Të paguhesh për të dhënat personale në internet! - Bota Sot
Të paguhesh për të dhënat personale në internet!

Analiza

E enjte, 15 nëntor 2018

Të paguhesh për të dhënat personale në internet!

Më: 28 janar 2018 Në ora: 18:56
Ilustrim

Mes përdoruesve të internetit dhe shërbimeve të propozuara nga gjigantët e “web”-it mërrëdhënia është shumë largë të qenurit në situatën dhënës-dhënës, sipas një raporti të “think-tank”-ut “GenerationLibre” për të përditshmen franceze “Le Figaro”.

Një burim financiar i konsiderueshëm për aktorë si “Google”, “Apple”, “Facebook” apo “Amazon”, të dhënat personale, shpesh herë intime, të shpërndara në rrjet nuk i sjellin ndonjë përfitim vetë furnitorëve, përveç se mundësisë për të përdorur falas një shërbim.

Duke u nisur nga ky konstatim, “think-tank”-ut “GenerationLibre”, i drejtuar nga shkrimtar Gaspard Koenig, publikoi më 25 janar një raport me shumë propozime për të riekuilibruar balancën.

Parimi është që t’i jepet qytetarëve kontrolli mbi të dhënat e tyre personale duke u mundësuar që t’i shesin në internet dhe të zgjedhin ato që ata duan të ruajnë, por, nga ana tjetër do të paguajnë shërbime që deri tani janë falas.

Kjo ide, e mbështetur nga shkencëtari dhe eseisti amerikan, Jaron Lanier që prej vitit 2012, po gjen një rikthim në identitet në një çast që veprime rezistence përballë aktorëve të mëdhenj të internetit janë duke u rritur.

Madje edhe vetë SHBA-ja ka filluar të shqetësohet për shmangiet që bën GAFA (Google, Apple, Facebook, Apple) në çështjet e përdorimit të të dhënave personale të qytetarëve të saj.

Ndërsa Gjermania është duke reflektuar aktualisht që të limitojë të dhënat që përdoren nga “Facebook”, raportoi më 25 janar “Financial Times”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test