Të avancohet çështja shqiptare në Maqedoni,shtetformues e jo pakicë kombëtare

Amerika

Të avancohet çështja shqiptare në Maqedoni,shtetformues e jo pakicë kombëtare

Nga: Skënder Karaçica Më: 20 tetor 2018 Në ora: 18:08
Skënder Karaçica

Shumë të nderuar Intelektualë Shqiptarë,

Diaspora Shqiptare në Amerikë tash e një shekull është bërë një zë u fuqishëm në ripërtëritjen e vizionit për Atdheun.Diaspora Shqiptare nuk ka tjetër Atdhe pos Tokës së Shqiptarizmës,kjo është historia dhe rrugëtimi ynë në Amerikën e largët,është pjesë e historisë së gjatë të popullit shqiptar për lirinë.

Malli dhe lotët veçse na japin forcën e burrërisë shqiptare se me qajtë për Atdheun nuk është turp,na thotë fjala e popullit.Rreth një shekull e gjysmë më parë,për fjalën ,,diasporë,,e cila do të thotë,,shpërndarje,,-Jeronim de Rada,përdori në shqip fjalët ,,gjaku i shprishur,,.Duke dendësuar dramaticetin  e fjalës ,poeti i madh tregoi se ishte ai vetë bir i diasporës shqiptare dhe dhimbjes së saj.

Në tubimin e sotëm në Shkup,Ju do të kuvendoni se si të shpalohet projekt-programi kombëtar i botës intelektuale shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni dhe si do të qaseni zgjidhjes së çështjes shqiptare përmes ligjeve kushtetuese,që sot e këtu populli shqiptar të dalë nga margjinat e kohës dhe të marrë të drejtën që i takon në fushën e barazisë kombëtare si popull i dytë shumicë dhe avancimi në shtetformues e jo pakicë kombëtare.

Epoka që jetojmë,thotë shkrimtari Ismail Kadare,si çdo epokë që vjen pas thyerjeve të mëdha,është e mbushur sot me keqkuptime dramatike.Një nga këto,ndoshta më themelori,ka të bëjë me raportet e njeriut me Atdheun,e njeriut me kombin e vet.

Formimi i Këshillit të Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni është në vija të trasha një patriotizëm i shëndetshëm,që nuk ka asnjë lidhje me nacionalizmin agresiv që po e bëjnë të tjerët në Ballkan ndaj kombit tonë, por e drejtë e vlerave universale të lirisë dhe demokracisë për çështjen e popullit shqiptar në hapësirën etnike në Maqedoni.

Për nismën tuaj kombëtare Ju përgëzojmë nga Amerika!

Në tubimin e sotëm në Shkup të dëgjohet zëri i arsyes se populli shqiptar në këto hapësira nuk janë qiraxhinjë në shtëpinë dhe tokën e vet etnike!Republika e Maqedonisë Veriore tashti me këtë emërtim të ri,kërkojmë që populli shqiptar të ruaj identitetin e vet kombëtar dhe të avancohet pozita e tij kombëtare me Kushtetutë,popull shtetformues dhe të dalë njëherë e mirë nga këndi i ligjeve aktuale të pakicës kombëtare dhe të marrë hisen vet etnike kombëtare.

Kur shpirti intelektual shqiptar i afrohet popullit të tij atëherë çështja shqiptare në këto hapësira do të marrë një trajtë tjetër të jetës dhe të afirmimit për participim të përbashkët të dy popujve shumicë të maqedonsasve dhe shqiptarëve.Maqedonia si shtet vetëm me këtë model të demokracisë me vlerat e barazisë kombëtare mund të mbijetojë në kohën e globalizimit dhe të forcimit të në një pikë të përbashkët me popujt e Evropës.

Populli shqiptar në Ballkan po bëhet faktor i rëndësishëm i lirisë dhe paqes,prandaj nisma juaj të dashur intelektualë shqiptarë në Maqedoni,do të sjellë vlera në këtë rrafsh të ri kombëtar dhe mos u ndalni për asnjë çast përderisa çështja shqiptare nuk zgjidhet drejtë dhe me shenjën e vlerave univesale të demokracisë,ndonëse këtu duhet të bëhen vijat e trasha se më nuk ka vend për orën e ndalur të historisë tonë kombëtare!

Evropës së bashkuar e demokratike i duhen edhe vlerat e qytetërimit të kombit shqiptar në Ballkan!

Më fat nisma Juaj të dashur vëllazër Intelektualë Shqiptarë në Maqedoni!

Prof.Skënder Karaçica,

Drejtor Ekzekutiv i SHSHA-së

Mahmut Skenderi,

Sekretar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat