Pse qe 2 vjet  diplomacia e Tiranës po e hesht skandalin diplomatik të M. Zariqit?! - Bota Sot
Pse qe 2 vjet  diplomacia e Tiranës po e hesht skandalin diplomatik të M. Zariqit?!

Analiza

Pse qe 2 vjet  diplomacia e Tiranës po e hesht skandalin diplomatik të M. Zariqit?!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 15 prill 2020 Në ora: 19:12
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Para disa vitesh, Ditëmirët e Shqipërisë në OKB, së bashku me Serbinë, me Rusinë, me Kinën, me Vietnamin dhe me Korenë Veriore  dy herë, më 2015 dhe më 2017 votuan kundër Amerikës, kurse në Tiranë nuk protestojnë kundër Serbisë, e cila mbi 90% të shqiptarëve autoktonë  ua mohon të drejtën historike mbi Kosovën, kurse antidiplomacia e Shqipërisë “çile guri gojën”!?

Pse, edhe tash, pas dy vitesh (2018-2020), Tirana zyrtare me ministrin e Jashtëm të saj, Gent Cakaj, e heshtin skandalin diplomatik të ammbasadorit të Serbisë në Tiranë, Mirolub Zariq, i cili  me të vizituar  serbët në Shkodër ( 8 janar 2018) me rastin e kërshëndellave ortodokse, deklaroi se “Kosova është Serbi dhe, gjithmonë do të jetë e Serbisë. (http://zeri.info/aktuale/180310/ambasadori-serb-ne-shqiperi-kosova-ka-qene-dhe-eshte-e-jona/.).

Ndërkaq, Tirana zyrtare ( e kryediplomatit Ditmir Bushati,  e kryeministrit Edi Rama dhe e presidentit Ilir Meta ) nuk reagoi fare për të përgënjeshtruar një deklaratë të tillë  skandaloze antishqiptare të ambasadorit serb Mirolub Zariq?!

Si mund të jusitifikohet një heshtje e tillë e Ministrisë  së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të drejtuar, dje nga Ditmir Bushati,  e sot nga Gent Cakaj, të mos reagojë  ashpër ndaj deklaratës së Mirolub Zariqit, i cili në fytyrë ua përplasi gënjeshtrën ilirëve, ramëve dhe ditmirëve se “ Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, sepse është territor i Serbisë”!?

E, këta burra të shtetit shqiptar,  asnjëri e as tjetri  “nuk e prishën tymin e duhanit”, që urgjentisht ta thërrisnin ambasadorin Zariq në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të sqaruar deklaratën e tij, por, ashtu sikurse  në 30 vitet e shkuara, dëshmuan se nuk janë të preoukupuar me Kosovën, me shqiptarët nën Mal të Zi, nën Serbi ( Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) nën FYROM (Iliridë) e nën Greqi (Epir dhe Çamëri), por janë bërë robër të strategjisë së tyre politike dhe diplomatike, sesi  të mos e zhbalancojnë ekuiibrin e marrëdhënieve  dhe të bashkëpunimit ndërfqinjësor dhe rajonal me “metropolet” kolonialiste  sllave ballkanike.

Ambasadori Mirolub Zariq, të shpallet person non grata në Shqipëri 

Ndër të parët (sipas detyrës), do të duhej të reagonte kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, duke thirrur urgjentisht ambasadorin serb Mirolub Zariq në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, që t’ia dorëzonte notën protestuese  për shkak të deklaratës së tij provokuese,  të papranueshme dhe tejet të dëmshme për interesin reciprok dhe për marrëdhëniet e dy shteteve. -Kjo deklaratë nuk  është e para, por përsëritje e deklaratave të përditshme provokuese e diplomatëve dhe e politikanëve  më të lartë zyrtarë të Serbisë, sin ë Beograd, në Tiranë, në Bruksel, në Nju-Jork dhe në Uashington se  “Kosova është Serbi”.

Kjo deklaratë e ambasadorit serb Zariq është e dëmshme dhe me pasoja të paparashikuara për marrëdhëniet bilateral mes  Tiranës dhe Beogradit, sepse prek thellësisht interesin nacional dhe shtetëror të Shqipërisë  dhe të Kosovës.

Derisa përfaqësuesit zyrtarë më të lartë politikë të Serbisë, duke përfshirë edhe presidentin Alekandar Vuçiq,  nënkryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq, si dhe patriarkun racist të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej…etj., të trumbetojnë në sy të botës se “Kosova është terrtor  i Serbisë”, Shqipëria nuk mund të ketë marrëdhënie të mira  fqinjësore  me Serbinë mbase Kosova është e pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008) dhe i përket vetëm Shqipërisë etnike, jo Serbisë kolonialiste, ekspansioniste dhe gjenocidale (1912-2018).

Pra,  derisa përfaqësuesit e lartë  të Beogradit, të deklarojnë zyrtarisht se “Kosova është e Serbisë”, realisht e as ligjërisht nuk mund të ketë zhvillim normal të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë  në frymën e fqinjësisë së mirë midis Tiranës dhe Beogradit. Gjithashtu, nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal siç parashikojnë parametrat e strategjisë dhe të standardeve integruese të BE-së.

Mirëpo për t’I evituar në të ardhmen këto përpjekje dhe ambicie negative , si dhe pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovë, që kanë për qëllim destabilizimin dhe  zhbërjen e shtetit të Kosovës, politika dhe diplomacia e Shqipërisë, duhet të protestojnë botërisht, duke kërkuar ndihmë dhe mbështetje konkrete nga partnerët ndërkombëtarë (Amerika, BE-ja dhe NATO-ja), që ta disiplinojnë  Serbinë, duke e detyruar, që ta njohë Kosovën, si dhe të parandalohet  nga përzierja e saj në punë të brendshme të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Për fund, një pyetje  për diplomacinë e  brishtë dhe defaktorizuese të Ditmir Bushatit, çfarë do të kishte ndodhur me ambasadorin  aktual serb Mirolub Zariq, sikur ai të kishte pohuar në Tiranë, (në kohën e shtetit socialist të Enver Hoxhës), se “Kosova është Serbi”, ashtu si  deklaroi në Shkodër, me  8 janar 2018, me rastin e vizitës që u bëri serbëve për festën e kërshëndellave ortodokse? – Sigurisht se, urgjentisht, do të detyrhej, t’i mbledhte “plaçkat diplomatike” dhe, do të mësynte Beogradin, pa asnjë  lamtumirë.

Çfarë nonsensi politik dhe diplomatik, të vijë një ambasador serb nga Beogradi në Tiranë, e të deklarojë se “Kosova është  e Serbisë”, e askush nga presidenca ( të paktën këshillëtarja serbe e presidentit Ilir Meta, Dejana Kallugjeroviq), nga parlamenti, nga qeveria dhe nga ministria e jashtme të Shqipërisë, të  mos  të reagojë për këtë skandal diplomatik, që paralajmëron minimin e shtetit të pavarur të Kosovës, kjo është më shumë se mjerim dhe fatkeqësi sui generis edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën.

Çfarë është kjo diplomaci e ditëmirëve,  kur nuk është në gjendje  ta mbrojë interesin e përgjthshëm nacional në Ballkan?!

Ndërkaq, për bythëprapë e për turpin e gjithë botës po di ta ngrejë zërin në selinë e OKB-së në Nju-Jork (2015 dhe 2017), duke votuar kundër  interesave strategjike të Amerikës, duke mbështetur çështjen e Palestinës së bashku me Moskën, me Pekinin dhe me Beogradin?!

Sa më sipër,  Shqipëria ka ndërtesën e Ministrisë së Jashtme, ka ambasada, konusllata  dhe përfaqësi diplomatike jashtë (bile disa janë bashkëdyzuar edhe me ato të Kosovës), por nuk ka diplomatë  të formatit të ish-ambasadorit të ndjerë Sokrat Plaka dhe kryediplomat të kalibrit botëror Reis Malile. Ky është hendikepi kryeor  i politikës së jashtme dhe të diplomacisë së sotme të Shqipërisë, përfaqësuesit e  së cilës nuk  mund të  trembin “macen prej përsheshit”.

Të reagojë ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca

 

Duke qenë  se,  as presidentin aktual Ilir Meta, as  kryeministrin Edi Rama e as ministrat e tij të jashtëm ( dikur Bushati, sot Cakaj) nuk i pengojnë  gënjeshtrat dhe shpifjet propaganditsike antishqiptare të ambasadorit serb Mirolub Zariq, të deklaruar midis Tiranës (vendit ëmë të Kosovës), se “Kosova është  e Serbisë” (2018), atëherë, urgjentisht, duhet të hidhet në veprim ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca,  duke iu dejtuar Minisitrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipisë, duke kërkuar revokimin e menjëhershëm të ambasadorit të Serbisë, Mirolub  Zariq, duke qenë se ai  vite me radhë po përzihet në çështje të brendshme të Kosovës, posaçrisht duke nxitur elementin kishtar  serbo-malazez në Shkodër, që të rebelohet, duke kërkuar më shumë të drejta dhe liri, si dhe duke e detyruar që  ta mbështet politikën  propagandistike serbomadhe të  kryeliderëve të Beogradit (presidentit, Aleksandar Vuçiq, kryemiistres, Ana Bërnabiq,  ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin), si dhe të Kishës Ortodokse Serbe, mitropolitit, Irinej, të cilët  nuk e njohin Republikën e Kosovës, por njëzërit, institucionet dhe organet e saj shtetërore,  i quajnë të përkohshme, sepse sipas politikës dhe propagandës së tyre kolektive paranoide, “Kosovën  e quajnë Serbi”, edhe pse kjo qe 12 vjet ka fituar statusin e saj të pavarur dhe sovran, duke e njohur më shumë se 100 shtete të OKB-së.  

Prandaj, këtë lloj komunikimi kompremetues politiko-propagandistik dhe diplomatik deskonstruktiv serbomadh, që mohon pavarësinë e Kosovës, prerazi duhet hedhur poshtë si propaganda mediale, politika, ashtu edhe diplomacia e Republikës së Kosovës, dhe ajo e Shqipërisë,  duke mos pranuar kurrfarë kontakti as dialogimi  e as bashkëpunimi me përfaqësuesit shtetërorë të Serbisë derisa Beogradi zrytar të mos e njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat