Çfarë është dhe çfarë nuk është liria?! - Bota Sot
Çfarë është dhe çfarë nuk është liria?!

Analiza

Çfarë është dhe çfarë nuk është liria?!

Nga: Nga Gjon Keka Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 08:22
Gjon Keka

Një proverb thotë:“Skllavëria gjithmonë fillon me dëshirën për të fjetur.“ Kjo dëshirë e përgjumjes së shoqërisë, popujve e kombeve i ka lënë ata shpesh me vite e shekuj në pranga dhe symbyllur ndaj shanseve për t'i këputur zingjirët e skllavërisë. Kjo dëshirë e madhe për gjumë ,shpesh prodhon edhe dëshirën për mohim ,për zhvlerësim ,për humbje të vlerave dhe identitetit,sepse dëshira për të mbajtur zingjirët nënkupton dëshirën për të dashur veset ,armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, për të mos dashur veprat e mira ,zhvillimin ,civilizimin dhe kulutrën e ngritjen e kualitetit edukativo-arsimor.

Nuk besoj se ka komb apo popull në botë që ka bërë përpjekje të vazhdueshme për Liri se sa populli shqiptar, i cili sa e fitonte lirinë, nuk kalonte gëzimi i saj gjatë me vdekjen e prijësve të tyre që fituan lirinë ,binte edhe shoqëria në krizë dhe devijim ,e deri në dëshirnë për të jetuar prap me ose pa vetëdije në zingjirë të skllavërisë.

Kosova,por edhe Shqipëria janë shembuj se si Liria e cila ka ardhur nëpërmjet sakrificës së madhe të lumenjëve të gjakut të martirëve ,heronjëve të lirisë ,nuk vlerësohet ,nuk ka fryte të natyrshme të saj ,dhe si duket nuk e kanë ende konceptin e formuar mbi Lirinë si një Pemë që mbanë rrënjët në histori dhe martirizim.Zakonisht,Liria është vepër e revolucioneve, dhe duke ditur se ajo është një vepër e tillë duhet të ketë edhe qytetarë vigjilent, udhëheqës të zgjuar e vizionar që nuk e shesin lirinë, nuk e shkelin gjakun e martirëve dhe heronjëve të lirisë,nuk mohojn personalitetet mbikohore që kanë themeluar shtetin dhe kanë dhënë kontribut në lirinë , paqen dhe për civilizimin e përbashkët të kombeve europiane etj.

Por, në fakt çfarë është Liria,pse emri i saj gjendet jo vetëm në gojët dhe brendësinë e të moshuarit, e të riut ,por edhe të fëmijës së sapolindur?!Kjo ,sepse njerëzimi,respektivisht njeriu ka lindur me lirinë në krahërorin e tij, pa liri njeriu nuk mund të ketë lartësin e tij të qenjes, as pozitën e natyrshme në mesin e një shoqërie ,populli dhe Shteti.Prandaj Liria është hapësira e natyrshme që i jepet një njeriu, shoqërie, populli.kombi për ta realizuar vetveten,për t'i krijuar vetes kufijtë e lirisë dhe ruajtur ato me djersë, durim e urtësi.

Poashtu Liri është ta duash atdheun, t'i shërbesh atij dhe të kontribosh që atdheu yt të ketë më shumë dritë dhe më shumë zhvillim e liri pa dallim.

Liri është të ruash traditën, kulturën, vlerat ,identitetin kombëtare europian ,sepse vetëm duke patur një koncept të qartë për lirinë ,këto gjëra mund të ruhen dhe të forcohen e lulëzojn.

Liri është të jetosh pa frikën e ndonjë hajni, ndonjë krimineli,ndonjë ideologu të errësirës dhe të sëmuri nga ideologjia fetare.Sepse ligji duhet t'i pastroj të gjitha dukurit negative ,ashtu që qytetari, njeriu të jetoj brenda shoqërisë ,shtetit ,atdheut të tij i lirë dhe pa frikë ,në siguri dhe mbrojtjen e ligjit dhe rendit.

Liri është të lëvizësh, të punosh, të veprosh, të shetësish botën ,dhe të mësosh nga kultura të tjera e të pasurohesh me kulturë e ide të reja qytetare e europiane.

Liri është të jetosh ,të flasësh e të shkruash pa cenzur, sepse e vërteta i bënë njerëzit e lirë, dhe liria buron nga e vërteta e cila është rrënja e kësaj Peme të gjallë të njeriut, shoqërisë, popujve dhe kombeve..

Por ,në anën tjetër Liri nuk është kur ti mohon, kulturën tënde, traditat ,identitetin dhe bëhesh armik i tyre ,dhe kur bëhesh armik i tyre do të thotë se më nuk i takon atij vendi, je bërë mohues, ke dal në anën e armikut je bërë skllavë dhe shërbëtor i armikut kundër atdheut dhe lirisë së tij.

Liri nuk është të kriminalizosh ,të korruptosh dhe të varfërosh atdheun ,shtetin e vendin tënd.

Liri nuk është të shkatërrosh atdheun tënd duke i shërbyer interesave të armiqëve dhe interesave personale demoniake.

Liria nuk është për demon, demonët e mohojn lirinë, e urrejn dritën sepse janë mësuar në strofkullën e errësirës t'i bëjnë të gjitha të zezat, drita dhe liria janë pengesa e realizimit të të zezave të tyre,prandaj errësira është shtrati i demonëve pa të cilën nuk mund t'i realizojnë qëllmiet e tyre të errëta në shoqëri, në njeriun, në shtetin ,në popullin etj .

Nga e gjithë kjo nëse ne si shoqëri ,si popull e si komb duam të jetojm në liri, atëherë duhet ta formojm e kuptojm në thelb konceptin e Lirisë pa të cilën nuk ka ecje përpara, nuk ka njohje të vetëvetes dhe të ardhme të sigurtë e të qartë. Me pak fjalë Hegeli një nga filozofët më të thellë gjerman kur flet për konceptin e Lirisë,pasi ne si popull e komb jemi pjesë e natyrshme dhe gjeografike e kontinentit europian,ai ka të drejtë dhe vlenë edhe sot për ne kur nënvizon kështu :“Liria subjektive dhe morale,është kryesisht ajo që në kuptimin europian do të thotë Liri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat