Dekorimi i Bob Doll nga Kongresi Amerikan, është nder edhe për Shqiptarët - Bota Sot
Dekorimi i Bob Doll nga Kongresi Amerikan, është nder edhe për Shqiptarët

Amerika

E enjte, 15 nëntor 2018

Dekorimi i Bob Doll nga Kongresi Amerikan, është nder edhe për Shqiptarët

Nga: Harry Bajraktari Më: 21 janar 2018 Në ora: 07:23
Harry Bajraktari dhe Bob Doll

Një prej drejtuesve e figurave më të famshme të Kongresit Amerikan, ish senatori Bob Doll, këto ditë, u nderua me Medaljen e Artë të Kongresit, për shërbim dhe kontribut të jashtëzakonshëm ndaj vendit të tij, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I uroj nga zemra këtë mirënjohje të lartë të Kongresit, mikut më të madh të shqitarëve, i cili që nga vitet e 90- ta të shekullit të kaluar, kur ishte në Prishtinë, e deri më sot qëndroi pranë Kosovës dhe shqiptarëve. Senatori Bob Doll është një nga njerëzit kryesor, i cili ka ndihmuar lirinë, pavarësinë, konsolidimin dhe afirmimin e shtetit të Kosovës.

Me senatorin Doll, i cili është afër me komunitetit tonë shqiptaro- amerikan, bashkëpunuam dhe bashkëvepruam për kohë të gjatë për çështjen e Kosvës në periudhat më të vështira që përjetonte ajo nga dhuna serbe.

Doll ishte mik personal i Jim Xhemës dhe mik i imi, si dhe i shumë bashkatdhetarëve këtu në Amerikë dhe i shqiptarëve në përgjithësi në Ballkan.

Bob Doll ishte mik i afërt edhe i Presidentit Rugova dhe i figurave të tjera shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test