Vlora Nikçi dhe Armend Baloku, nga Kosova risjellin Çifti i hapur, në Nju Jork - Bota Sot
Vlora Nikçi dhe Armend Baloku, nga Kosova risjellin Çifti i hapur, në Nju Jork

Amerika

Vlora Nikçi dhe Armend Baloku, nga Kosova risjellin Çifti i hapur, në Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 3 shtator 2017 Në ora: 15:46
Vlora Nikçi dhe Armend Baloku

Komedi e vënë në skenë me interpretimin e aktorëve të talentuar Vlora Nikçi dhe Armend Baloku, është shfaqur për katër netë me radhë në The Producer's Club në Manhattan - New York City.

“Çifti i Hapur” (The Open Couple) që u shfaqe në qytetin e New Yorkut, për komunitetin shqiptaro-amerikan, u ndoq nga dhjetra artëdashës, përfshirë artistë të njohur të komunitetit, veprimtar dhe afaristë, gazetar e studentë, Ambasadorja Teuta Sahatçia, dhe kongresmenin demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel me bashkëshorten e tij, Petty Engel.

“Çifti i hapur” (titulli italian: Coppia aperta, quasi spalancata) u shkrua në 1983 nga dramaturgët e njohur bashkëshortë italianë Dario Fo dhe Franca Rame.

Ajo është një shfaqje e Dario Fo, e cila  ashtu si disa nga luajtjet e tjera të Fo, është një lojë romantike, e cila është shkruar me gruan e tij Franca Rame.
Censorët italianë e kufizuan atë shfaqje, tek audienca mbi moshën 18 vjeçare kur Rame, përfshiu si një prolog monologun e saj "The Rape" - (seks jashtë vullnetit) frymëzuar nga përdhunimi i saj.

Në këtë farsë rreth politikës seksuale në martesë, një burrë e bind gruan e tij vetëvrasëse që një martesë e hapur, është politikisht e saktë dhe fillon me dallianët me gratë e reja, me tronditjen dhe tërbimin e saj. Pas vendosjes për të qenë e vetme, tavolinat u kthyen kur ajo i rrëfeu një burri të ri, profesorit të nominuar për çmimin Nobel dhe këngëtarëve dhe kompozitorëve të frymëzuar; është burri që bëhet vetëvrasës.

Pikërisht, kjo shfaqje nën interpretimin e shkëlqyer të çiftit bashkëshortor nga Kosova  Vlora Nikçi dhe Armend Baloku, për 4 netë me radhë tërhoqi kërshërinë dhe u duartrokitë gjatë në skenën e “Teatrit Shqiptar “ në Broadway, qytetin e New Yorkut, në The Producer's Club të Fredi Tollja.

Në natën e tretë, në këtë shfaqje, ka qenë Kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel dhe bashkëshortja e tij Petty, të cilët thanë se janë mahnitur  me interpretimin e aktorëve të talentuar Vlora Nikçi dhe Armend Baloku.

"Është, hera e parë që ndjek, një shfaqje teatrale me aktor shqiptar, por megjithse nuk di shqip, u mahnita tha Engel, kur pashë këtë interpretim, i cili me ktheu në nostaligjë e fëmijërisë time, kur dekada më parë, ka qenë nëna ime ajo që ka interpretuar, në këto skena, kur ajo ishte një studente e re në skenat e New Yorkut"

Ndërkohë, edhe Ambasadorja Sahatçia, e cili e ndoqi së bashku me bashkëshortin e saj, shfaqjen, u shpreh  shumë e kënaqur nga kjo shfaqje.
" Shfaqja "Cifti i Hapur" ne Broadway New York me Vlora Nikqi dhe Armend Baloku na dhane kenaqesine e nje performance te mrekullueshme te artisteve te shkelqyer." shkruan Sahatiçia në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.

Baritoni i njohur kosovar Ergin Oda, i cili me një grup artistësh ndoqi shfaqjen  e komedisë e vënë në skenë  me interpretimin e aktorëve të talentuar Vlora Nikçi dhe Armend Baloku, e quajti këtë shfaqje" Artistët për artistët".

A shkroi në statusin e tij, pas shfaqjes mbrëm në New York, :"Pas nje shfaqje te mrekullushme, interpretuar nga Armend Baloku e Vlora Nikçi! Urime, shume vite sken'!..Faleminderit qe na mblodhet, Ra kjo shfaqje e u pam' - pak' muzike shqipe me my Bro Taulant Mehmeti e Jeta Hyseni"

“Çifti i Hapur” (The Open Couple) që u shfaqe në qytetin e New Yorkut, për komunitetin shqiptaro-amerikan për katër netë me radhë në The Producer's Club në Manhattan - New York City, sot është në natën e katërt dhe të fundit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat