Rezoluta e Kongresit Amerikan kushtëzon Serbinë për zbardhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi - Bota Sot
Rezoluta e Kongresit Amerikan kushtëzon Serbinë për zbardhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi

Amerika

E diel, 18 nëntor 2018

Rezoluta e Kongresit Amerikan kushtëzon Serbinë për zbardhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 21:26
Komisioni për Punë të Jashtme i Kongresit Amerikan miratoi lidhur me ekzekutimin e vllëzerve Bytyqi

Zbardhja e vrasjes së tre shqiptarëve me shtetësi amerikane në vitin 1999 në Serbi mund të determinojë marrëdhëniet diplomatike në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë.

Kështu thuhet në tekstin e  rezolutës që Komisioni për Punë të Jashtme i Kongresit Amerikan miratoi lidhur me ekzekutimin e vllëzerve Bytyqi.

Këta tre vëllezër ishin arrestuar në Serbi për kalim ilegal të kufirit në vitin 1999 dhe pas lirimit ishin ekzekutuar atje.

Kufomat e Yllit, Mehmetit dhe Agronit janë gjetur në vitin 2001 në një varr të pashënuar ndanë një kampi policor të trajnimit në Petrovo Selo, afër qytezës Kladovo. Duart e tyre ishin të lidhura me tel, sytë e mbështjellë me shami dhe secila kafkë kishte një vrimë plumbi: ishin ekzekutuar në vend. Ata u gjetën mbi një varreze masive që përmbante kufomat e 67 burrave dhe grave nga Kosova.

Deri më këtë ditë nuk ka të arrestuar si të akuzuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Në rezolutën e nxjerrë kërkohet nga Serbia, masa konkrete për zgjidhjen e këtij rasti, ose mund të dëmtohen marrëdhëniet diplomatike.

Progresi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesae tij , duhet të mbetet një faktor i rëndësishëm duke determinuar zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë.

Këtë rezolutë e bëri publike ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila tha se është e impresionuar nga vendosmëria për zgjidhjen e këtij rasti.

“Përulem para vendosshmërisë së prindërve, familjarëve dhe komunitetit Shqiptaro-Amerikan që me këmbëngulje punuan dhe nuk hoqën dorë asnjëherë nga kërkesa për drejtësi”, shkroi ajo në Facebook.

Rezolutën e plotë në gjuhën angleze mund ta lexon Këtu:

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test