Edi Rama, "natën" fotografohet me Sorosin - "ditën" me Presidentin Donald Trump - Bota Sot
Edi Rama, "natën" fotografohet me Sorosin - "ditën" me Presidentin Donald Trump

Amerika

Edi Rama, "natën" fotografohet me Sorosin - "ditën" me Presidentin Donald Trump

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 1 tetor 2017 Në ora: 18:29
Donald Trump- George Soros

Derisa ndodhej për disa ditë në New York, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme OKB-së, ( sipas rotacionit) Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka zhvilluar edhe dy takime mes shumë takimeve, të cilat lan shumë debate pas....!

Mes dhjetra takimeve dhe fotografive të shpërndara, ka qen një takim të cilin postuesi i fotogarfisë, e bëri share - pra e shpërndau në rrjetet sociale; Instagram, Facebook dhe Twitter, një fotografi në të cilën tregohej për një takim, informal, të Kryeministrit Edi Rama, me miliarderin amerikan, me origjin çifute George Soros, dhe të birin e tij Alex Soros.

Ajo çka të bije në sy, në këtë fotografi nuk është më veshja ekstravagante i Ramës, se kjo nuk është më lajm dhe çdudi, por është edhe fakti interesant, që sa her më parë Edi Rama,kur  ka bër fotografi me mikun e tij, pra me miliarderin amerikan, me origjin çifute George Soros, ( me të cilin është i njohur prej kur Edi

Rama dhe vëllai e tij Olsi, ishin refugjatë në SHBA) si thonë pa u “tharë” negativi, pra vet Edi Rama, ka qenë ai që do të shpërndante fotografit, për mburrje dhe natyrishtë për të treguar se ka një mik të fortë në SHBA.

 Dhe, nuk thotë kot ajo fjala popullore :” Më mirë :"Një mik - sesa një Çiflig” .Mbasi si duket ai i bënte fotografitë, për të treguar se Edi Rama dhe vëllai e tij, e ka mik, miliarderin e njohur amerikan, George Soros, i cili është dhe kështu njihet, nga mbarë bota, pra si një filantropist i madh por dhe një politikan i kontestuar disa her në SHBA, për përkrahjen e tij, ndaj grupeve majtiste dhe sponsorizimin e të majtës në të gjithë Europën, me anë të Fondacionit Shoqëria e Hapur, dhe donacionet që ai ka dhën për kandidatët demokrat në fushatat presidenciale në SHBA.

Aq shumë e madhe, dhe e hapur ka qenë përkrahja e tij, ndaj grupeve të majta dhe kandidatëve demokrat në SHBA, ( të cilët, njihen këtu si krahu i majtë i politikës amerikane), sa që në fushtën e fundit në Cikago, miliarderi Gorge Soros, me njërëzit e tij nga “Fondacioni Shoqëria e Hapur”, Soros - ”Open Association Fundation”, ka detyruar të anulojë edhe një takim hapës të fushatës elektoral në Universitetin e Çikagos, pas tensionimit të situatës brenda hapësirave të këtij institucioni, në 11 mars 2016, të ish kandidatit republikan Donald Trump.

Mirëpo, ja që kësaj radhe fotografia e tij, me mikun e dëshmuar miliarderin amerikan, George Soros, çuditërisht, shpërndahet dhe bëhet lajm nga djali i filantropit kontrovers, Alex Soros, i cili ishte ai që ndoshta “pa lejen” e Ramës, ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe babain e tij Gorge Soros, si miq të vjetër.

Dhe, aq e bujshme ishte fotografia , sa që djali i Sorosit, Alexi, e përshkruan me entuziazëm takimin me Edi Ramën, dhe madje thotë ai se është i joshur nga veshja e tij.

“Gjithmonë, është një kënaqësi të takosh kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Një rilindas i cili është bërë simboli i demokracisë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu një artist i njohur botërisht. Për të mos përmendur që është i vemti Kryeministër që mban veshur një bluze T-shirt të Michael Jordan në takimet zyrtare, edhe pse unë jam një fans i përjetshëm i Knicks, nuk kam asgjë persoonale, përveç respektit”, shkruan djali i Sorosit, Alexi.

Takimi i Edi Ramës me George Soros, erdhi po në të njëjëtn ditë, në të njëtën kohë, ose pas takimit përshëndetës me Presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin Edi Rama dhe bashkëshortja e tij,  bëri edhe një fotografi zyrtare.

 Dhe,  po në të njëtën kohë që dihet se Presidenti Donald Trump, është konsideruar një nga kundërshtarët më të mëdhenj të miliarderit amerikan George Soros.
Aqsa Soros, i njohur për “miqësin” e tij me pronarët e CNN, dhe disa media kryesore në Amerikë, gjatë fushatës elektorale për President në SHBA, u akuzu jo vëtëm nga fushata, por edhe nga Donald Trupm, disa herë  se ishte ai që kishte investuar me të gjitha format kundër tij, përfshi këtu edhe daljen në CNN të disa

Kryeministrave, për të folur ata kundër kandidatit republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.
Ku një prej tyre, dihet se ishte edhe kryeministri Rama, i cili u komentua shumë vitin e kaluar për deklaratën e tij, sa bombastike aq edhe e papërgjegjëshme, bër nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, nga udhëheqsi i një vendi siç është Shqipëria, e cila dihet se historikisht, por sidomos në këto 25 vitet e fundit, ka gëzuar marrëdhënie të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara. 

“Fitorja e kandidatit republikan për president Trump, do të deklaronte Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, , do të ishte një kërcënim ndaj vendit të tij(Shqipërisë), dhe ndaj marrëdhënieve bilaterale midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.” cituan thënjen e Kryeministrit Edi Rama, axhensit e lajmeve në SHBA.

 Sipas agjencive të lajmeve, Edi Rama, u citua të jetë deklaruar jo vetëm si Edi Rama, por ajo që çuditi të gjithë, ishte se ai tha se flasë edhe si Kryeministër i Shqipërisë dhe si i tillë ai u shpreh në emër të Shqipërisë dhe të Shqiptarëve se sipas tij, “Donald Trump do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe pa dyshim është një kërcënim real edhe për marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane”,( Edi Rama 2016). 

Megjithë peshën e rëndë të këtij prononcimi, Kryeministri Rama, çuditërisht nuk dha asnjë her shpjegim dhe nuk dha asnjë fakt për të jutsifikuar deklaratën e tij, se pse zgjedhja e mundëshme e Donald Trump, do të kërcënonte marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, me gjithë  një deklerat sipërfaqësore, që bëri ai "sa për sy e faqe' i thonë shqip kur u zgjodh President Donald Trump. 

Dhe, nuk tregojë edhe, pse dhe nga kush u influencua, ose u “investua’', të bëj një dekelrat të till, që i shkonte më shumë përshtat manjatit hungarez George Soros, ndërkohë që Soros është një personazh i anatemuar shumë nga politika dhe media së bashku me fondacionin i tij, Shoqëria e Hapur, edhe në Shqipëri.
George Sors dhe Fondacioni i tij Shoqeria e Hapur,  shihet si sponsori kryesor në politikën shqiptare, ose si një “investim” nga SHBA, i Edi Ramës, Erion Veliajt dhe disa figurave të tjera në politikën shqiptare, deputet e ministra dhe udhëheqes, mediash, shoqatash , organizatash, qeveritare dhe jo qeveritare në Shqipëri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat