Vdiq dhe u varros në Nju Jork, patrioti dhe atdhetari Halit Nezaj - Bota Sot
Vdiq dhe u varros në Nju Jork, patrioti dhe atdhetari Halit Nezaj

Amerika

E premte, 19 tetor 2018

Vdiq dhe u varros në Nju Jork, patrioti dhe atdhetari Halit Nezaj

Më: 25 janar 2018 Në ora: 18:00
Pamje nga varrimi

Në Nju Jork - SHBA,  ka ndërruar jetë, pas një sëmundje të pashërueshme, atdhetari, biznesmeni, një nga emigrantët e vjetër të komunitetit Halit Nezaj. Ai tha se  Halit Nezaj - ka vdekur në shtëpinë e tij në Clifton Park të Nju Jorkut, të shtunën mbrëma, më 20 janar 2018, i rrethuar nga anëtarët e familjes së tij.

Haliti vuante nga një sëmundje e rëndë dhe u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare.

Halit Nezaj lindi me 12 Qershor 1933 në Shipshan të Malësisë së Gjakovës(Tropojë) në familjen e atdhetare të Nezajve, një familje e njohur në Historinë e Tropojës dhe të Kosovës gjatë të gjithë shekullit të 19-të dhe 20. Fëmijërinë Haliti e kaloi në vendlindje, ndërsa kur ishte 15 vjeç, familja, e detyruar nga presioni shtypës i diktaturës komuniste, kaloi në Kosovë. Edhe aty Halit Nezaj dhe familja e tij përjetuan vuajtjet e mundimet e sistemit serbo-sllav-komunist.

Haliti dhe familja gjetën qetësi pas shumë mundimeve dhe një kalvari të gjatë vuajtjesh, pasi arritën të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1969. Familja Nezaj u vendos në Nju Jork, dhe këtu tregoi vlerat në fushën e biznesit, ndërkohë që u dallua në veprimtaritë Kombëtare të komunitetit shqiptar.

Image
Varrimi

Halit Nezaj dhe Familja e tij dhe disa bashkatdhetarë të tjerë janë të njohur për sponsorizimin e Shtatores së Ali Ibër Nezaj, figurë e njohur Kombëtare në Lidhjen Kombëtare të Prizrenit.

Në librin autobiografik të Halit Nezaj ”Rrugëtimi i Përjetësimit të Ali Ibër Nezaj në Bronz”, janë edhe listat e donatorëve të shtatores si dhe përshkruhet rrugëtimi i shtatores, si lindi ideja, kush ishin sponsoret, komisioni etj.

Jeta dhe veprimtaria e Halit Nezaj, gjithashtu është përshkruar në librin e tij”Udha e Ëndrrës së thyer”. Ai është dhe sponsorizues i librit “Ali Ibër Nezaj” me autor Hamit Aliaj.

Familja preti ngushëllime të Martën me 23 Janar, në Shtëpinë mortore : “Pleasant Manor Funeral Home”, shkruan Tv21

Ndërkohë varrimi i Halit Nezaj u bë ditën e Mërkurë me 24 Janar 2018, në kompleksin e varreve qytetare “Hope Cemetery in Hastings” Hudson, New York.

Halit Nezaj vdiq në shtëpinë e tij në Clifton Park të Nju Jorkut të shtunën mbrëma, më 20 janar 2018,  3 muaj mbasi i vdiq gruaja e tij e dashur Hyra më 30 tetor 2017.

Image
Naser Osmani kumbara e tij ka lënë mesazh ngushëllimi për Halit Nezaj

Naser Osmani kumbara e tij ka lënë mesazh ngushëllimi për Halit NEZAJ duke e quajtur atë “My GODFATHER”

Vdekja e atdhetarit dhe patriotit Halit Nezaj na ka rënduar të gjithëve, thotë Osmani duke shtuar se :”. Halit NEZAJ - kumbara im, ishte ndër ata atdhetar në Amerikë që iu përkushtua lobimit për çështjen shqiptare e në veçanti lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Halit NEZAJ me pasion e realizoi vënien e shtatores në Gjakovë të Ali Iber Nezaj - figurës së njohur kombëtare të Lidhjes së Prizrenit.

Halit NEZAJ ishte autor i librit “ Udha e ëndrrës së thyer” , ku përshkruan jetën e të parëve të tij në Tropojë, peripecitë e migrimit, familjarizimin me familjen time ( koha kur unë linda) dhe rrugëtimin drejt Amerikës.

Halit Nezaj të qoftë dheu i lehtë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test