Gjergj Kastrioti-Skënderbeu - Ati i Kombit - Bota Sot
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu - Ati i Kombit

Amerika

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu - Ati i Kombit

Nga: Beqir SINA - New York Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:06
Njoftimi

Michigan, me 16 tetor 2018

Këshilli Organizator i Simpoziumit “Gergj Kastrioti  - Skenderbeu, jeta dhe vepra”, me pjesëmarrjen e Qendrave  fetare dhe shoqatave, i mbajtur në Sauthfield e Rochester Hills, Michigan - SHBA, më 27-28 janar 2018, në kuadrin e “Vitit Mbarëkombëtar”, të shpallur nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, në nderim të Kryeheroit të kombit tonë, mbrojtësit të vlerave të larta civilizuese europiane, i propozon institucionëve më të larta të shtetit Shqiptar dhe atij Kosovar, nisjen e proçedurave ligjore, për t’a kurorëzuar së bashku me sukses, shpalljen e Gjergj Kastriotit Skenderbeu:

“Ati i Kombit Shqiptar”

Mbështetur nga përvoja pozitive Amerikane dhe Europiane gjatë historisë, e shprehuar kjo në tituj të veçantë si: “Father of Nation” ose “Pater Patriae” si dhe në botime të ruajtura në 20 gjuhë të botës, dëshmohet se janë të paktë ato përsonalitete, të cilët kanë gjetur pasqyrim aq shumë në vepra letrare, muzikore, pikturë e skulpturë, sa ka gjetur legjënda e lirisë së kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skenderbeut, arkitektit të “Beslidhjës së Lezhës”, më 2 mars 1444, themeluesit të shtetit shqiptar, me flamurin kuq e zi, me shqiponjën dy krenare dhe vizionarit të pathosit të shpirtit të madh të një kombi, me gjuhë dhe tradita të lashta Europine, e vërtetuar kjo edhe në botën e lirë, një pjesë e familjës së tij me mbiemrin “Skanderbeg” në fund të shekullit 16-të, mbërriti në brigjet e San - Françiskos dhe në Montreal të Kanadasë, të cilët arritën të zhvillojnë traditën, gjuhën, fenë, si ideatorë të themelimit të librarive, shtëpive botuese, poet dhe deputet, duke e ruajtur mbiemrin deri në ditët e sotme. Këtë e tregojnë studimet e krijimet e Longfellow, Faik Konices, Prof. Athanas Geges, Prof. Arshi Pipes, Prof. Xhevat Kallajxhi në SHBA dhe Dr. Mubarak, Duro Cinit, Abat Prend Doçit, e të romacierit Charls Ewert ne Kanada si dhe nga plot krijues të tjerë të huaj në botën e lirë. Imzot Fan Noli kishën e tij të parë në Boston e pagëzoi me emrin e “Shën Gjergjit” në kujtim të Heroit tonë Gjergj Kastrioti, si shkëlqim shenjtëror.

Duke e ndjerë një krenari kombëtare, mbas evenimentit të Simpoziumit shkencor, kushtuar Heroit tonë kombëtar nga shqiptarët e Amerikës, të cilët e kanë frymë të parë atdheun që na e lanë Arbërit dhe Kastriotët, të trashëguar prej iliro-pellazgëve, idesë për shpalljen e Kryetrimit legjendar të shqiptarëve “Ati i Kombit” e mbështetën me njëherë dhe fuqishëm të gjithë studiuesit, pjesëmarrës në këtë simpozium, nga Shqipëria, Kosova, Arbëreshët e Italisë, Maqedonia, Mali e Zi si dhe qendra fetare, shoqata kulturore dhe patriotike, që veprojnë në Michigan, New-York dhe në disa shtete të SHBA e në Kanada. Kësaj nisme i janë bashkangjitur shumë përsonalitete të lobit shqiptar në SHBA si, ish kongresmeni Joe DioGuardi, Prof. Sami Repishti, Atë Artur Liolin, Ekrem Bardha, Mark Gjonaj, Jim Xhema, Herry Bajraktari, Sejdi Bytyçi, Dom Fred Kalaj, Rustem Gecaj, Bruno Selimaj, Dr. Gjon Buçaj, Gjeke Gjonlekaj, Richad Lukaj, Ilir Zherka si dhe figura të njohura potenciale të botës së kulturës, artit e biznesit në Amerikë dhe me gjërë.  Institucionet mediatike si “Zëri i Amerikës” gazeta “Dielli” etj.  Shqiptarët e Amerikës me shekuj e kanë pranuar Gjergj Kastriotit si “Atin e Kombit”, duke manifestuar kudo gjuhën dhe traditçn shqipe, duke e kujtuar ate në përvjetore, në poezi, studime, këngë, simpoziume shkencore e deri në realizimin e një filmi artistik. Ata ngritën në Qendrën katolike të “Shën Palit” përmendorën e Gjergj Kastriotit - Skenderbeu dhe të shenjtorës Nana Tereze, në të dy kishat. Kështu Kryekalorësi i shqiptarëve jetoi në pjedestalin e shpirtrave të tyre.

Ne, jemi të bindur se Gjergj Kastrioti - Skenderbeu ishte princi më fitimtar i lirisë së tokës arbërore, diplomat, strateg dhe simbol i prosperitetit Europian të shqiptarëve, mësues i madh “Atë i kombit” siç do t’a quante Çajupi “Burri i Dheut”

Shqipëria në Europë me Gjergj Kastriotin – Skenderbeu, si pesë shekuj më parë me në krye “Atin e Kombit” është një akt i madh historik, i të qenurit shqiptar dhe plotësisht i merituar në familjen e madhe europiane, për të cilën luftoi 25 vjet fitimtar.

Për Këshillin Organizator të Simpoziumit

Dom Ndue Gjergji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test