Shqiptari nga Kosova që po ndihmon njerëzit nga përmbytjet në Houston - Bota Sot
Shqiptari nga Kosova që po ndihmon njerëzit nga përmbytjet në Houston

Amerika

Shqiptari nga Kosova që po ndihmon njerëzit nga përmbytjet në Houston

Beqir SINA New York Nga Beqir SINA New York Më 30 gusht 2017 Në ora: 20:10
Nje shqiptar nga Kosova Mentor Fejzullahu, duke e përballuar me ndihmën për njerëzit e prekur nga përmbytja në Houston

HOUSTON TEXAS : Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, shprehu krenarinë e saj për kontributin shqiptarëve të Kosovës në Houston që po përballen këto ditë të vështira me fatkeqësinë natyrore, më të madhe të koharve, Uraganin Harvey në Hjuston - Teksasit

Ajo ka fjalë të mira edhe për komunitetin shqiptaro-amerikan në Teksas

 Ambasadorja Çitaku shkruajti në llogarinë e saj në facebook se ka patur rastin për tu kontaktuar me një pjestar të familjeve shqiptare, që jetojnë në Houston - Teksas

Të cilin ajo ka shfaqur dëshirën e saj që të njihemi edhe ne me Mentor Fejzullahu, shqiptarin nga Kosova, i cili është duke ndihmuar familjet e prekura në fatkeqësinë natyrore - përmbytjeve që kan vërshuar këto ditë në qytetin e Houstonit dhe rrethinat e tij.

 Zonjusha Çitaku shkruan se Mentori erdhi në Amerikë pas luftës në Kosovë. Ai jeton në Houston, Teksas. Huston është duke u përballur me sfida të mëdha për shkak të Hurricane Harvey, ku si gjithmonë, katastrofat e këtyre madhësive arrijnë të shfaqin ndjenjat më të mirë humane dhe njërëzore, që duhet të ofrojë, çdo njeri me guximin dhe solidaritetin. Kujdesin e madh për njëri-tjetrin.

Njeri prek këtyre njërëzve që dallohet për kontributin e tij është edhe Mentor Fejzullahu nga Kosova, i cili ka vepruar këto ditë të fundit si vullnetarë për të shpëtuar njerëzit, nga kjo fatkeqësi natyrore, shkruan Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, duke shtuar se :’Dhe kur flisja sot më herët me të, ai nuk tha ndonjë fjalë për këtë se çfarë kontributi dhe ndihme jepte ai, por njerëz të tjerë nga Houstoni më thanë, atë se çfarë po bën ky shqiptar çka nuk mund të ketë shqiptar që të mos bëhet më krenar për Mentorin nga Kosova”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat