Deputetja Rudina Hajdari foli në Columbia University, në New York - Bota Sot
Deputetja Rudina Hajdari foli në Columbia University, në New York

Amerika

E hënë, 22 tetor 2018

Deputetja Rudina Hajdari foli në Columbia University, në New York

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 19:08
Deputetja Rudina Hajdari foli në Columbia University, në New York

E ardhmja e Ballkanit në epokën e presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump ishte tema që trajtoi, mbrëmë, të martën në 18 shtator, në Columbia University, në New York, deputetja shqiptare Rudina Hajdari.

Ajo vuri në pah një rënie të interesit dhe pranisë aktive amerikane në rajon gjë që ka inkurajuar afrimin e faktorëve të tjerë gjeopolitikë të jashtëm. Kjo e gërshetuar me amoralitetin që karakterizon politikën e jashtme të Administratës Trump ka filluar të ngrejë pikëpyetje për të ardhmen e Ballkanit.

Takimi që u moderua nga profesoresha shqiptaro-amerikane në Columbia University, Tanya Domi, një aktiviste e njohur e të drejtave të njeriut, u mbajt në një nga sallat e Institutit Harriman, një nga më të njohurit në botë për studimin e Europës Lindore dhe hapësirës ish-sovietike.

Për të ndjekur anëtaren e Kuvendit të Shqipërisë kishin ardhur diplomatë, studentë, gazetarë, anëtarë të komunitetit shqiptarë, aktivistë e vëzhgues.

Gjatë leksionit të saj që zgjati rreth një orë, ajo u ndal në paqartësinë dhe shqeësimet që rrethojnë bisedimet për një marrëveshje me shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, praninë e faktorëve të jashtëm si Rusia, Kina, Turqia, Vendet e Gjirit etj në Ballkan, zhvillimet në Shqipëri dhe luhatjet në politikën e jashtme amerikane lidhur me rajonin.
Në fund, u vijua me pyetje, përgjigje e diskutime.

Hajdari e cila është edhe pedagoge e jashtme për Shkenca Politike, në Universitetin e Tiranës, është diplomuar në SHBA dhe ka bërë stazhin në Kongresin Amerikan, në Zyrën e Kongresistit të njohur Eliot Engel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test