Shansi i fundit i Angela Merkelit

Analiza

Shansi i fundit i Angela Merkelit

Nga: Jan-Werner Mueller Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:01
Angela Merkel

Takimi i kësaj jave i Këshillit Evropian, është quajtur me të drejtë “samiti i Ditës së Apokalipsit”. Ai është lënë në hije jo vetëm nga një valë e tmerrshme e infektimeve të reja me Covid-19 në fillim të këtij dimri, perspektiva e një Brexit kaotik dhe pa asnjë marrëveshje, por edhe nga një përballje me qeveritë e Hungarisë dhe Polonisë, të cilat kanë marrë peng qindra miliona njerëz, duke kërcënuar të vendosin veton kundër buxhetit të Bashkimit Evropian për vitet 2021-2027, si edhe për fondin e rimëkëmbjes nga pandemia.

Hungaria dhe Polonia, po tentojnë të bllokojnë miratimin e një mekanizmi të ri të “sundimit të ligjit”,që do të parandalonte marrjen e parave nga BE për synime korruptive.

Një praktikë kjo për të cilën është i njohur regjimi kleptokratik i kryeministrit hungarez Victor Orban. Si kryeministrja më jetëgjatë në gjirin e BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel ka ndërhyrë në përpjekje për t’i dhënë fund këtij ngërçi, duke u bërë thirrje “të gjitha palëve” që të përgatiten “për një lloj kompromisi”.

Por, pse BE duhet të bëjë kompromise mbi një vlerë të saj themelore siç është sundimi i ligjit (i parashikuar në Traktatin e Lisbonës), dhe pse taksapaguesit e BE-së duhet të bien dakord që eurot e tyre të fituara me vështirësi, të pasurojnë liderët autoritarët dhe miqtë e tyre?

Në vend që t’i besojnë Merkelit ndërmjetësimin e një marrëveshje, evropianët duhet t’i kujtojnë asaj se ky është shansi i saj i fundit,që kancelaria të dëshmojë se shqetësohet vërtet për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Mbi të gjitha, ishte Unioni Kristian Demokrat (CDU) i Merkelit dhe partia simotër bavareze, Unioni KristianSocial, ata që i dhanë mundësi Orban të krijonte autokracinë e tij.

Dhe është kandidatja e përzgjedhur prej saj për presidencën e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, ajo që nuk ka arritur t`a mbrojë pavarësinë e gjyqësorit polak nga qeveria e partisë shoviniste, populiste dhe gjithnjë e më sfiduese Ligji dhe Drejtësi në Poloni (PiS).“Kriza e sundimit të ligjit”në Evropës, është dukur gjithnjë më abstrakte dhe më pak urgjente sesa sfidat e tjera gjatë mbretërimit të gjatë të Merkel, e cila është marrë memenaxhimin e krizës së euros, krizës së refugjatëve në vitin 2015 dhe tani të pandemisë së Covid-19.

Megjithatë, sot është pikërisht ajo që e kërcënon më shumë bërthamën morale të BE, dhe veprimet e saj të përditshme. Ndërsa BE është cilësuar shpesh si një super-shtet që qëndron larg problemeve të përditshme të qytetarëve, ajo punon ngushtësisht me vendet anëtare për të zbatuar politikën e unioni.

Për më tepër, BE funksionon kryesisht si një komunitet ligjor, në të cilin gjykatat kombëtare dublohen nga gjykatat evropiane. Dhe kjo skemë nuk mund të funksionojë pa besimin e ndërsjellë, pasi varet nga gjykatat kombëtare njohja e vendimeve të gjykatave të shteteve të tjera anëtare.

Nëse një gjyqësor është kapur nga një qeveri autoritare, që i godet gjyqtarë si jo të besueshëm (si në Poloni), nuk mund të pritet që gjykatat e tjera të njohin vendimet e tij arbitrare. Komisioni Evropian supozohet të jetë “rojtari i traktateve”, që mishërojnë vlerat themelore Evropiane.

Por ruajtja e tyre përballë shkeljeve të vendeve anëtare, ka ndodhur në një mënyrë të zbehtë dhe të vonuar. Edhe pas viteve të tëra të një sjellje negative nga Polonia dhe Hungaria, KE bën ende me naivitet apel për më shumë “dialog”, qasje që vetëm sa i lejon autokratët ta konsolidojnë pushtetin e tyre duke bashkëpunuar me gjyqësorin, dhe duke krijuar fakte të tjera në terren.

Duke pasur parasysh dështimin e Komisionit për të vepruar, shtetet anëtare e kanë marrë situatën në duart e tyre. Për shembull, Urdhri Evropian i Arrestimit po bëhet një ligj i vdekur, pasi vendet kanë filluar të refuzojnë ekstradimin e askujt në Poloni, ku nuk mund të garantohen më procese gjyqësore të drejta.

Këtë muaj, parlamenti i Holandës i bëri thirrje qeverisë holandeze t`a çojë Poloninë në gjyq për shkeljet e saj të rendit të ligjit, duke nxitur një përplasje dypalëshe, që nuk do të kishte ndodhur ndonjëherë në rast se Komisioni do të bënte punën e tij.

Ndërkohë në intervistën e e tij të fundit, Orban e akuzoi Gjermaninë për “indiferencë intelektuale”, me të cilën ai me sa duket nënkupton paaftësinë për të parë tablonë më të madhe historike dhe pandjeshmërinë ndaj përvojave të vendeve më të vogla anëtare. Neglizhenca e Gjermanisë ndaj vlerave thelbësore evropiane, shpjegohet më së miri nga shërbimi besnik që Orban i bën industrisë gjermane të makinave, duke krijuar atë që kritikët e kanë quajtur “Audi-ocracy”. Sigurisht, disa anëtarë të CDU-së së Merkel kanë ngritur prej kohësh zërin rreth “vijave të kuqe” që Orban nuk duhet t’i kalojë.

Madje herë pas here kanë bërë thirrje që partia e tij, Fidesz, të dëbohet nga Partia Popullore Evropiane, grupi ombrellë i partive konservatore në Parlamenti Evropian. E megjithatë, Orban nuk ka paguar asnjë kosto politike apo financiare domethënës për sjelljen e tij. Rezultati i kësaj sjellje të butë ndaj tij, siç kanë theksuar vëzhguesit e hollë, është se ai i trajton tani “partnerët” e tij evropianë me të njëjtin brutalitet si vendin e tij, duke i akuzuar ata se e kanë shndërruan BE-në në diçka të ngjashme me Bashkimin Sovjetik.

Merkel i ka merituar vlerësimet për kundërshtimin që i ka bërë sulmeve të presidentit amerikan në largim Donald Trump, ndaj vlerave të përbashkëta liberale-demokratike dhe institucioneve ndërkombëtare, si dhe për vendosmërinë e saj në menxhimin e pandemisë.

Ajo ka vepruar gjithashtu me guxim, duke rënë dakord për një formë të bashkimit të borxhit nën fondin e ri të rimëkëmbjes, që po e vendos BE-në në një bazë më të fuqishme financiare.

Por kur ajo të lërë postin që mban vitin e ardhshëm, nuk do të ketë lënë pas asnjë kornizë koherente për të mbështetur as zonën e euros, dhe as aspiratat e Evropës për t’u bërë një “fuqi normative” globale, e aftë për të promovuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Mbrojtja e vlerave të tilla do të jetë e zbehtë,për sa kohë që ajo toleron vendet anëtare që nuk plotësojnë më kriteret demokratike. Trashëgimia e Merkel do të ishte ndryshe nëse ajo do të përballet me jo-liberalët e vetëshpallur të Evropës. Nëse nuk e bën këtë, ajo do të dëshmojë se vlerat janë të negociueshme, dhe se BE-ja mund të shantazhohet shumë lehtë. Një votë e iniciuar nga Gjermania mbi Mekanizmin e Sundimit të ligjit në Këshillin e BE, ka të ngjarë të çojë në miratimin e tij, pasi Hungaria dhe Polonia nuk mund të bllokojnë një vendim që kërkon vetëm një shumicë të thjeshtë.

Pas atij veprimi, nuk ka gjasa që Orban dhe qeveria polake të vazhdojnë të mbajnë peng 1.8 trilionë euro fonde shumë të domosdoshme. Çfarëdo që të ndodhë, tatimpaguesit evropianë do të mbajnë mend shumë mirë se këto qeveri preferojnë t’u shkaktojnë dhimbje të gjithëve, sesa të marrin fondet sipas meritës. Orban thotë se pranimi i Mekanizmit të Sundimit të Ligjit do të ishte për të një “vetëvrasje”. Ndoshta, por ky sigurisht që nuk është problemi i Evropës. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat