Si u realizua libri "Binak Alia dhe brezat pas tij"?

Amerika

Si u realizua libri "Binak Alia dhe brezat pas tij"?

Nga: Muhamet Mjeku - New York Më: 23 maj 2017 Në ora: 12:48
Kopertina e librit

Musli Mulosmanajn për herë të parë e takova në lokalet e redaksisë së gazetës "Illyria" në Bronx, NY në vitin 1991. Ai vinte tek ne me botuesin e gazetës Harry Bajraktarin të merrte ndonjë numër të saj dhe kur lagohej na thoshte" Ju lumtë mendja". E takoja edhe në ndeja dhe tubime të ndryshme të komunitetit shqiptar. Një përshëndetje, e jo më shumë. Një ditë po sa hyri Musliu në lokalet e redaksisë, golegu im Sulejman Gashi më tha: "A e di kush është ky burrë"?. Jo i thashë, vetëm e di se është nga Malësia e Gjakovës. Ky është i familjes së Binak Alisë", ma kthei ai. Aty, m' u kujtuan fjalët e babait tim "Kështu, këtë drejtësi, ka mundur ta ndajë vetëm Binak Alia". 

Në takimet e rralla me të, në një rast Musliu më pyeti: "Pse disa njerëz e fyejnë Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogun"?, ndërsa iu përgjigja, "Musli mos merr mërzi për këtë çështje se ndër ne s' mbeti kush pa u njollosur". 

Në vitin 2007 Harry Bajraktari më thirri në zyrën e tij për një bisedë. Aty më tha se kishte dy projekte për t' i realizuar: një monografi për familjen e tij dhe një tjetër për familjen e Musli Mulosmanajt, përkatësisht Binak Alisë. Më sygjeroi të bisedoja me Musliun. Pas pak ditësh e thirra që të pimë nga një kafe në Arthur Avenue, në Bronx. Ia hapa çështjen e Harry-t, por nga ai mora një përgjigje pak interesante: " Ata që është dashur të bëjnë diçka për Binak Alinë dhe familjen tonë, Hyseni dhe Abedini, s' kanë bërë asgjë. E, çka mund të bëj unë përballë mundësive që kanë pasur ata, se të dytë ishin të shkolluar dhe merreshin me shkrime". Nuk insistova ta bindja për të kundërtën. Kaluan vite dhe një ditë po e takoja në Arthur Avenue. Ai kishte gjitherë një përshëndetje të ngrohtë dhe shumë të afërt. Më tha," e ke shkruar një libër të mirë për familjen e Bajraktarit, e unë atëherë pata gabur që nuk ia nisëm asaj për Binak Alinë dhe familjen tonë":. I thashë, nuk është vonë as sot. "Jo nuk mund t' i them H.Bajraktarit më, pasi më pat ofruar para disa vitësh". Këto fjalë në mënyrë të terthort i ranë në vesh, z. Harry dhe kështu në pjesën e fundit të muajt shtator të vitit 2015 më thirri në zyrë dhe më tha se duhet ta realizojmë idenë e më parshme për shkrimin e librit për Binak Ailinë dhe të tjerët pas tij.

Rashë në kontakt me Musliun dhe ishte shumë i lumtur që po fillonim realizimin e projektit të cilin ai e kishte ëndërr. 
Gjatë punës njëvjeçare që patëm së bashku, pata rast ta njohë mirë këtë burrë të madh të Malësisë së Gjakovës në shumë apekte. Ai ishte një fisnik i rralë, intelegjent, shumë parimor dhe një njëri që të vërtetën e vlerësonte mbi të gjitha, bashkë me atdhedashurinë dhe Mbretërinë Shqiptare. Musli Mulosmanaj ishte në gjendje t' i përkujtonte detajet e ngjarjeve që kishin ndodhur para tetë dekadash. Gjatë rrëfimit për ekzekutimet dhe torturat që ia kishte bërë familjes së tij diktatura e Enver Hoxhës, shpeshherë i dilnin lotë. 
Me Musliun tash u bëmë shokë të mirë. Kishte një buzëqeshje të ëmbël dhe një përshëndetje të veçantë. Ai ishte rrëfimtar i jashtëzakonshëm për ato ngjarje që vetë i kishte përjetuar dhje për ato të tjerat që s' i kishte provuar, por i kishte dëgjuar nga të parët e tij. 

Në pranverën e vitit 2016, kur na kishte mbetur edhe pak punë për të kryer rreth librit , si në shka, i thashë: "Musli tash edhe nëse të dytë do të vdesim, libri do të dalë në dritë". Jo, ishalla më tha. Kur u bë promovimi i tij në Bajram Curr, Musliu me Harry Bajraktarin nga New Yorku udhëtuan pë në Tiranë, ku morën pjesë në dasmën e Princit Lekë, dhe tri ditë më vonë në Bajram Curr, u bë promovimi i librit nën përkujdesin e Besnik Dushajt " Binak Alia dhe Brezat pas tij" Unë edhe pse në këtë kohë ndodhesha në Prishtinë, për shkak të një ftohje të thellë me ethe nuk munda të mirrja pjesë. Më thirri në telefon dhe shprehu keqardhje për gjendjen time shëndetësore. Ia përsërita frazën që ia kisha thënë krejt në përfundim të përgatitjes së librit… "Jo, më tha , ti je i fortë".

Pas shërimit tim, e takova në dhjetor, 2016 në New York. Ishte shumë i kënaqur me vlerësimin që i kishin bërë librit për familjen e tij dhe më tha se edhe ai kishte qenë i sëmurë para dy muajësh, por tash ishte mirë.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat