Pse teoritë e konspiracionit në lidhje me 5G, po lulëzojnë gjatë pandemisë së koronavirusit - Bota Sot
Pse teoritë e konspiracionit në lidhje me 5G, po lulëzojnë gjatë pandemisë së koronavirusit

Analiza

Pse teoritë e konspiracionit në lidhje me 5G, po lulëzojnë gjatë pandemisë së koronavirusit

Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Në kohën kur pandemia e koronavirusit është përhapur në të gjithë botën, po ashtu  janë përhapur dhe teoritë e konspiracionit në lidhje me se çfarë e shkaktoi atë. Disa prej tyre fajësojnë teknologjinë e re 5g.

Në Angli, Australi dhe Shtetet e Bashkuara, aktivistët besojnë se rrjeti teknologjik 5g fshihet pas pandemisë së koronavirusit. Shumë prej tyre madje besojnë se koronavirusi është një mashtrim.

Por, pse i besojnë njerëzit teoritë e konspiracionit?

Në rrënjë të këtij besimi është në fakt mosbesimi tek qeveritë dhe organizatat e mjekësisë. Po ashtu, njerëzit janë veçanërisht të tërhequr nga këto teori gjatë periudhave të krizave.

Shumë prej teoricienëve të teorive konspirative e quajnë veten “kërkuesit e së vërtetës”. Ata punojnë “prapa skenave” dhe “burimi i së keqes” është i padukshëm. Në dallim nga kjo, “burimi i së keqes” në rastin e teorive konspirative në lidhje me rrjetin 5g dhe koronavirusin është i dukshëm, i thjeshtë të identifikohet dhe i aksesueshëm.

Njerëzit në përgjithësi duan që gjërat e komplikuara të thjeshtëzohen. Në rastin e pandemisë ekzistojnë 2 teori konspirative, njëra është zyrtare dhe tjetra jozyrtare. Teoria konspirative zyrtare është e thjeshtë: COVID 19 u transferua nga kafshët tek njeriu. Teoria jozyrtare lidh teknologjinë 5g me përhapjen e pandemisë. Popullariteti i kësaj teorie nga ana tjetër ka të bëjë me mosbesimin tek teoritë shkencore, ekspertët dhe tek e vërteta. Gjithashtu dhe tek mosbesimi tek qeveritë dhe tek mënyra se si ato reaguan në lidhje me menaxhimin e krizës; nëse reaguan shumë herët apo shumë vonë.

Ajo çka është më shqetësuese është se grupet populiste të djathta po e intensifikojnë këtë klimë mosbesimi. Donald Trump, Mateo Salvini, Jair Bolsonaro dhe Nigel Farange po fitojnë mbështetje duke e portretizuar këtë “luftë” si ajo e liderave të mirë kundër institucioneve të këqia.

Ndarja midis të vërtetave shkencore dhe teorive konspirative është bërë e paqartë deri në nivel qeverish. Ndërhyrjet politike të cilat supozohet që të zgjidhin problemin janë në fakt pjesë e problemit.

Këto problematika bëhen dhe më të rëndësishme në një kohë kur njerëzit janë në izolim dhe kalojnë më shumë kohë se zakonisht në internet. Në kohën kur njerëzit po përpiqen të përshtaten me mënyrën e re të jetesës, të famshmit në Youtube apo “kërkuesit e së vërtetës”, janë duke marrë një vemendje të paprecedentë. Megjithëse në Facebook mund të shfaqen udhëzimet zyrtare të qeverive në lidhje me koronavirusin, grupe private përhapin informacion që i kundërshton këto udhëzime.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar që kjo situatë është “infodemi”. Presioni tani është mbi rrjetet sociale që të ndalojnë keqinformimin. /bota.al

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat