"Dita e Trashëgimnisë Shqiptare" në Nju Jork - Bota Sot
"Dita e Trashëgimnisë Shqiptare" në Nju Jork

Amerika

E diel, 21 tetor 2018

"Dita e Trashëgimnisë Shqiptare" në Nju Jork

Nga: Beqir SINA Më: 5 qershor 2018 Në ora: 17:59
Foto nga festivali

Valhalla - Westchester NY : Në veri të qytetit të Bronksit, në qytezën Valhalla - Westchester, në praninë e rreth tre mijë vetave, u festua "Dita e Trashëgimnisë Shqiptare", në Amerikë, e organizuar kjo për çdo vitë nga Qëndra kulturore "Nënë Tereza" nën kujdesin e Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë" Zoja e Shkodrës".

Festivali “Dita e Traditës Shqiptare”, që ndoshta është edhe pikniku më i madh i shqiptarve të Amerikë, mbahet në kantonin e Westchester - Valhalla- Parkun në Kensico Dam Plaza, në të njëjtin muaj dhe në të njejtin vend për disa dekada në rradhë. 

Pikniku që thirret festival këtu në Amerikë, është një aktivitet masive argëtimi, ku shqiptarët nga Zona e Tri-Shteshit, vazhdojnë të vijnë përsëri, me gjithë familjet e tyre. Ky pinik është në komunitetin shqiptar ngjarje e ditës, që përfshijnë, fjalimet pershëndetse, aktivitetet kulturore e sportive, argëtimin me pjesmarrjen e grupeve muzikore dhe kërcimtarëve, së bashku me këngëtarët e komunitetit. 

Vizitorët e shumtë që vijnë nga e gjithë Zona e Tri-Shteshit, mblidhen së bashku me familjet e tyre të shijojnë ushqimet tradicionale shqiptare, të serviruara nga shitësit të shumtë ambulant të cilët shesin, vepra arti dhe punime artizanale tradicionale të panumërta me simbolet tona kombëtare.

Festivali “Dita e Traditës Shqiptare” mbahet simbas traditës, të dielën,e parë të qershorit, ose të dytën, në Kensico Dam Plaza në Valhalla, ku së bashku me shqiptarët në park, vijnë edhe zyrtarët e lart të kësaj prefekture, lider të komunitetit shqiptar, afaristë, biznesmen, artistët, lider fetar, dhe përfaqësues nga shoqatat e organizatat e komunitetit.

Ky piknik mbahen nën kujdesin e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, në bashkëpunim me Westchester County Parks, në Kensico Dam Plaza në Valhalla, dhe kësaj rradhe u mbajt të dielën më 3 Qershor.

Edhe pse një ditë do të duket pak për të shpalosur pasuritë e një populli, pak nga të gjitha fushat kulturore, të përfaqësuara nga elementet më të mirë të tyre, megjithatë aktiviteti përbën një ngjarje të rëndësishme kulturore në mërgim. "Dita e Trashëgimnisë Shqiptare" në Amerikë "Albanian Cultural Heritage", në Kensico Dam Plaza në qytezën Valhalla, ka më tepër një karakter festiv. Këngëtarët dhe valltarët e Grupeve të Këngëve dhe Valleve Popullore, përçojnë traditën më të mirë të muzikës dhe valles popullore, në një skenë të madhe verore.

Ndërkohë edhe ritmet e muzikës moderrne dëgjohen nëpër park si ajo ambientale, techno, house, trance, rock & pop, dance, hip hop, clasica, e tjera. Ato përçohen përmes CD-ve dhe DJ, e video clipeve, te grupet e të rinjëve që shijojnë të gjitha llojet e muzikës. 

Në këtë festival në se do t'a quamin kështu nuk kanë munguar asnjëherë as lojrat popullore e sportive, ushqimi dhe ekspozimi i, simboleve kombëtare, flamuj, distiktiva me figura kombëtare, CD me muzikë të ndryshme nga të gjitha trevat, kaseta dhe video kaseta.

Ndërkaq festivali "Dita e Trashëgimnisë Shqiptare", në Amerikë, shfaqë gjithëheret tek të gjithë shqiptarët, shumë veti dhe lë mbresa të bukura që ndikojnë në jeten komunitare. "Dita e Trashëgimnisë Shqiptare", në Amerikë, tregon edhe një herë se sa jemi të bashkuar rreth flamurit kombëtar dhe traditës së bukur kulturore artistike, në mërgim. Bashkësia shqiptare në Amerikë, edhe me këtë piknik tregonë se ka një potencial të intelegjncës dhe njerëzë të kulturës, artit dhe shkencës për nga pjesmarrja pasi aty është e gjithë Shqipëria në miniature.

Ky argetim kaq masiv jep një shembull tek bashkëatdhetarët nga ana e organizatorit të cilët dinë të ftojnë në çdo kohë shqiptarët e Amerikës, të shlodhen e të argëtohen, e të marrin me shumë energji për t'i derdhur në të mire dhe për të mirën e organizimit tonë edhe këtu përtej Oqeanit Atlantik në Amerikën e largët.

Piknikun e Trashëgimnisë Shqiptare, e hapi dhe e bekojë Famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës, Dom Pjetër Popaj, kurse me përshëndetëje rasti të dielën me 3 qershor, në Kensico Dam Plaza në Valhalla, erdhi edhe County Executive George Latimer (Demokrat), ish kongresmeni republikan e Nju Jorkut, Xhozef DioGuardi,Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, lobit të parë dhe të vetëm shqiptar.

Grupi Rozafati nga Kisha Zoja Shkodër me koreografe Agelina Nika, në Piknikun e Trashëgimnisë Shqiptare, si nga hera është spektakolar, pas edhe kesaj rradhe ai e ka ndezur atmosferen festive gjatë gjithë ditës në sheshin Kenisco Dam në Valhalla, ndërsa këngëtar të njohur si Hajro Ceka, Remi, dhe këngëtarja Nikoleta Vokrri, në shoqërimin e DJ - Sammy Ceka, argëtuan pjesëmarrsit me këngë e valle nga të gjitha trevat shqiptare.FOTO GALERI
Në Piknikun e Trashëgimnisë Shqiptare, morën pjesë shqiptarët nga Nju Jorku dhe Zona e Tri-Shtetshit, emigruar nnga Shqiperia , Kosova e viset shqiptare. 

Aty janë shqiptaret e të gjitha moshave me familjet dhe miqtë e tyre, që marrn pjesë në këtë festival të madh, duke festuar identitetin shqiptar. Të rinjët e të rejat si gjithnje pëlqyen të luanin futboll, volejboll dhe sportet e tjera rekreative. 

Kjo ishte një ditë e mrekullueshme për të gjithë shqiptarët këtu për të festuar kulturën e traditën e vyer shqiptare.

"Dita e Trashëgimnisë Shqiptare" në Amerikë "Albanian Cultural Heritage ", në Kensico Dam Plaza në qytezën Valhalla, percepitohet njëkohësishtë, si një festival argëtues. Aty marrën pjesë me mijëra mërgimtarë shqiptarë, të emigruar këtu, në periudha të ndryshme nga të gjitha viset e Shqipërisë: Shqipëria, Kosova, Çamëria, Kosova Lindore, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ata mblidhën në këtë ambjent të mrekullueshem natyror, shumë i ngjashëm me bukuritë natyrore të bjeshkeve , luginave dhe fushave të Kosovës, Shqipërisë, e viseve të tjera, për të ringjallur traditën e bukur shqiptare, të këtyre festave tradicionale kombëtare.

Me këtë festival i quajtur "Dita e Trashëgimnisë Shqiptare", në Amerikë, Qëndra kulturore "Nënë Tereza" nën kujdesin e Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë" Zoja e Shkodrës”, mund të themi se tani më kanë krijuar një festë në natyrën e bukur amerikane, festë e të gjithë shqiptarëve, nga Uqini, Tuzi, e Tetova, Tirana, Çamëria, Prishtina, Presheva, Plava, Gusia dhe Malësia.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test