Gjermania akoma e paraqet veten të vogël, tashmë kjo duhet të ndryshojë! - Bota Sot
Gjermania akoma e paraqet veten të vogël, tashmë kjo duhet të ndryshojë!

Analiza

Gjermania akoma e paraqet veten të vogël, tashmë kjo duhet të ndryshojë!

Nga: Steven Sokol Më: 7 gusht 2018 Në ora: 16:36
Berlin

E kaluara historike mund të jetë një arsye e rëndësishme për ngurrimin e vazhdueshëm të Berlinit në skenën ndërkombëtare. Por tash është koha që të jemi më të sigurt, thot kreu i Këshillit Amerikan në Gjermani. Kjo do të thotë se marëdhënjet gjermano - amerikane po ndryshojnë me shpejtësi të paparë. Kjo brengos fuqishëm. Por ky trazim ofron mundësi për riorganizim dhe mund t`i avancoi marrëdhëniet transatlantike në një nivel të ri. Sidomos sot, kur duket e pasigurt se çfar drejtimi do të marrin SHBA-të, në këtë kontekst Gjermania është veçanërisht e mirëpritur.

 Kjo dëshirë është një temë e përsëritur në Konferencën e 40 të Liderëve të Rinj të Këshillit Amerikan mbi Gjermaninë. Për disa ditë të rinjtë amerikanë dhe gjermanë diskutuan marrëdhënjet transatlantike në Berlin.

Në fund një gjë dukej e sigurt : gjërat nuk do të vazhdojnë siç kanë qenë deri më tani. Një sondazh midis pjesëmarrësve vuri në dukje një pikë të ngulitur në marrëdhënjet e dyanëshme : 60 për qind e amerikanëve dhe 68 për qind e gjermanëve theksojnë se vlerat e përbashkëta si demokracia, sundimi i ligjit dhe liria e shprehjes ende lidhin të dyja palët. Në të njejtën kohë, megjithatë, ata kuptuan se fundamenti i marrëdhënieve po plasaritet.

 Pse Berlini ngurron ta marr rolin prijës?

 Përgjigja në zhvillimet e tilla, nuk do të duhej të ishte, ngritja e supeve thanë pjesëmarrësit. Nga ana tjetër, në bazë të sfidave globale, është e rëndësishme të krijohet një partneritet i ri dhe i fuqishëm i interesave të përbashkëta : SHBA nga njëra anë, një Gjermani më të guximshme në një BE të fuqishme nga ana tjetër. Së bashku të kërkojnë zgjidhje për sfidat në vazhdim. Por shumica e pjesëmarrësve nga të dyja anët e Atlantikut shtruan pyetjen :

Pse Gjermania nuk e merr rolin udhëheqës të cilin i takon në këto kohë të trazuara. Sidomos sot, kur qeveria e presidentitTrump shumëçka vë në pikëpyetje, Rusia e pushtoi Krimenë dhe në lindje Kina gjigante është zgjuar. Qeveria Federale në vend që t`i ngritë shpenzimet për mbrojtje për t`i nxitur investimet për focat e armatosura, ka parapëlqyer diskutimet se sa në realitet të veproi. Në fakt vetëm është diskutuar që të bëhet një rritje e dy përqindshit e brutoprodhimit për forcat e armatosura, që në mënyrë përmbajtësore është korrekte. Në realitet kështu si po vepren Gjermania, po e largon vetëvetën për ta ndihmuar aleancën e përbashkët NATO.

 Kjo ishte një temë që iritonte shumë liderët e rinj : Berlini mban në duart e veta shumë çështje të politikës së BE-së. Njëra nga këto është mjaft e rëndësishme, dialogu me Rusinë. Gjermania si fuqi ekonomike, që ka prej kohësh ndikim në politikën botërore, po megjithatë qeveria është në mëdyshje për pretendimin e saj udhëheqës. E kaluara historike mund të jetë një arsye e rëndësishme për këtë kufizim. Gjermani ka sjellur shumë fatkeqësi dhe vdekje të njerëzve në një kohë të caktuar, po tani është shembull i një demokracie shembullore, vunë në pah pjesëmarrësit. Gjermanët tashmë njihen si mjeshtër të vetëkritikës. Tani ata mund të kombinojnë këtë qëndrim me një kërkesë të re të lidershipit. Kjo do të ishte e mirë për Evropën dhe për të ardhmen e parneritetit transatlantik.

Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test