Koronavirusi mund të jetë vdekjeprurës, por paniku global i tejkalon rreziqet reale - Bota Sot
Koronavirusi mund të jetë vdekjeprurës, por paniku global i tejkalon rreziqet reale

Analiza

Koronavirusi mund të jetë vdekjeprurës, por paniku global i tejkalon rreziqet reale

Nga: Jonathan Tepperman Më: 17 mars 2020 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Ndjenjat, janë në shumë raste të vështira të përshkruhen me fjalë. Prandaj, përshkrimi me saktësi i ankthit që ka kapluar aktualisht botën, është jashtëzakonisht sfidues. “Frika” nuk është një term aq i fortë apo i nuancuar, për të përshkruar sesi ndjehen sot njerëzit. Shenjat e alarmit janë kudo, të mëdha dhe të vogla.

Ju mund t’i shihni ato në fytyrat e motoçiklistëve kur dikush kollitet, apo në sytë e një shoferi taksie. Dhe mund t’i shihni edhe tek reagimet masive, joproporcionale dhe vetë-shkatërruese, që kanë ndërmarrë disa shoqëri. Më lejoni ta bëj të qartë diçka që nga fillimi:Unë nuk dua të them se nuk ka shumë arsye të forta dhe racionale për t’u shqetësuar.

Deri në momentin që po shkruaj këtë artikull, 116.145 njerëz janë prekur nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, dhe 4.090 prej tyre kanë vdekur. Ç’është më e keqja në Perëndim infeksioni po përhapet me shpjtësi, dhe kjo të thotë se duhet të presin ende të shohim forcën e plotë të pandemisë.

Qeveritë në Kinë, Shtetet e Bashkuara, Iran dhe Itali, kanë gabuar në përgjigjet e tyre. Disa prej tyre kanë gënjyer mbi epideminë, dhe i kanë ndëshkuar ata që kanë folur hapur. Në raste të tilla emergjencash, njerëzit duan dhe presin një qeveri të arsyeshme, të bazuar në fakte dhe me një staf të plotë për të mbrojtur jetët e tyre.

Por amerikanëve u mungon aktualisht një qeveri e tillë. Administrata Trump po funksionon në një mënyre apatike. Dy vjet më parë, presidenti shkarkoi të gjithë ekipin përgjegjës për reagimin në rastin e një pandemie. Pra, gjërat janë realisht të frikshme.

Shtrirja e reagimit global ndaj koronavirusit, po zbulon se po ndodh diçka e çuditshme. Fillojeni me faktin që ne si specie kemi mbijetuar edhe në rrethana shumë më të keqoja, madje pa u tronditur kaq shumë. Dhe nuk po flas për katastrofat e vjetra si Murtaja e Zezë, që vrau rreth 200 milionë njerëz në mesjetë.

Por po flas për HIV/AIDS (që për shumë vite kishte një normë vdekshmërie 100 për qind, pse 95-99 për qind më shumë se koronavirusi), SARS-in, dhe H1N1. Po flas edhe për gripin sezonal, që në dimrin e viteve 2017-2018 vrau mbi 80.000 njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara, ose 75.910 më shumë se sa kanë vdekur deri më tani nga COVID-19 në të gjithë botën.

Apo kini parasysh aksidentet në trafik, që vrasin rreth 1.25 milionë njerëz çdo vit, një shifër që megjithatë duket se kaë pak ndikim në sjelljen e njerëzve. Megjithatë, përkundër faktit se shumica e njerëzve nuk do të preken kurrë nga virusi, dhe që shumica dërrmuese e atyre që  preken do të mbijetojnë, njerëzit dhe qeveritë po reagojnë në disa mënyra ekstreme.

Disa nga këto reagime janë naive por relativisht jo shumë negative, si mbajtja e maskave poroze kirurgjikale apo blerja në panik e shumë produkteve ushqimore nëpër supermarkefe. Ndërkohë, demagogët dhe teoricienët e komplotit kanë qenë kaq të zënë me gjetjen e “autorit” të virusit, saqë Ëikipedia ka hapur enkas një faqe për të dokumentuar fantazitë e tyre të ethshme.

Ndër teoritë kryesore janë:Kina e krijoi vetë koronavirusin, për të shuar protestat në Hong Kong apo nënshtruar komunitetin etnik të ujgurëve myslimanë; se koronavirusi është pjesë e një skeme djallëzorë të kontrollit të popullsisë, e mbështetur nga bashkëthemeluesi i kompanisë “Microsoft” Bill Gates ; apo se virusi është dizajnuar në një laborator kanadez i armëve biologjike.

Disa nga reagimet joracionale ndaj virusit, kanë nisur që të ndikojnë në mënyra të dëmshme mbi jetën dhe ekonominë tonë, pavarësisht nga fakti se ato nuk mund të bëjnë dot asgjë për të luftuar pandeminë. Siç e theksoi javën e kaluar, kolumnisti i “The Ëashington Post”, Fared Zakaria, populistët po e shfrytëzojnë sëmundjen për të intensifikuar sulmet e tyre ndaj emigracionit.

Më shumë se 10 përqind e popullsisë së botës, është aktualisht në një izolim të detyrueshëm . Italia ka anuluar shërbesat fetare në kisha, Irlanda ka anuluar paradat me rastin e Ditës së Shën Patrikut, ndërsa Tokio ka anuluar festivalin vjetor të lulëzimit të qershive.

Izrael ka imponuar një karantinë 14-ditore për cilindo që hyn në këtë vend nga çdo vend i

botës. Masa të tilla, do të shkatërrojnë në një periudhë afatshkurtër të gjitha llojet e aktiviteteve ekonomike jetike, dhe në një plan afatgjatë mund të bëjnë kërdi me zinxhirët e furnizimit global.

Atëherë, çfarë i shpjegon të gjitha këto masa ekstreme, shumë prej të cilave e sfidojnë shkencën mjekësore dhe sensin e përbashkët? Mendoj se për këtë ka 3 përgjigje themelore. E para është se koronavirusi është i padukshëm, nganjëherë vdekjeprurës, dhe ende kryesisht i panjohur për shkencëtarët.

Ne jemi jo vetëm larg një vaksine, por nuk e dimë ende se kundër kujt po luftojmë:sa vdekjeprurëse është sëmundja, apo sa njerëz janë të infektuar në të vërtetë. Ky problem i fundit, është pjesërisht pasojë e një mungese shqetësuese të tamponëve të testimit në SHBA dhe në mbarë botën.

Së dyti, koronavirusi është treguar veçanërisht i frikshëm, për shkak të mënyrës se si ai mishëron dhe shfrytëzon kauza që tashmë kanë provokuar një ankth të madh në të gjithë botën: globalizimi, migracioni masiv dhe ndërvarësia. Këto janë pikërisht çështjet që Donald Trump dhe populistët e tjerë i kanë prekur për vite me radhë, dhe për të cilat janë votuar nga shumë qytetarë, që ndjehen të mashtruar nga forca që nuk i kuptojnë dhe nuk mund t’i kontrollojnë.

Arsyeja e tretë pse koronavirusi ka shkaktuar një ndikim të tillë, buron nga një ndjenjë e thellë faji, që shumë prej nesh ndiejnë mbi atë sesi abuzimi i pamëshirshëm i njerëzimit me botën natyrore – nga shekujt e djegies së karburantit, deri tek mbipërdorimi i antibiotikëve të fuqishëm – ka nisur të dëmtojë biosferën.

Për dekada të tëra, ishte e mundur të mendohej mbi këtë dëm si një problem abstrakt. Por vitet e fundit, teksa zjarret kanë shkrumbuar pyjet e planetit, dhe moti është bërë më i nxehtë, më i lagësht dhe më i egër, ky problem është bërë i pamundur të injorohet.

Shumë nga ne, e ndiejnë se kemi keqtrajtuar sistemet natyrale që dikur ishin të parashikueshme, dhe se së shpejti do të paguajmë për këtë një kosto të tmerrshme. Koronavirusi mund të jetë një lloj krize. Nëse jo, do të jetë një tjetër, apo një tjetër pas saj.

Por deri më tani, s’ka asnjë shenjë se udhëheqësit tanë po nxjerrin leksionet e duhura, duke pranuar shkallën e vërtetë të problemit, dhe duke punuar bashkë në një mënyrë transparente, efektive dhe të koordinuar. Dhe kjo është pjesa më e frikshme nga gjithë të tjerat. /Bota.al

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat