Papa Françesku priti Arqipeshkvin e Tivarit imz. Rrok Gjonlleshaj e don Anton Kçirën meshtar e ambasadori i shqiptarëve në SHBA

Amerika

Papa Françesku priti Arqipeshkvin e Tivarit imz. Rrok Gjonlleshaj e don Anton Kçirën meshtar e ambasadori i shqiptarëve në SHBA

Nga: Lekë Mrijaj Më: 7 shtator 2018 Në ora: 21:02
Pamje nga takimi

Sot në Kapelën e Selisë së Shenjt të Shën Martës në Vatikan, u mbajt një meshë e rregullt nga ana e Papa Françeskut. Me ç’rast në meshën shenjte morën pjesë edhe imz. Rrok Gjonlleshaj, Arqipeshkvi i Tivarit e don Anton Kçira, meshtari i devotshëm ( Kosovë e SHBA ), dhe siq e quan shqiptarizmi në trojet arbrore , amabasador i shqiptarëve në SHBA, që do të thotë se i tërë misioni e motoja tij mbi 51 vjeçare ishte për Fe dhe Atdhe. Pikërisht don Antoni, ishte dhe mbetet një nder figurat tona më të ndritura dhe me të spikatura fetare, atdhetare, kombëtare dhe patriotike mbarë shqiptare vlerësuar edhe nga ana e studiuesve shqiptar.

Pas meshës shenjte të përbashkët me Papën, imzot Rrok Gjonlleshaj edon Anton Kçira u pritën në një audiencë të veçantë nga ana e Papa Françeskut. Don Antoni në mes tjerash për popullatën dhe besimtarët e tij nga rrjeti i tij social shkruan duke thënë se: “E falenderoj Zotin dhe imzot Rrok Gjonlleshaj-n, Arqipeshkëvin e Tivarit të cilët më mundësuan të e bëj një takim të tillë me Shkelqësinë e Tij, Papa Françeskun. Veç tjerash, prelati ynë imz. Rroku e njoftoi Papa Françeskun për aktivitetin dhe deshminë time gjithëperfshirëse jetësore meshtarake ndaj edhe Papa Françesku menjiherë gjatë bekimit që më bëri në mes tjerash me tha don Anton: “ Ju jeni deshmitar i gjallë i dashnisë që Krishti ka për secilin njeri, posaqërisht për popullin e vendit tënd”. Pasi që e mora bekimin nga Ati i Shenjt – Papa Francesku, në fund të fjalës më tha:” Zoti të bekoftë dhe të ruajt”.

Don Antoni, e falenderon Zotin për këtë dhuratë të bukur njëkohësisht takimin e tij me Papën e vlerësoj si një një takim me plotë emocione dhe të paharrueshëm pra takim me një bekim Hyjnor për jetën e tij meshtarake 51 vjeçare ( Kosovë, Detriot ), duke i dhënë kurajo që si meshtar akoma të ecën perpara gjurmëve të Krishtit Shelbues. Andaj po kthehem i lumtur, i pasur, me bekime hyjnore, me perqafimin e Papës , për të cilin çdo ditë i lutem Zotit të ruaj në drejtimin e Kishës në në fund të shkrimit të tij don Anton Kçira Don Antoni pas marrjes së bekimit nga Ati i Shenjt – Papa Françesku në fund Atit të Shenjt i dhuroi librin: “Don Anton Kçira në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë” me bashkautorësi të studiuesve Tomë Mrijaj - Klajd Kapinova ( libër permbledhës nga shumë opinionist e studiues shqiptar).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat