Shqiptarët e Arizonës në SHBA kremtuan solemnisht ditën e flamurit

Amerika

Shqiptarët e Arizonës në SHBA kremtuan solemnisht ditën e flamurit

Nga: Lulzim Mulliqi Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:55
Festa në SHBA

Me rastin e festave tona kombetare,vecanerisht 28 nentorit,festes kombetare te te gjithe shqiptareve qe njihet ndryshe edhe si “Dita e Flamurit” shqiptaret e shtetit te Arizones e kremtuan solemnisht me aktivitete te begatshme kombetare,kulturore,sportive dhe artistike.Ketij manifestimi te rendesishem kombetar dhe kulturor,ashtu sikurse ne vitin pararendes edhe kesaj radhe i parapriu Pikniku i pervitshem tradicional i Pavaresise i organizuar nga Shoqata me e vjeter e shqiptareve te ketij shteti “Shqipe e Arizones”.

Me kete rast ne vendtkimin e shqiptareve te Arizones ne Cactus park dhe 39 Ave,u organizuan edhe lojrat sportive si ne shah,futboll dhe basketboll.Pas fjalimeve ceremoniale te rastit u zhvilluan lojrat sportive sic ishte:turniri ne futboll te vogel ku garuan skuadra te ndryshme te komunitetit,ku atmosferen edhe me festive e ben bashkatdhetaret tane te ardhur nga treva te ndryshme etnike shqiptare,te cilet  kishin sjellur me vete edhe ushqime tradicionale shqiptare.Me pas ne nderim te kesaj feste te rendesishme kombetare u organizua edhe nje mbremje mizikore festive me pjesemarrjen e kengetareve te mirenjohur te muzikes popullore shqiptare,sic ishin:Shaqir cervadiku,Amarda Arkaxhiu,vellezerit Edmond e Eduart Nikolla dhe Amir Morina.

Image

Kjo mbremje muzikore u organizua  nen patronatin e Shoqates shqiptaro-amerikane “ Shqipe e Arizones “ ne Hotelin Four Points Sheraton ne Peoria Ave,ne qytetin e Phoenixit.Me kete rast gjithcka ishte pergatitur ne menyre shume te bukur,per nje mbremje shume te kendshme,per nje kremte shume dinjitoze dhe madheshtore.Atmosfera ishte edhe me festive brenda ne salle e cila ishte dekoruar me flamuj kombetar ku ne sfond mbizoteronin edhe fotografite e ideologeve dhe atdhetareve te Pavaresise se Shqiperise,Ismail Qemailit,Isa Boletinit,Hasan Prishtines etj.Ne fillimi te ketij eventi u be intonimi i himnit kombetar dhe atij amerikanMe pas nje fjalim rasti ne emer te Shoqates “ Shqipe e Arizones “e mbajti anetari i Bordit dhe aktivisti i devotshem,Dr.Arben Lasku.Ai pasi i pershendeti te pranishmit u ndal te rendesia historike qe kishte shpallja e Pavaresise se Shqiperise ne rrethanat e atehershme politike,Juridike dhe diplomatike ne Ballkanin e trazuar.Ne vijim dr.Arben Lasku theksoi se shpallja e Pavaresise se Shqiperise perben nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e popullit shqiptar.Ajo ishte fryt i perpjekjeve shekullore te atdhetareve tane per te formuar  shtetin e pavarur shqiptar.

Sot i kujtojme me pietet dhe respekt te madh te gjitha ato figura te medha historike qe kontribuan ne shpalljen e Pavaresise se Shqiperise.Me pas programi artistik vazhdoi me daljen ne skene te grupit te valleve te femijeve te shkolles Shqipe te cilet performuan disa valle te tradites te pergatitura nga Jessie Fidani.Me pas doli ne skene moderatori i kesaj mbremje,Mr.Sc.Lulzim Mulliqi i cili pasi i pershendeti te pranishmit dhe i uroi 106 vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise,prezantoi dhe ftoi ne skene kengetaret e mirenjohur te Estrades muzikore shqiptare te ardhur enkas per kete mbremje kengetari i mirenjohur nga Kosovo,Shaqir Cervadiku pastaj kengetarja Amarda Arkaxhiu,vellezerit Nikolla dhe kengetari i komunitetit,Amir Morina.Dalja ne skene e kengetarit te mirenjohur nga Kosova,Shaqir Cervadiku dhe interpretimi i kengeve atdhetare me mjeshtri artistike sic ishin kenget “ Shqiperine e dua se jam shqiptar,Kosoven e dua se jam kosovar” pastaj kenget epike si “Moj Shqiperi mos thuj mbarova dhe kenga e Flamurit” zgjuan nje interesim te jashtezakonshem te mergimtaret tane.

Image

Zeri i embel,melodik dhe karakteristik i kengetarit Shaqir Cervadikut u shoqerua gjate me duartrokitje frenetike dhe ovacione te shumta te artdashesve tane.Me pas gazetari dhe moderatori,Lulzim Mulliqi lexoi edhe nje leter pershendetese te Shoqates shqiptaro-amerikane nga Cikago e cila e pershendeste dhe vleresonte larte  artistin e kenges popullore nga Kosova,Shaqir Cervadikun.Mjaft emocionuese dhe mbreselenese ishte edhe paraqitja ne skene e kengetares nga Shqiperia,Amarda Arkaxhiu e cila u paraqet me nje kolazh kengesh nga jugu dhe Shqiperia e mesme.Gjithashtu me nje potpuri kengesh per mergimtret tane kenduan, Amir Morina dhe vellezerit Edmond e Eduart Nikolla te shoqruar nga instrumentisti i mirenjohur,Astrit Dungu.Gjithashtu viene te permendet se ne kete eveniment te rendesishem kombetar dhe kulturor ishte i pranishem edhe fotografi profesionist i komunitetit shqiptaret te Arizones i kudondodhuri,Ensuel Kola,i cili permes fotografise i perjeteson aktivitetet e komunitetit tone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat