SHBA: Dita e Flamurit Shqiptar 2018

Amerika

SHBA: Dita e Flamurit Shqiptar 2018

Beqir SINA - Stamford - Connecticut Nga Beqir SINA - Stamford - Connecticut Më 26 nëntor 2018 Në ora: 16:56
Dita e Flamurit Shqiptar 2018 në SHBA

STAMFORD CT : Komuniteti shqiptaro-amerikan në Stamford me një aktivitetet festiv, ka shënuar Ditën e Flamurit 106 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Qendrën e Qeverisë së këtij qyteti.

Këngë, valle tradicionale, muzikë nga grupe të veshura me kostume popullore me një shumëllojshmëri të ngjyrave tradicionale nga treva të ndryshme të vendit të tyre, karakterizuan festën, ku më së shumti ishin të rinjë e të reja nga ky komunitet të veshuar kuq e zi dhe me kostumet floklorike shqiptare.
Kremtimi i 14 vjetor, në Stamford u organizua nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, të drejtuar nga filantropisti i njohur Richard Lukaj, një bankier nga Greenwich, veprimtar dhe filantrop.

Komuniteti shqiptar në Stamford, i ardhur më së shumti në dy dekadat e fundit, bashkohet çdo vit për këtë festë, e cila kulmon me ngritjen e flamurit në mes të qytetit.

Kjo ceremoni ashtu si dhe në të kaluarën u mbajt në bashkëpunim me autoritetet lokale të qytetit dhe shumë njerëz të nderuar. 

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë u festua të djelën në qendrën e qeverisë, Stamford Government Center, në Connecticut - SHBA. Festa e flamurit 106 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, u organizua nga Qendra Rinore Shqiptare, së bashku me komunitetin shqiptare 

Ne festen kuq e zi  morën pjesë qindra shqiptar, veprimtar te komunitetit, perfshire mysafir te nderuar Imam Gaz Aga nga Qendra Islamike ne Waterbury, Kryetari i Keshillit Shqiptar Amerikan Haxhi Dauti, dhe zyrtaret lokal, veprimtar te dalluar te ketij komuniteti ne Stamford te Kenektiket.

Kjo ceremoni u shoqërua nga përshëndetjet kushtuar kësaj ngjarje të madhe kombëtare, këngë dhe muzikë, valle tradicionale shqiptare dhe recitime nga amatorë dhe profesionistë në komunitetin shqiptaro-amerikan të kësaj bashkie e zonat përrreth saj. 

Ndërsa në fund të saj - pas fjalimeve dhe interpretimit të grupeve të valltarëve, të pranishmit u mblodhën jashtë Qendrës së Qeverisë në Stamford për të ngritur flamurin kuq e zi shqiptar në shtizën e lart të bashkisë së qytetit përkrah flamurit amerikan.

Kryetari i Bashkisë së Stamfordit , David R. Martin, në këtë ceremoni lëshojë një Proklamatë zyrtare duke njohur kontributet të komunitetit shqiptar në këtë bashki - për të përkujtuar Ditën e Flamurit 106 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë .
 
Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmti, përshëndeti punën e komunitetit shqiptaro-amerikan në Stamford në organizimin e aktiviteteve për të përkujtuar 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe foli për shoqatën e shkrimtarëve rëndësinë e saj dhe përkrahejn që duhet ti jap ky komunitet.

Ai tha se 28 Nëntori na ka mbledhur sot në Stamford, në këtë qytet të bukur Amerikan, për t’u përulur së bashku, para flamurit dhe ditëlindjes së Shqipërisë sonë të dashur dhe të bekuar. Pavarësia e shtetit shqiptar u shpall në qytetin e Vlorës, me 28 Nëntor të vitit 1912. 

“Veprimtarët tanë me në krye Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin, si dhe letërsia shqipe, luajtën një rol të rëndësishëm në shpalljen e pavarësisë. Një kontribut të denjë dhanë edhe veprat e krijuesve tanë në diasporë, që nga Egjypti e Stambolli, deri në Sofje, Bukuresht e Amerikë. Gjeografia e letërsisë shqipe është e pasur, e madhe dhe e gjerë, siç është edhe ajo e trojeve tona etnike. Ne ishim pushtuar per 500 vjet nga sundimi osman, që lejonte shkolla serbe, greke, bullgare dhe asnjë shkollë shqipe në trojet tona. Të vetmen shkollë shqipe në Korçë e mbyllën dhe mësuesin e saj Pandeli Sotiri e vranë. Prandaj librat shqip botoheshin në Diasporë, atje ku kishte liri veprimi dhe botimi.” tha Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmti.

Ndersa, shtoi ai se edhe letërsia shqipe në Amerikë fillon me kolosët, Fan Noli dhe Faik Konica, shumë vite para se të shpallej pavarësia. Të gjithë ne i kujtojmë vargjet e shenjta të Nolit: “Mbahu nënë mos ki frikë/ se i ke djemtë në Amerikë!”... 

“Për t’i dhënë vazhdim iniciativës së tyre dhe letërsisë Shqipe, u themelua Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në vitin 2001, që sot e ka selinë në Stamford. Unë kam nderin e madh që jam në krye të saj. Lidhja jonë i bashkoi shkrimtarët anembanë Shteteve të Bashkuara, që përpiqemi  për të ngritur një bibliotekë, të parën e këtij lloji, për t’i sistemuar të gjitha librat shqip që shkruhen dhe botohen në Amerikë. Ju ftojmë të kontribuoni edhe ju për të lënë gjurmë të diturisë shqiptare! “ tha Adnan Mehmeti.

Himni Kombëtar i Shteteve të Bashkuara u këndua nga Lejla Lukaj  dhe  Himni Kombëtar Shqiptar nga Arbërije Hajdargjonaj dhe Lejla Lukaj të shoqëruar nga grupet e fëmijve veshur me kostumet folklorike, me një performancë në piano nga Enika Gjokoreci.
 
 Ndërsa koferencier të kësaj ceremoni ishin- Adrian Ulaj dhe Fatime Adili.

Pjesëmarrësit u befasuan nga interpretimet e grupeve te kengeve e valve te femijve nga ky komunitet.

Fëmijë të shqiptarëve që jetojnë Connecticut dhanë një shfaqje të bukur që fitoi duartrokitje dhe admirim te te gjithe pjesemarresit. Ata kishin bërë prova me ditë e javë duke u mbledhur herë në shtëpitë e njëri-tjetrit e herë, me ndihmën e organizatorëve në një qendër lokale komunitare.

Ceremonia, u hap me këngë e valle tradicionale, duke përfshirë edhe “Vallen Tropojes” dhe “Shqiperi o Nena Ime”.

 Performanca muzikore e kësaj ceremonie, u bë më e larmishme me interpretimin e talenteve të reja të këtij komuniteti  'Bëni të ndjeheni me dashurinë time' ishte interpretime në piano nga talentja Tess Biberaj. Po ashtu në piano interpretojë një talent tjetër Jake Tirana - me pjesën “Lule Bore”.

Këngëtarja e Albërije Hajdargjonaj këndoj së bashku me grupet e vallëtarëve këngën “Xhamadani Vija Vija” shoqëruar nga Grupi i valleve të Anës Malit - dhe atij “Rozafati” me koreografe Agjelina Nika,- Qendra Kulturore “Nëna Tereze” - Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës në Nju Jork. 
 
Recituan për flamurin dhe gjuhën shqipe, Diana Ulaj, Atdhe Kastrati, Ndriqim Kastrati, Liberta Kastrati, Anita Nezaj, Liridon Hulaj, Ilda Cenaj, Dea Veshaj, Mon Nezaj, Antonela Curri.
 
Moderatori kësaj feste Richard Lukaj i cili mundësoi dhe dha një mbështetje e kontribut me Fondacioin LukajFondation shkroi në statusin e tij : “Ne ishim të gjithë të mbushur me emocione, siç ndanim në kremtimin tradicional të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë - ngrtijen e flamurit kuqe zi në Stamford CT, me pjesmarrjen e tre brezave, familjarë dhe miq dhe veprimtar. Kjo festë kuq e zi në Amerikë, ka disa momente që më bëjnë më shumë krenar duke kujtuar atë të prinderve të mi (babait / xhaxhait), por edhe më shumë krenar për të parë fëmijët nga komuniteti ynë që kan privilegjin të rriten me dashurinë e madhe për Shqipërinë dhe vendlindjen tonë” tha ai duke shtuar :

“Për më tepër, e mbase kjo është më e rëndësishmja, nënvizuam sesa oreks që ka brezi i ardhshëm i fëmijëve për t’u lidhur me kulturën dhe identitetin e tyre, duke paralajmëruar gjëra të mëdha për brezin tjetër të angazhimit të diasporës”, tha Lukaj.

Veprimtaria në zemër të  qytetit te Stamfordit – u mbyll me ngritjen e flamurit kuq e zi ne shtizen e Qendres Qeveritare ne kete qytet.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat