Visar Zhiti si Faik Konica -është emrëruar si Ministër Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Uashington

Amerika

Visar Zhiti si Faik Konica -është emrëruar si Ministër Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Uashington

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 19:32
Ballina e librit të Ilir Ikonomit

WASHINGTON D.C: Visar Zhiti është emrëruar si Ministër Këshilltar nga qeveria Rama, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është konfirmuar për gazetën tonë nga vetë i emëruari për këtë post diplomatik, i cili tha se posti i tij : “Është pothuajse, i njëjtë me atë që 90 vjet më parë (1926), kur Mbreti Zog i I-rë, caktoi si Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Washington D.C. kryeqytetin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), publicistin, shkrimtarin, dhe kritikun Faik Konica”.
Emri i Visar Zhitit, për diplomacinë shqiptare nuk është një emër i zakonshëm. 

Zhtit ishte propozuar nga Kryeministri Edi Rama, për ambasador në Vatikan, por që Presidenti Bujar Nishani nuk e dekretojë atë. 

Megjithatë, Zhiti shërbeu për disa vjet  në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan pa dekretimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Ai është figurë e moderuar e të djathtës, shkrimtar dhe ish i persekutuar. 
 
Shkrimtari dhe diplomati Visar Zhiti është gjithashtu ish-ministër i Kulturës në qeverinë Berisha, në periudhën prill-Shtator të vitit 2013.
 
Në vitin 1997 Zhiti ka qenë atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, deri në vitin 1999.

Image

 
Zhiti ka qenë gjithashtu në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, por nuk mori votat për të qenë përfaqësues i kësaj force politike në parlament.
Në zgjedhjet e qershorit 2013, Visar Zhiti ishte i 13-ti në listën e Partisë Demokratike të qarkut të Tiranë, por nuk mundi të zgjidhej deputet, pasi demokratët fituan vetëm 11 mandate në këtë qark - Tiranë.

Simbas librit të Ilir Ikonomit, "Faik Konica - Jeta ne Uashington" thuhet se Faik Konica ka qenë si Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Washington D.C. kryeqytetin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), nga 1926 deri në vitin 1939, caktuar nga Mbreti Zogu i Parë.

“Publicisti, shkrimtari, kritiku Faik Konica, një nga mendjet më të mëdha që ka nxjerrë Shqipëria, gjatë periudhës së shërbimit si Ministër Fuqiplotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë viteve 1926-1939,si Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Washington D.C. kryeqytetin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), në vitin 1939, caktuar nga Mbreti Zogu i Parë, duke kryer dhe detyrën e Ambasadorit të Shqipërisë, në ato vite” ka shkruar gazetari Ilir Ikonomi, studiues dhe shkrimtar, në librin e tij "Faik Konica - Jeta në Uashington”, bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare. 

Ku libri i Ikonomit, "Faik Konica - Jeta ne Uashington" hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes Konicës dhe Nolit, komunikimet e Konicës me italianët gjatë luftës, polemikat mes tij dhe Kostë Çekrezit si dhe i jep lexuesit një vështrim të rrallë mbi jetën personale të Konicës në Uashington.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat