australi, Azi, SHBA e Kanada, ku janë ngritur edhe 25 degët e këtij, rrjeti biznesesh shqiptare, dje nisi me takimet në grupe dhe vizta në qytetin e New Yorkut .

Sonte më datën 24 shtator në Nju-Jork, do të mbahet edhe “Darka Gala Mbarëkombëtare e Diasporës Shqiptare”, duke filluar nga ora 18.00 me kohën e Nju Jorkut .

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, i cili funksionon në katër kontinente, në gjithsej 22 shtete të botës, mbas disa takimve vjetore këtë e ka forumin e parë për nga rëndësia, siç janë shprehur ata i cili përcakton vullnetin e përbashkët për bashkëpunim të mbi 600 afaristëve të botës së biznesit nga mbarë diaspora: Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare.

“Aty do të lidhen kontakte dhe njohje të reja, do të promovohen kompanitë e tyre, do të mund të lidhen kontrata bashkëpunimi dhe do të jepen ide për investime të përbashkëta në fusha të rëndësishme në trojet shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe shkëmbimi i mendimeve bashkë me politikat aktuale në Amerikë, Kosovë dhe Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Rrjetit të Bizneseve shqiptare, lëshuar nga Presidenti i saj zoti Nazar Mehmeti veprimtar i dalluar i komunitetit shqiptar ne SHBA, dhe Sekretari i Përgjithshëm i RRBSHB, bisnesmeni i suksesshem nga Dallasi, z. Ismet Smajli.

Në faqen e saj të internetit Kryetari i RrBSh në Zvicër, zoti Naser Mustafa thotë se në Amerikë do ta çojnë përvojën e mirë dhe të suksesshme të biznesmenëve shqiptarë të Zvicrës, por edhe do të marrin njohuritë dhe përvojat e suksesshme të rrjeteve tjera dhe të biznesmenëve shqiptarëve nga vendet e ndryshme të globit.

“Ashtu siç ishim ideator dhe themelues të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër që më pas u bë model për themelimin e Rrjetit të Bizneseve Botërore Shqiptare dhe rrjeteve tjera në botë, do të bartim edhe idetë e reja dhe pikëpamjet tona për tu fuqizuar dhe zhvilluar edhe më shumë”, thotë kryetari Naser Mustafa.

Aktivitetet do të mbyllen neser më datën 25 Shtator 2016.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat