Nju Jork: Vera nga Kosova Stone Castel në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës - Bota Sot
Nju Jork: Vera nga Kosova Stone Castel në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Amerika

Nju Jork: Vera nga Kosova Stone Castel në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 15 shkurt 2018 Në ora: 19:24
Stone Castle

NEW YORK: Jo vetëm kjo javë e pavarësisë së Kosovës, por vështirë është të gjesh një aktivitet në komunitet, që të mos shijohet pa verën e famshme qe vjen posaçërisht nga Kosova, Stone Castle e Rahovecit me pronar shqiptaro amerikanin Rustem Geci.

10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, është shënuar gjatë gjithë kësaj jave të pavarësisë së Kosovës, në Nju Jork, kremtimet e saj - nën kujdesin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në SHBA, me verën e njohur nga Kosova, Stone Castel, ku me anë të një statusi të saj në rrjetin social Facebook, diplomatët në Nju Jork, përmes këtyre fotografive të punuara nga mjeshtri i fotografisë, i mirënjohuri Arben Llapashtica, kanë marrë edhe një faleminderit publik.

Ylber Kryeziu, diplomat i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook : “E falënderojmë kompaninë e verës US Stone Castle Wine” nga Rahoheveci, me pronar veprimtarin e njohur nga SHBA, Rrustem Geci, për zemërgjerësinë dhe mbështetjen e madhe për realizimin me sukses të shumë ngjarjeve të organizuara nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York. me komunitetin shqiptar dhe diplomatët e huaj - Gëzuar Pavarësinë e 10-të Kosovë!” shkruan ai.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test