Plani i Trumpit për ta shndërruar NATO-n, në një shërbim me pagesë - Bota Sot
Plani i Trumpit për ta shndërruar NATO-n, në një shërbim me pagesë

Analiza

Plani i Trumpit për ta shndërruar NATO-n, në një shërbim me pagesë

Nga: Jeremy Shapiro Më: 13 mars 2019 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Komunteti transatlantik, do të takohet këtë javë në Konferencën e Sigurisë në Munih për tubimin e tyre vjetor të NATO-s. Në vitin e 70-të të aleancës, vlerat dhe historia e përbashkët që mishëron NATO, pa dyshim që do të dominojnë fjalimet e rastit.

Por në Uashington, presidenti i SHBA-se Donald Trump po mendon më shumë mbi dollarët dhe centët. Nëse zërat që ziejnë në Uashingtonit janë të vërteta, ai ka në plan t’u dërgojë anëtarëve të NATO-s një listë me kostot që ata duhet të paguajnë, në rast se duan mbrojtjen e vazhdueshme amerikane.

Arsyetimi është i qartë. Për Trump, NATO është një organizatë tepër e kushtueshme për SHBA-në. “Shtetet e Bashkuara, po shpenzojnë shumë më tepër në NATO, sesa në çdo vend tjetër. Kjo nuk është e drejtë, dhe as e pranueshme”- deklaroi ai korrikun e vitit të shkuar.

Çështja më e vështirë, është ajo që duhet të bëhet për këtë. Qasja klasike e SHBA-së, është të bindë anëtarët e NATO-s të shpenzojnë më shumë në vitin 2014, ku të gjithë ranë dakord të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 2 për qind të PBB-së, deri në vitin 2024.

Sulmi i Trumpit kundër NATO-s, i ka përshpejtuar disa nga këto shpenzime. Raportet e fundit, sugjerojnë se Trump nuk është i kënaqur me progresin, dhe se ai ende dëshiron të tërhiqet nga NATO. Dhe ka shenja se diçka po ndodh me aleancën në Uashington.

Kohët e fundit, disa zyrtarë amerikanë përgjegjës për NATO-n në Departamentin e Shtetit dhe atë të Mbrojtjes, kanë dhënë dorëheqjen. Më i fundit ka qenë Ues Miçëll, ndihmëssekretari i shtetit për Europën, që u dorëhoq papritur, duke përmendur dëshirën klasike “për të kaluar më shumë kohë me familjen”.

Disa nga njerëzit më të shqetësuar në Uashington, po pyesin nëse dorëheqja e Miçëll ka të bëjë me një plan që do t’i paraqitet, së bashku me një faturë konkrete të mbrojtjes amerikane. Në përgjigje të qëndrimit anti-NATO të Trump, Kongresi miratoi në janar një rezolutë simbolike, që ndalonte daljen e SHBA-së nga aleanca.

Pastaj Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkoi befas në Uashington, për të falendëruar Trumpin, për të pasur më shumë se 100 miliardë dollarë shpenzime shtesë në NATO. Por ai nuk u takua me presidentin. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Majk Pompeo, tha për “Fox News” se SHBA do të mbështesë vetëm anëtarët e NATO-s, të cilët kontribuojnë sipas pjesës që u takon.

Komenti i Pompeos, nënkupton se administrata e Trumpit beson ende se SHBA po paguan shumë. Në fakt, kritika e Trumpit ndaj NATO-s, shtron pyetjen se përse SHBA duhet të shpenzojë për mbrojtjen e vendeve të pasura. Ligjërisht, Trump nuk mund të tërheqë SHBA-në nga NATO.

Por, ai është tërhequr në të kaluarën, duke thënë se pagesa është thuajse aq e mirë. “Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të paguajnë shumë për mbrojtjen që ajo i ofron Gjermanisë!”- shkroi Trump në rrjetet sociale në marsin e vitit 2017.

Kur kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi Shtëpine e Bardhë atë muaj, presidenti amerikan mësohet se i paraqiti një faturë prej 300 miliardë dollarë pagesa të prapambetura ndaj SHBA-së (plus interesat).

Gjermanët e hodhën poshtë këtë propozim,ndërsa Uashingtoni e mohoi të kishte ndodhur ndonjëherë diçka e tillë. Por zhurma mbi këtë çështje nuk u zhduk. Argumenti i Trump, është me të meta në më shumë se sa një aspekt. Është e lehtë të thuhet, që aleatët amerikanë nuk kanë kontribuar me pjesën e tyre, por shumë më e vështirë të përcaktohet shifra e saktë që mungon. Çfarë date duhet marrë si referencë për këto pagesa? A kërkohet kompensim për mungesën e shpenzimeve të aleatëve, apo do të kompensohen shpenzimet amerikane në Evropë? Cila është norma e interesit për nën-pagesat e NATO-s?

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nuk i përcakton shpenzimet e veta në aspektin e kontributeve në NATO apo Evropë, dhe as mbi vende të veçanta, prandaj këto pyetje nuk kanë përgjigje të thjeshta.

Megjithatë, nëse do të ketë kërkesa zyrtare për pagesa, efekti do të jetë sizmik. Qeveria amerikane do të bëjë që NATO të mos cilësohet më një aleancë e ndërtuar mbi solidaritetin politik, por një mjet i thjeshtë për punësimin e mercenarëve amerikanë.

Nëse bëhet fjalë vetëm për para, aleatë të ndryshëm në Evropë, mund të pyesin nëse mund të arrijnë një marrëveshje më të mirë me Rusinë apo Kinën. Konferencat e ardhshme të sigurisë në Mynih të Gjermanisë, mund t’i ngjajnë më shumë shfaqjeve tregtare, sesa një feste të unitetit perëndimor.

NATO, e ka mbrojtur Amerikën dhe Perëndimin për 70 vjet. Ajo arriti të frenonte Bashkimin Sovjetik, reagoi me solidaritet ndaj sulmit të 11 shtatorit, dhe ndihmoi Amerikën të përballonte e mbante barrën e saj në Ballkan, Afganistan dhe Libi.

NATO është bërë aleanca më e suksesshme, dhe më e qëndrueshme në histori. Por në Amerikën e Trump, gjithçka reduktohet në një faturë që i duhet shlyer Shteteve të Bashkuara. Kjo në fund, mund të na kushtojë të gjithëve. /Bota.al

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...