Lirohet nga burgu i Shpuzës në Podgoricë, intelektuali i njohur Prof.Dr. Nail Draga - Bota Sot
Lirohet nga burgu i Shpuzës në Podgoricë, intelektuali i njohur Prof.Dr. Nail Draga

Amerika

Lirohet nga burgu i Shpuzës në Podgoricë, intelektuali i njohur Prof.Dr. Nail Draga

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 06:04
Prof.Dr. Nail Draga

Dr. Nail Draga është liruar nga burgu dhe që nga sot është njeri i lirë!, shkruan një miku i tij në Nju Jork, ish anëntar i Parlamentit të parë demokratik në Mal të Zi, Xheladin Zeneli, shkrimtar e publicist.

Ai shkruan në llogarinë e tij në Facebook, se ky është një lajm i gëzuar për të gjithë ne, dhe posaçërisht për intelegjencën shqiptare duke pasur parasysh kontributin e madh dhe të pazëvendsueshëm që Dr. Draga ka dhënë dhe gjithënjë do të jap për çështjen shqiptare dhe në veçanti për çështjen shqiptare në Mal të Zi.

"Pushteti malazez dhe shteti farsë ligjor i tij, i cili e burgosi z. Draga në Maj të këtij viti , pati vetëm për qëllim që të komprementojë dhe të diskreditojë figurën e Dr. Nail Dragës, por jo vetëm që nuk ia arriti qëllimit, por tani Dr. Draga do të jetë më i fuqishëm se kurr !" shkruan Zeneli duke shtuar "Urojmë lirimin e intelektualit tonë Dr. Nail Draga dhe i dëshirojmë gjithënjë suksese në rrugën e tij në shërbim të kombit shqiptar!"/B.Sina/
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat